Frankfurt: Arid Uka hap zjarr mbi autobuzin me ushtarë amerikanë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5087
Rifreskim lajmi 02:33:42 – 05/03/2011 : : Sipas hetimeve të fundit dhe marrjes në pyetje nga organet hetimore gjermane Arid Uka ka rrëfyer motivin që e shtyu të kryente këtë masakër. Sipas Aridit, ai veproj i vetëm dhe në momente gjaknxehtësie kur shikoj një video në Youtube mbi përdhunimin e grave muslimane nga ushtarët amerikanë që operojnë në Afganistan. Sipas tij, nuk ka asnjë lidhje me asnjë grup islamik apo terrorista të tjerë fondamentalist.

Mirëpo sipas hetimeve paraprake të prokurorisë gjermane të Karlslruhes rezulton se Arid Uka ka jetuar në një apartament me të dyshuarin për terrorizëm islamik Rami M. i cili dyshohet se ka lidhje me lëvizjen islamike të Uzbekistanit.

Përsa i përket ngjarjes Arid Uka kishte si qëllim të vriste 9 ushtarë amerikanë por pistoleta e tij u bllokua mbasi qëlloi 4 plumba.


Arid Uka, 21 vjeçari nga Kosova në aeroportin e Frankfurtit vrau dy amerikanë.

Dy shtetas të SHBA-së u vranë sot mbasdite të mërkurën në orën 15:20, të datës 2 mars 2011 nga të shtënat në aeroportin e Frankfurtit lajmëron agjensia gjermane të lajmeve dpa. Policia ka arrestuar një djalë 21-vjeçar nga Kosova.

Të shtënat ndodhën të mërkurën pasdite në pjesën e Terminalit 2 në aeroport, e cila është më e madhe dhe e dyta në kontinentin europian.
Episodi ende është i paqartë në kohën e pas sulmit.

Drama ndodhi brenda në autobus, tha zëdhënësi i policisë Jürgen Linker për agjencinë e lajmeve dpa.
Policia tha se kishin arrestuar një djale 21-vjeçar nga Kosova, që besohet të jetë autori i të shtënave mbi dy ushtaraket amerikanë. Është e paqartë motivi i sulmit.

Shoferi i autobuzit ushtari Zachary Cuddeback 2i vjeç nga Virginia(USA) dhe ushtari Nickolas Alden 25 vjò nga Karolina e Jugut(USA)  u vranë me armë zjarri tip pistoletë.

I dyshuari gjithashtu kishte një thikë në momentin e arrestimit. Dyshohet se është provokuar nga ushtarët amerikanët shqiptari nga Kosova Arid Uka, por gjithësesi nuk është e justifikueshëm akti kriminal me këto përmasa fatale ku humben jetën dy persona dhe mbeten të plagosur rëndë dy ushtarakë të tjerë.

Sipas policië nuk përjashtohet mundësia e një aksioni politik ose fetarë të islamikut shqiptar i Kosovës Arid Uka.
Agjensia e lajmeve gjermane Dpa

Sipas burimeve jo zyrtare thuhet se i riu Uka përpara se të qëllonte mbi ushtarët amerikanë ka thirrur me zë të lartë “Allahu Ekber”. Po ashtu gjithmonë sipas burimeve anonime: Arid Uka nga Mitrovica dhe me banim në Frankfurt ndërroj profilin e tij në facebook me pseodonimin Abu Reyyan
Përgatiti: Proletari.Com





Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 03/03/2011. Filed under Terrorizmi Shqiptar. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

4 Responses to Frankfurt: Arid Uka hap zjarr mbi autobuzin me ushtarë amerikanë

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.