- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 2971Youtube – Noy Alooshe një djalosh i apasionuar pas muzikës arriti të sigurojë më shumë se 3 milion vizitorë me suksesin e tij tashmë me famë botërore të “kënduar” nga vetë Moammar Gadafi – Zenga Zenga Song – Noy Alooshe Remix.
Talenti i këtij djaloshi gjindet pikërisht në çdramatizimin e fjalimit kërcënues që dha për shtyp koloneli i Libisë Mohammar Gadafi.
Noy Alooshes i lindi ideja të miksonte fjalimin me tone të ashpra kërcënuese te Gadafit dhe ta kthejë atë në protagonist qesharak të një këngëje të llojit tekno-house pra muzikë aparaturash. Kjo ngjalli jo vetëm kuriozitet por mori shumë falenderime nga bota arabe dhe ajo perëndimore e cila mbeti e mahnitur nga kjo ide origjinale e paparë ndonjëherë në botë.
Si lindi ideja?
Ideja ishte shumë spontane pergjigjet Noy, pasi pashë disa herë fjalimin e Gadafit me veshjen e tij uniforme dhe që përsëriste shpesh fjalët Zenga Zenga e shoqëruar me ngritjen e krahëve lart sikur të ishte ne festë atëherë thashë me vehte pse mos të qeshim pak me të.
Mirëpo loja e djaloshit mori kaq fame saqë në 1 javë u bë videoja me e shikuar ne youtube dhe me e përfolura në botën e informacionit. Po ju lëmë të shijoni videon./Proletari.Com
Muammar Gaddafi – “Zenga Zenga Song” (Noy Alooshe Remix)
Muammar Gaddafi – “Zenga Zenga People” (Noy Alooshe Remix)