- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 2831Projekti i cili synon mbulimin me kamera të Tiranës, përbën në vetvete një punë të madhe për sigurinë në vend. Kështu është shprehur sot ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, gjatë prezantimit të sistemit të survejimit me kamera të policisë në rrugët kryesore të kryeqytetit. Sipas tij, kjo arritje vjen vetëm dy muaj pasi shqiptarët kanë përfituar lëvizjen e lirë në vendet e zonës “Schengen”.
“Kamerat e vëzhgimit do të shtojnë sigurinë e qytetarëve”, bëri ai me dije. Duke shtuar se vendosja e tyre bëhet në përputhje me ligjin dhe se siguron një survejim të dobishëm. Sipas tij, projekti rrit zbulimin e veprimtarisë kriminale dhe parashikon vendosjen e kamerave në rrugët kryesore. Basha shpjegoi sesi kamera do të vendosen në banka, qendra tregtare, biznese, shkolla etj. “Funksionet e këtij projekti janë të shumëllojshme dhe ne sot e finalizojmë fazën teknike të tij, sipas parametrave moderne.
Policisë së Shtetit, i jepet një ndihmë shumë e madhe përmes tij. Sistemi do të përdorë avantazhet e teknologjisë së lartë, duke siguruar përpunim informacioni në kohë reale. Ai do të sjellë një shërbim të përmirësuar ndjeshëm ndaj qytetarëve të Tiranës”, tha më tej Basha. Duke sqaruar se Tirana u zgjodh për të lançuar këtë projekt të shekullit XXI pasi është qyteti me më shumë rezidentë në Shqipëri, por edhe se është qendër e arsimit, biznesit etj. Por siguroi se së shpejti projekti do parashikojë shtrirje edhe në qytetet e tjera të vendit, si Korça, Elbasani etj. “Projekti i paraqitur sot, gati për zbatim. Do të bëhet dixhitalizimi i plotë i sistemit rrugor”, theksoi Basha. Duke përfunduar se ky është vetëm fillimi i punës dhe arritjeve të policisë.
Gazeta 55