Dobësohen strukturat e PS-së

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3556
Pas Kokonës ikin të tjerë aktivistë të PS-së. Coku: Rama ka monopolizuar partinë
Kur duhen vetëm pak më shumë se 2 muaj përpara zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011, Partia Socialiste nga dita në ditë po pëson rrjedhje të mëdha brenda strukturave të saj përbërëse. Një problem i tillë, i cili sidomos kohët e fundit ka ardhur gjithmonë e më shumë në rritje, po krijon brenda selisë rozë një frymë aspak pozitive. Duke ditur rëndësinë e madhe që kanë këto zgjedhje për drejtues të pushtetit vendor, largimet dhe kundërshtitë e hapura të shfaqura deri më tani ndaj politikës së ndjekur nga Partia Socialiste dhe ndaj kreut të saj, Edi Rama, po influencojnë jo pak edhe në dobësimin e kësaj force politike. Largimi i radhës kësaj here është ai i ish-kreut të PS-së së komunës Gruemirë të Malësisë së Madhe, Qemal Coku, i cili deklaroi në një dalje publike tërheqjen e tij nga radhët e socialistëve dhe bashkimin me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Edhe në këtë rast arsyeja kryesore e largimit ka të bëjë përsëri me kryesocialistin Edi Rama dhe me mënyrën e tij të të vepruarit dhe sjellit ndaj pjesëtarëve të partisë që ai drejton. Kështu, duke e konsideruar të padrejtë shkarkimin e tij para disa kohësh nga detyra e kreut të PS-së, së Gruemirës, Coku kishte kërkuar takim me Edi Ramën për të marrë sqarimet e duhura nga kreu socialist në lidhje me këtë çështje.

Po ashtu siç deklaroi edhe vetë Coku, shpërfillja që erdhi nga ana e kryesocialistit për t’iu përgjigjur kërkesës së tij për takim e detyroi atë që të braktisë përfundimisht Partinë Socialiste dhe të bashkohet me LSI-në. Në të vërtetë, Qemal Coku rezulton të ketë qenë ndër mbështetësit më të fortë të kauzës së dështuar tashmë të Partisë Socialiste për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, pasi ai kishte marrë pjesë edhe në sakrificën e saj ekstreme të grevës 19-ditore të urisë. Por vetëm pas pak kohësh nga greva e urisë, kryetari i Partisë Socialiste të Gruemirës është njoftuar për heqjen e tij nga posti që mbante pa asnjë motivacion, madje duke mos i lejuar edhe të drejtën e ankesës për këtë veprim. Vetëm dy ditë më parë nga radhët e Partisë Socialiste pati një rrjedhje tjetër, kur kryetari i njësisë bashkiake numër 3 në kryeqytet, Ilir Kokona deklaroi largimin e tij nga selia rozë dhe bashkimin me LSI-në. Në komunikimin e tij me mediat Kokona theksoi: “Normal që të ikësh nga një Parti Socialiste, e cila as socialiste nuk mund të quhet tani, është fare e thjeshtë dhe mendoj se edhe të tjerë do të bëjnë këtë gjest”. Po ashtu, një largim për arsye po të njëjta, jo shumë kohë më parë erdhi edhe nga ish-anëtari i PS-së, Ylli Manjani, i cili akuzoi ashpër kreun socialist, Edi Rama, si njeriun që po krijon përçarjen në Partinë Socialiste. Duke theksuar kundërshtitë e tyre ndaj dhunës dhe politikës së ndjekur nga kryesocialisti, sidomos pas ngjarjeve të dhunshme të ndodhura në demonstratën e 21 janarit, rreth 28 anëtarë të degës së PS-së në Shkodër, duke përfshirë këtu edhe ish-kryetarin e kësaj dege, Edip Shiroka, 1 muaj më parë deklaruan hapur largimin nga kjo forcë politike dhe bashkimin e tyre me LSI-në. Rrjedhje të tilla, në masë të konsiderueshme, paraqesin një imazh aspak pozitiv për selinë rozë në prag të zgjedhjeve vendore të 8 majit 20011 dhe aq më pak pozitiv për kreun e kësaj force, Edi Rama, kur arsyet kryesore të këtyre largimeve kanë pasur si motiv kryesor pikërisht kundërshtinë ndaj kryesocialistit.
Gëzim Saliu/Gazeta Standard

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 28/02/2011. Filed under Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.