- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 2977USA, Detroit – Drejtoria Arsimore përgjysmon shkollat publike nga 142 aktuale në 72 shkolla, për shkakë të 327 milionë dollarë defiçit. Numri i nxënësve që ishte 30 për një klasë, dyfishohet në 60 nxënës për çdo klasë.
Detroiti me afro 1 milion banorë do të mbylli gjysmën e shkollave
– Bordi i Arsimit të Detroit(afër 1 milion banorë – në 1960 ishin 2 milion banorë, por prej varfërisë u përgjysmua numri i banorve në 30 vjetët e fundit) dhe i Unionit të Mësuesve është përballë taksave më të larta dhe viti shkollor do të ketë një plan drastike të shtetit për të eliminuar 327 milion dollarë defiçit të qarkut Detroit.
Të hënën, Detroit New njoftoi në lajme se funksionarët e lartë të arsimit të shtetit do të kenë një urdhër z.Robert Bobb,Manaxheri i Financës të DPSH për ta zbatuar urgjentishtë një plan në mbylljen e gjysmë të shkollave të qarkut të Detroitit prej afro 1 milion banorë duke rritur numrin e nxënësve të klasave në shkolla në dyfishim deri në 60 studentëtpër klasë, me qëllim që të eleminohet deficitit i trashëguar dhe Bilanci i buxhetit për vitin 2014 të jetë i likujduar .
Presidenti Anthony Adams i bordit të shkollës tha të martën se masat e tilla drakoniane do të dëmtojë arsimimin efëmijëve.
Kryetari Johnson Keith i Federatës të Mësuesve të Detroitit në përpjekje për të zbutë dëmin.
“Unë nuk mendoj se ky plan do të jetë plani përfundimtar,” tha Adams, duke shtuar se ai dhe kryetari Johnson Keith iFederatës të Mësuesve të Detroitit “janë duke punuar për të gjetur mënyra alternative që kanë të bëjnë me defiçitin.”
Disa opsione janë duke u hulumtuar këtë javë, tha Adams, duke përfshirë një mospranim nga zgjedhësit e Detroitit. Taksa shtesë është vendosë për të paguar defiçitin, i cili është rritur me 100 milionë dollarë në vitin e kaluar për shkaktë humbjeve të regjistrimit masive të 8.000 studentë mesatarisht në vit.
Adams tha se zyrtarët e arsimit janë duke kontaktuar me funksionarët e arsimit të organeve qendrore të shtetit për të përfituar një interpretim më të mirë se si të shpenzojnë paratë federale, të cilat mund të mos paguen shtesa përbuxhetin e fondit të përgjithshëm për të mos paguar defiçitin. Një alternativë e mundëshme do të ishte zgjatja e vititshkollor për të fituar fonde shtesë federale.
Bisedimet janë në proçes me fondacione për të kërkuar ndihmë në art dhe muzikë, siç janë diskutimet për disa ngashkollat të cilat mund të jenë të mbyllura, e cila do të lejojë DPSH për të mbajtur një prani në lagjet më problematike,tha Adams.
” Trashëgimia e një defiçiti e ndëshkon komunitetin e Detroitit, por ne nuk do të lejojmë të përkeqësohej gjendja fatale asgjësuese. Ne duam të vëmë përpara planin tonë,” tha Adams. “Nuk ka asnjë arsye që ne të lejojmë përgjysmimin e numrit të shkollave në qytetin e Detroit dhe të presim për të shikuar pasojat e saj.”
Adams tha se ishte i befasuar nga lajmi i të hënës që kishe lexuar se Bobb kishte avancuar me planin e eliminimit tëdefiçitit pas miratimit atë më 8 shkurt të 2009 prej Departamentit të Arsimit të Miçiganit. Adams tha se në diskutimet emëparshme, Bobb u zotua të japë dorëheqjen nëse e detyrojnë për të zbatuar planin fatal –dramatik të përgjysmimit të shkollave të një popullsie prej afro 1 milion banorë. Steve Wasko, zëdhënës i qarkut, mohoi se Bobb ka deklaruar të japë dorëheqjen rreth planit të zi të shtetit të Miçiganit.
