- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 4036Ndikimi i ndërsjellë në mes të të ushqyerit dhe rreziku nga kanceri. Studime të shumta kanë treguar se ka ushqime dhe mënyra të sjelljes, të cilat e shtojnë apo zvogëlojnë rrezikun e sëmurjes nga kanceri
Në vitet e kaluara janë bërë shumë studime dhe analiza, që të nxirret në pah se cilat mënyra sjelljeje e rrisin rrezikun e sëmurjes nga kanceri dhe cilat e zvogëlojnë atë. Shumëçka është ende e paqartë dhe hulumtuesit vazhdimisht duhet ta pranojnë, se ata gjatë studimeve të tyre rrënjësore, voluminoze dhe të shtrenjta, njërin apo tjetrin faktor e kanë vlerësuar gabimisht. Prandaj duhet dalluar ne mes të: fakteve bindëse atyre që kanë gjasa dhe atyre që janë të mundshme. Materiet përmbajtëse të këtyre artikujve ushqimorë mund ta forcojnë dhe mbrojnë trupin tonë në mënyra të ndryshme. Këto të ashtuquajtura materie bimore bioaktive dhe sekondare ndikojnë dhe njëkohësisht parandalojnë, prandaj një ushqim i shëndoshë duhet të jetë i pasur me to.
Faktorët
Një ndikim negativ në shëndetin tonë kanë: mbipesha, konsumimi i mishit dhe alkoolit. Mbipesha mund të paraqitet në forma të ndryshme si sasia e konsumimit të artikujve ushqimorë është e madhe. Rreziku nga konsumi i artikuj ushqimorë, që përmbajnë një shtresë të madhe të energjisë si p.sh. prodhimet e pasura me yndyrë. Trupi bënë lëvizje të pakta kështu që nuk mund ta përpunoi energjinë e marrë. Energjia e tepërt në trup deponohet në qendra dhjamore.
Substancat kancerogjene
Gjatë prodhimit, deponimit dhe përpunimit të artikujve ushqimorë mund të lindin substanca kancerogjene si hidrokarburet polyciklike aromatike në ushqimet e tymosura apo të pjekura. Akrylamidi (Acrylamid) në artikujt ushqimor të pjekur dhe skuqur me përmbajtje të hidrokarbureve. Aflatoksini (Aflatoxin) në frutat yndyrore (arrat, lajthit, kikirikët, bajamet etj.), Acetakdehydi (Azetaldehyd) nga pijet alkoolike. Mbipesha është pothuaj për të gjitha llojet e kancerit një rrezik imadh. Një shkak i rritjes së rrezikut nga kanceri tek mbi pesha mund të jetë:me shtimin e peshës rritet edhe prodhimi i hormoneve. Kjo nxitë rritjen e qelizave dhe më këtë rritet edhe rreziku i mos kontrollit të ndarjes së qelizës. Mbipesha mund të nxisë, krahas formimit të llojeve të ndryshme të kancerit, edhe lindjen e sëmundjeve duke filluar nga: diabeti, sëmundjet e sistemit kardiovaskular deri tek infarkti i zëmrës dhe damlla (sulmi/goditja në tru). Mbajtja normale e peshës individuale, është shumëfish e shpërblyer. Yndyrat, karbohidratet, proteinat dhe alkooli mund të shndërrohen në energji. Me këtë rast nuk japin të gjitha materiet ushqyese energji të njëjtë: 1g Karbohidrate dhe 1g Proteina përmbajnë 4kcal (17kJ), 1g Alkool 7kcal (28kJ) dhe 1 g yndyrë 9kcal (38kJ). Yndyra dhe alkooli, në krahasim me materiet tjera ushqyese tregojnë një dendësi të lartë të energjisë. Indeksi i masës së trupit (IMT) dëshmon peshën e trupit në varshmëri me gjatësinë e trupit. Është e kuptueshme që ky reduktim i peshës të bëhet me ndihmën e një personi profesionalist (këshilltar/ë ose mjek/e). Perimet dhe frutat praktikisht nuk përmbajnë yndyrë dhe përmbajnë vetëm pak Karbohidrate. Ato përbëhen prej 85 deri 95 për qind nga uji dhe marrja e tyre përbënë me pak energji se artikujt tjerë ushqimore. Ato ngopin pa u ngarkuar shumë me kalori. Ndjenja e ngopjes paraqitët atëherë, sapo lukthi të jetë i mbushur, dhe kjo arrihet me anë të vëllimit e jo më anë të kalorive. Perimet dhe frutat përmbajnë edhe vitamina, materie minerale, materie përbërëse (materie balasti, fije ushqyese) dhe materie bimore sekondare. Materiet bimore sekondare ju nevojiten bimëve si: mbrojtës kundër dëmeve dhe sëmundjeve, rregullator të zhvillimit, si materie për ngjyrë dhe shkaktojnë aromë e shije të ndryshme tek perimet dhe frutat.
