- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 4857Rifreskim lajmi 21:24:15 – 12/03/2011.
TOKIO – Alarmi nuklear tashmë është eminentë(i vazhdueshëm). Qeveria japoneze i bën thirrje banorëve që ndodhen në afërsi të këtyre uzinave bërthamore të shpërngulen menjëher.
Rritet numri i të vdekurve në 1.600 dhe mijra të tjerë akoma të pagjetur. Por policia japoneze njofton për një qytezë prej 10 mijë banorësh që është zhdukur komplet nga Tsunami që fundosi në pak minuta qytezën bregdetare.
Dëmet materiale kalojnë shifrën e 30 miliard dollarëve.
SHBA dhe Europa kanë filluar tashmë të nisin grupe shpëtimi, ilaçe dhe mjete të tjera në Japoni për ti bërë ballë tragjedisë natyrore që u shndërrua në dramë njerëzore për Japoninë e cila vazhdon të përballojë me heroizëm kalamitetet natyrore të madhësive apokalipse(fundit të botës).
Ndërkohë që tsunami(cunami) vazhdon si përbindësh i plagosur të sillet nëpër Oqeanin Paqësor duke vënë në alarm brigjet që lagin shtete të ndryshme. Sipas ekspertëve të fenomenit Tsunam(nga japonishtja – dallgë uji) do shikohet vetëm pas 1 muaji se a do ketë rrezikë shtrirje të mëtejshme të Tsunamit.
Kjo tragjedi natyrore solli dhe uljen e menjëhershme të çmimit të tkarburantit që ishte 150$ për barile zbriti në 100$ për barile.
***
Tërmet 8.9 ballësh dhe Tsunami me 10 m dallgë në Japoni
Rifreskim lajmi ora 17:28:18 – Panikë dhe frikë në të gjitha brigjet që lagen nga Oqeani Paqësor. Sipas bilancit më të fundit nga mediat japoneze numri i të vdekurve shkon në 300 të vdekur dhe mijëra të tjerë të humbur. Zhduket një tren me udhëtarë. Toka spostohet në akset e saj me 10 cm sipas gjeologëve të ING.
Alarm nuklear.
Qeveria japoneze shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas shpërthimit të një struture që përmbante një nga turbinat e centralit atomikë të Onagawa të prefekturës së Miaygi, pasi procesi i ftohjes nuk po punon rregullisht.
Ambasada italiane në Japoni lajmëron që mungojnë në apel 28 italianë.
Dallgë 10 metërshe kanë arritë në qytetin Sendai ku uji ka depërtuar 5 km në ishullin Honshu në veri perëndim të Japonisë.
Shpejtësia e tsunamit në oqean mund të kapë 700 km në orë. Tërmeti i sotëm shënohet si një nga 7 tërmetet më të fuqishme në historinë e njeriut.
Rikujtojmë tsunamin e Indonezisë që në 2004-trën provokojë vdekjen e 130 mijë njerëzve.
TOKIO – Në Japoni ndalet jeta nga një tërmet i shkallës 8.9 ballësh të shkallës rikter, tërmeti më i fuqishëm i shënuar në 150 vitet e fundit si dhe një Tsunami me dallgë të larta 10 metërshe. Sipas mediave japoneze për momentin flitet për 26 të vdekur dhe qindra të tjerë të humbur, por numri pritet të rritet. Viktimat janë kryesisht në pjesën veriore të Tokios, Fukushima.
Tërmeti: Lëkundjet e para filluan në orën 06:46 me orën e Shqipërisë dhe 14:46 me orën lokale dhe zgjatën 19 minuta dhe me një intestitet agresiv duke arritur në 8.9 ballësh(magnitude) të shkallës rikter.
Tsunami: Dallgë me lartësi më të lartë se 10 metër kanë goditur me vrull ishullin japonez Honshu dhe të tjera me lartësi 7 metër prefekturen e Fukushimës e arqipelagut japonez.
Evakuime të menjëhershme nga zonat përreth oqeanit Paqësor janë urdhëruar në ishujt Havai(Hawaii), në veri të Filipineve dhe në ishujt rusë të Kurilit(Curili).
Alarm tsunami në gjithë oqeanin Paqësorë përveç SHBA-së dhe Kanadasë orientale të gjithë shtetet përreth oqeanit janë në rrezik tsunami.
Vendet që janë në rrezik tsunami:
Rusia
Taivan
Filipine
Indonezia
Papua Guinea e Re
Australia
Zelanda e Re
Figi
Meksika
Guatemala
El Salvador
Kosta Rika
Nikaragua
Panama
Honduras
Çile
Ekuador
Kolumbia
Perù.
Për momentin nuk shënohen lëvizje të tsunamit jashtë brigjeve japoneze.
Copyright Proletari.Com
2 Responses to Japonia kërkon ndihmë, Tsunami dhe dridhjet e tokës vazhdojnë