Gëzim Peshkëpia: Bamir Topi ma rivrau babanë me dekoratën që i vuri në gjoks prokurorit Skënder Breca

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4217
Ish-i përndjekuri Peshkëpia, djali i njërit nga viktimat e bombës sovjetike, tha dje në një konferencë në përkujtim të 22 martirëve, se dekorata që presidenti Topi i kishte dhënë persekutonit Breca, ishte një tjetër plumb ndaj kujtimit të ish-të përndjekurve

Gëzim Peshkëpia, një ish-i dënuar politik, i cili pak ditë më parë u dekorua nga Presidenti Bamir Topi me “Medaljen e Mirënjohjes”, ka akuzuar dje kreun e shtetit, i cili sipas tij, të njëjtën medalje, ia ka dhënë edhe rreth tre vjet më parë, njërit prej prokurorëve, persekutorë të babait të tij.
Në konferencën e mbajtur dje, menjëherë pas ngritjes së një memoriali në përkujtim të viktimave të “bombës” së ambasadës ruse, të ekzekutuar pa gjyq, 60 vjet më parë, Gëzim Peshkëpia, u shpreh midis të tjerave, se Bamir Topi ma rivrau babanë me dekoratën që i vuri në gjoks prokurorit Skënder Breca. Ajo dekoratë është si një plumb tjetër që ngulet në kujtimin e atyre martirëve”.

Reagimi i Gëzim Peshkëpisë, vjen pak ditë më parë, dekorimit të tij prej Presidentit të Republikës, Bamir Topi me “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin: “Në respekt të vuajtjeve të pafund dhe qëndresës së pashembullt ndaj persekutimit nga diktatura komuniste”. Ndërkohë, në datën 8 maj 2008, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, me rastin e “Ditës së Drejtësisë”, dekori me të njëjtën “Medalje të Mirënjohjes”, Skënder Brecën, prokurorin e diktaturës, autor i një sërë dënimesh politike, personin që as nuk ka pranuar të tregojë pas viteve ’90, se ku janë varrosur të ekzekutuarit me vendimin e tij.
Gazeta 55

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 28/02/2011. Filed under Krimet komuniste shqiptare. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Gëzim Peshkëpia: Bamir Topi ma rivrau babanë me dekoratën që i vuri në gjoks prokurorit Skënder Breca

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.