“z. Bobb është e angazhuar plotësisht në DEP (eliminimin e defiçitit të planit),” tha Wasko, duke shtuar se është duke shqyrtuar opsionet e Bobb për raundin e fundit të mbylljeve të vitit shkollor, të cilat janë planifikuar se do të shpallet në javën e parë të marsit 2009.
Puna ka filluar edhe në proçesin e zhvillimit të buxhetit për vitin e ardhshëm fiskal, vitin e parë në të cilin mundësoneliminimin e defiçitit në plan do të zbatohet, tha Wasko.
Bobb u takua me Drejtorinë Arsimore të qytetit të Detroit të hënën për të diskutuar për konsolidimin e shërbimeve sociale ndaj popullit. Plani Bobb bën thirrje për konsolidimin në financa, sigurinë publike, transportin dhe fusha të tjera.Ai gjithashtu po takohet me funksionarin e lartë Wayne County të Agjensisë Rajonale e Shërbimit Arsimore.
Prej vitit 2009 deri në vitin 2014 do vazhdoji kjo gjendje nëse tejkalohet situata.
Bobb, si menaxheri financiar i emëruari i jashtëzakonshëm në mars të 2009, paraqiti planin e eliminimit të defiçitit me shtetin në janar të 2009. Më 9 shkurt, ai u tha ligjvënësve të shtetit se plani i DPSH është e vetmja mënyrë “që mund t’i presë rrugën e saj nga” defiçiti trashëgues.
Në të njëjtën kohë, Bobb tha se nuk beson se propozimi i përgjysmimit të shkollave është e mundshme në realizimin e saj sepse ajo do të nxiste largimin e nxënësve nga shkollat. Plani i Bobb do të përgjysmojë nga 142 shkolla që ka distrikti(rrethi) i Detroitit në 72 shkolla të parashikuar për 58.570 studentë në vitin 2014.
Dita e fundit të menaxhimit të Bobb me DPSH është 30 qershor. Pas kësaj, në qoftë se shteti ka në plan të emroji ë një tjetër menaxher financiar, ai ose ajo duhet të vazhdojë të zbatojë planin, sipas një letre të 8 shkurtit nga Mike Flanagan,inspektor shtetëror i mësimit publik.
Si kusht për miratimin e planit të Bobb-it, tha Flanagan Bobb nuk mund të deklarojë qarkut në falimentim për pjesën e mbetur të kontratës së tij.
Jennifer Chambers/The Detroit News
Proletari ju kujton propozimet e shumta që Z. Obama bëri në fushatën e tij elektorale me shumë pompozitet ai
premtoj reforma ne fushën sociale dhe garantim të të drejtave fondamentale të njeriut siç janë e drejta e shkollimit dhe ajo e kurimit pra e shërbimit shëndetsor. Sipas kësaj reformë kemi shkurtim të 50% të shkolla në Detorit dhe kur pritet të arrijë numri i nxënësve nga 30(që është shumë i lartë, pasi 20 është norma) të dyfishohet në 60 nxënës në klasë?! As në Afrikë nuk ndodhë që një klasë të përbëhet nga 60 nxënës.
I kujtojmë administratës demokratike amerikane dhe direktë presdientit Barak Obama, që të mos merret vetëm me ‘’demokracinë’’ e vendeve afrikane veriore që arritën bumin e investimeve zhvilluese të tyre, në një kohë që administrata amerikane nga keqadministrimi me anë të korrupsionit të administratës amerikane si lokale dhe ajo qendrore e rrënoi ekonominë e popullit si dhe ka cënuar dramatikishtë demokracinë e brezit të ri në Amerikë. A thua do të përmirësohet në vitin 2014 gjendja e arsmimit të 142 shkollave të distriktit të Detroitit.
Barak Obama, merru me demokracinë e arsimimit të brezit të ri amerikan! Mjaftë me ndërhyrjet në emër të ‘’demokracisë’’ në vendet arabe! Apo shëndeti i shoqërisë ëhtë lufta sipas asaj që deklaroj presidenti Obama kur mori çmimin nobël.
Përgatiti: Proletari.Com
One Response to Detroit: Mbyllen 70 shkolla publike për mungesë fondesh