Shtatzënë për 60 vjet!

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3343
Kinë-Mjekët e tronditur zbuluan se gruaja që ankohej për dhimbje në stomak, ishte duke e bartur në trupin e saj për 60 vjet fëmijën e palindur.
Huang Yijun, 92 vjeçare nga Huangjiaotan, Kina lindore, shumë vjet më parë kishte mbetur shtatzënë, por fëmija kishte vdekur pa lindur ende.

Mjekët i kërkuan në atë kohë një shifër prej 100 paundësh për ta hequr atë, por gruaja u largua pa iu nënshtruar ndërhyrjes.
“Ishte një shumë e madhe për mua në atë kohë. Shifra ishte stratosferike për familjen time, ndaj thjesht u largova dhe e injorova ‘problemin'”, u shpreh 92-vjeçarja.
Sekreti “doli sheshit”, kur e moshuara e kishte lënduar stomakun dhe u shtrua në spital për të bërë një skaner.
“Nuk arrija t’u besoja syve. Gruaja 92-vjeçare kishte një fëmijë në barkun e saj”, tha doktori që vizitoi pacienten.
Ai shtoi se ka më shumë se 40 vjet që punon në këtë profesion, por ky ishte rasti i parë i këtij lloji që kishte hasur ndonjëherë.

Tani mjekët, me anë të testeve, po shohin nëse Huang ka nevojë për një operacion për të hequr fëmijën e saj nga barku.
Por mjekët janë të çuditur me faktin se si një krijesë e vdekur ka qëndruar kaq gjatë në trupin e një gruaje, pa shkaktuar asnjë problem tek ajo.
Konsulenti, Xu Xianming, drejtor i departamentit të Obstetrisë dhe Gjinekologjisë në spitalin e Huangjiaotanit, tha: “Në suazat normale, një fetus i vdekur do të kalbej. Është diçka e mrekullueshme që Huang mund të jetë kaq e shëndetshme.”
The Sun
Përgatiti: Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 11/03/2011. Filed under Shke-Tek. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Shtatzënë për 60 vjet!

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.