Jakup Krasniqi: Presidenti është zgjedhur me 54 vota

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2446
Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe sekretari i përgjithshëm I PDK-së, Jakup Krasniqi, i cili pas Fatmir Limajt është personi i dytë që ka deklaruar publikisht se ka votuar kundër Behgjet Pacollit për president të Kosovës, ka thënë se presidenti është zgjedhur me 54 vota, pasi votat që janë dhënë pastaj, janë vota të presionit, kurse përgjegjës të presioneve ndaj deputetëve, por edhe të dështimeve të mundshme, ai e bënë kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi.

Duke sqaruar atë që ka ndodhur në seancën e së martës, ku u votua për zgjedhjen e presidentit, Krasniqi ka thënë se neni 70 i Kushtetutës së Kosovës i garanton deputetët se nuk duhet të kenë presione në marrjen e vendimeve të tyre. Kurse thotë se deputetët e PDK-së në zgjedhjen e presidentit kanë votuar nën ndikimin e presioneve, pasi u është thënë se nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, më nuk do të jenë në listën e votuesve.

Ai ka thënë se përkundër raporteve të deritanishme që janë bërë në dëm të Kosovës, me zgjedhjen e presidentit, Kosovës më shumë do t’i shtohen kritikat nga bashkësia ndërkombëtare.

Kryeparlamentari ka thënë se në rast të dështimit të president dhe qeverisë, përgjegjësia e vetme i bie kryeministrit dhe kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, pasi ka qenë vendimi i tij që Pacolli të jetë kandidat për president,

Krasniqi ka thënë se partitë në Kosovë dhe në rajon kanë një demokraci totalitare, ndërsa nuk ka ngurruar ta quajë PDK-në një patri totalitare, pasi për çdo gjë vendos vetëm kryetari saj.
Kosovapress

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 28/02/2011. Filed under Kosovë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Jakup Krasniqi: Presidenti është zgjedhur me 54 vota

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.