- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 3639PETICION i sponsorizuar nga Lek Mirakaj, VATRA, FEDERATA PANSHQIPTARE në SHBA rreth kritikës të Ambasadorit Withers për votimin e Parlamentit kundër kandidaturës të Vangjel Kostës për Gjykatën Kushtetuese
PETICIONI
Drejtuar:
Barack Obama
President i SHBA
The White House
1600 Pennsylvania Avenue NW
Washington, DC 20500
Joseph Biden
Nën Presidenti i SHBA
The White House
1600 Pennsylvania Avenue NW
Washington, DC 20500
Hillary R. Clinton
Sekretarja e Shtetit
U.S. Department of State
Washington, DC 20520
Ne të nënshkruarit e Peticionit drejtuar Presidentit të SHBA Barack Obama , Nën Presidentit të SHBA Joseph Biden, dhe Sekretares së Shtetit të SHBA Hillary R. Clinton, për të tërhequr vemendjen, rreth qendrimit të Ambasadorit Withers përsa i takon çështjes që paraqesim më poshtë.
Si shtetas Amerikanë me prejardhje Shqiptare, jemi shumë të shqetësuar lidhur me deklaratat e fundit të bëra nga ambasadori Withers në Shqipëri sa i përket votimit të Kuvendit të Shqipërisë për të hedhur poshtë emërimin e Vangjel Kostës si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.
Ambasadori Withers e quajti vendimin e Kuvendit të Shqipërisë “të çuditshëm, nëse jo të pakuptimtë”, dhe nxiti median për ta luftuar vendimin në njëkohë kur bota është përsëri e shqetësuar për stabilitetin politik në Shqipëri.
Në një sulm të mëtejshëm për votimin e bërë nga Kuvendi i Shqipërisë, ambasadori Withers gjithashtu deklaroi se “arsyet e dhëna për këtë mospranim çuditërisht i ngjasojnë kriterit të projektligjit të lustracionit të vitit të kaluar, i cili qe deklaruar jokushtetues nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe nga Komisioni i Venecias”.
Jam i detyruar të vë në dukje natyrën mashtruese të kësaj deklarate. Projektligji i lustracionit për të cilin e ka fjalën ambasadori Withers, kërkoi një rishikim të së kaluarës së zyrtarëve. Ligji nuk u miratua, bazuar në mundësinë e shtrëngimit dhe të manipulimit të zyrtarëve ekzistues të zgjedhur, që ai ligj mund ta shkaktonte.
Kuvendi i Shqipërisë, megjithatë, nuk veproi fare në pajtim me parimet e projektligjit të lustracionit në këtë rast. Vangjel Kosta nuk ishte dhe nuk është një zyrtar i zgjedhur.
One Response to Rreth kritikës të Ambasadorit Withers për votimin e Parlamentit kundër kandidaturës të Vangjel Kostës për Gjykatën Kushtetuese