Zbulohet punishtja e armëve në Shkodër. Barut e makineri për mbushjen e fishekëve

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 6711
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka bllokuar sot një ‘punishte’ armatimi, duke sekuestruar një arsenal baruti, e municionesh. Sipas të dhënave paraprake nga policia lokale bëhet me dije se aksioni është zhvilluar në lagjen “Ahmet Haxhia” të qytetit verior. Policia ra në gjurmë të saj pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas hetimesh ndërmori kontrollin.

Gjatë kontrollit në banesën e 60-vjeçarit Avni Kullolli u gjetën 2 fuçi të mbushura me barut me nga 20 kilogramë secila. Policia gjithashtu gjeti e sekuestroi 31500 kapsolla dhe një sasi prej 15250 fishekësh. Në vend u gjetën dhe tre makineri që shërbenin për mbushjen e fishekëve. Policia sqaron se është duke hetuar për veprimtarinë e tij dhe gjetjen e bashkëpunëtorëve për të kuptuar destinacionin e gjithë armatimit.
Panorama

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 05/03/2011. Filed under Mafia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Zbulohet punishtja e armëve në Shkodër. Barut e makineri për mbushjen e fishekëve

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.