- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 3128TIRANE- Peticioni kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike e fetare ka mbërritur sot në Tiranë. Aleanca “Kuq e Zi” është ndalur në kryeqytet për mbledhjen e firmave kundër regjistrimit, që sipas saj shkel kushtetuten e vendit dhe rriskon asgjesimin e kombit.
Firmosja e peticionit nisi ne Vlore, pak dite me pare, pikerisht ne Sheshin e Flamurit dhe i pari qe firmosi ishte numri dy i KLD-se, Kreshnik Spahiu, nje nga nismetaret kunder regjistrimit etnik e fetar dhe kunder ndryshimit te kombesise neper gjykatat shqiptare.
Synimi i peticionit eshte mbledhja e 20 mije firmave, e per kete do te ‘shetise’ ne gjithe vendit, ku duket se ka perkrahje te konsiderueshme. Nëpërmjet peticionit kërkohet anulimi i ligjit të gjendjes civile, nje pike e te cilit favorizon ndërrimin e kombësisë dhe shpallja e paligjshme e formularit të regjistrimit me vetedeklarim etnie dhe feje.
Pas kësaj, peticioni do t’i dërgohet Parlamentit të Shqipërisë, Presidentit, Kryeministrit, Kryetares së Kuvendit, Gjykatës Kushtetuese, Bashkimit Europian dhe për dijeni trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.
Panorama