460 të pastrehë bëhen me shtëpi, lista e plotë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4736
Halimi: PS-ja nuk privatizoi banesat e durrsakëve. Qeveria: Enti i Banesave dhe ministritë e linjës të zbatojnë vendimin
460 familjeve të pastreha në qytetin e Durrësit u jepet mundësia të privatizojnë objektet e banimit. Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e djeshme vendimin “Për kalimin e disa pasurive të ndodhura në zonën kadastrave nr. 8512 të Bashkisë së Durrësit, në përgjegjësi të administrimit të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për Entin Kombëtar të Banesave” dhe për një ndryshim në vendimin nr. 536, datë 1.5.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të bashkisë Durrës”.

Bazuar në këtë vendim, Bashkia e Durrësit duhet të fillonte procedurat për privatizimin në emër të banorëve posedues, por tashmë, kur kanë kaluar dy vjet e gjysmë, nga ana e bashkisë nuk ka nisur asnjë procedurë. Nisur nga kjo situatë, kur janë më shumë se 460 familje qytetarësh të pastrehë, të cilët jetojnë në këto ambiente përpara vitit 1992, lind e domosdoshme që në emër të tyre të bëhet privatizimi i këtyre apartamenteve. Ky vendim revokon transferimin e pronave Bashkisë Durrës, duke ia kaluar në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, që Enti Kombëtar i Banesave të kryejë privatizimin e këtyre objekteve të banimit. “Pas kalimit në përgjegjësi administrimi të Entit Kombëtar të Banesave, ngarkohet kjo e fundit të lidhë kontratat e privatizimit me banorët e pastrehë përcaktuar në listat që i bashkëlidhen këtij vendimi që përbëhet nga 23 (njëzetë e tre) fletë, sipas kushteve të privatizimit të përcaktuar me udhëzimin nr. 22 datë, 12.10.2010, të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit”, – thuhet në pikën 4 të vendimit të miratuar dje. Po nëpërmjet këtij vendimi ngarkohet ministri i Punëve Publike dhe Transportit, ministri i Brendshëm dhe kryeregjistruesi i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e tij.

Vitin e kaluar ka pasur një debat të fortë mes Këshillit Bashkiak në Durrës dhe kryetarit të bashkisë në lidhje me privatizimin e këtyre godinave. Këshilli Bashkiak miratoi një projektvendim të sjellë nga deputeti demokrat Eduard Halimi, por ky nuk u zbatua nga pushtetarët socialistë të cilët u premtuan banorëve për të privatizuar këto objekte, për 4 vjet nuk e bënë një veprim të tillë, duke pasur debate të ashpra edhe në media me deputetët e PD-së. I pyetur nga gazeta, deputeti Halimi, tha: “Bashkë me zotin Xhaferi mbajtëm premtimin që u kishim dhënë banorëve të kësaj zone. Kjo tregon se PD di të mbajë premtimet”.
Suela Topi/Gazeta Standard

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 25/03/2011. Filed under Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.