Frutat dhe perimet
Në ditë duhet të hahen pesë racione me fruta dhe perime. Një racion i përgjigjet 120 g ose përafërsisht një dorë e mbyllur (grusht). Tri racione perime dhe dy racione pemë në ditë janë optimale. Një racion në ditë mund të zëvendësohet edhe me një gotë lëng të perimeve apo frutat. Shpërndarja e konsumimit të perimeve dhe frutat gjatë ditës nuk luan ndonjë rol, përkundrazi ndryshimi është shumë i rëndësishëm. Prapa ç’do perime dhe pemë fshihen materie të tjera, që trupin tonë e mbajnë të shëndoshë. Të papërpunuara (të freskëta) ose të ziera- edhe këtu mund të ketë ndryshime. Më të mirat janë produktet sezonale dhe të pjekura, në dimër dhe pranverë plani i ushqimit mund të plotësohet me perimet dhe frutat nga ngrirja e thellë. Nëse futen të ngrihen me përkujdesje, ato përmbajnë shumë materie të vlefshme përbërëse.
Ngjyrat
Materiet bimore sekondare janë përgjegjës për ngjyrë të perimeve dhe frutat dhe kanë një ndikim mbrojtës, kështu e bardha, si glukozat, këtyre llojeve të perimeve ju japin intensivisht shije dhe aromë dhe njeriu supozon se ato ofrojnë një mbrojtje nga kanceri. Perimet e bardha janë lakra e bardhë, rrepa e bardhë, majdanozi ose lakra rrepë. Verdh, portokall është përgjegjës për ngjyrosje karakteristike janë të ashtuquajturat Karotinoidet (Carotinoide). Janë të njohura rreth 650 Karotinoide të ndryshme, prej te cilave rreth pesëdhjetë, për shkak të strukturës së tyre kimike në trupin e njeriut mund të shndërrohen në vitaminë A. Studimet e njëpasnjëshme epidemiologjike kanë treguar se karotinoidet ndikojnë në shmangien e reagimit të kancerit. Përmbajtja e karotinoideve është me e madhe në pemë se sa në perime. Me këtë, frutat e verdha të limonit janë furnizuesit më të rëndësishëm të vitaminës C në kohën e ftohtë. Natyrisht se vitamina C është një vitaminë e rëndësishme për jetë, që plotëson shumë funksione në trup. Ka një ndikim antioksidativ dhe për këtë shkak e largon qëndrimin e substancave kancerogjene. Gjelbër është përgjegjës për ngjyrë të gjelbër është Klorofili (Chlorophyll). Me këtë perimet dhe frutat e gjelbra përmbajnë një sasi të madhe të thartirave (acideve folike – të ngopura). Thartirat mbrojnë nga sëmundja ne sistemin kardiovaskular dhe deformimet e embrionit (Spina Bifida = shpina e hapur) dhe njeriu e merr se thartirat (acidet folike – të ngopura) kanë një efekt mbrojtës kundër kancerit. Thartirat ju takojnë vitaminave më të ndjeshme. Nuk e përballojnë nxehtësinë, dritën e as oksigjenin dhe mbi të gjitha janë të tretshme me ujë. Për këtë shkak mundet që gjatë depozitimit joprofesional dhe përgatitjes së artikujve ushqimorë, një sasi e thartirave të humbin. Për këtë arsye duhet që perimet dhe frutat e gjelbra të hahen të papërpunuara (të freskëta). Perimet dhe frutat e gjelbërta janë sallata me gjethe, lakra e gjelbër, preshi, bizelet, bishtajat, shpargela, spinaqi, Brocoli (lloj lakre), bimët aromatike, molla, dardha dhe kivi. Materia e ngjyrës së kuqe quhet Lykopin dhe është prezente në lëkuren e domateve. Lykopin para se gjithash na mbron nga radikalet e lira, që na shtinë të dyshojnë, se janë kancerogjene. Në të kundërtën e shumë materieve përbërëse të perimeve dhe frutave , Lykopini nuk është i ndejshëm ndaj temperaturave. Për këtë arsye ju preferohet që domatet rregullisht të shijohen si: të ziera/ avulluara, nga skara apo si salcë. Perimet dhe frutat e kuqe janë si p.sh. speca e kuqe, rrepkat, lakra e kuqe e gjatë, qepa e kuqe, domatet, mjedrat, dredhëzat dhe rrushi frëng. Antociani (Anthozyan) u jep bimëve një ngjyrë të kaltër apo vjollce. Spektri i ndikimit të Antocianit është veçanërisht i madh dhe shmang rritjen e baktereve dhe viruseve, kështu këto njeriu i merr si shmangës të kancerit. Perimet dhe frutat me ngjyrë të kaltër dhe vjollce janë si: p.sh. domatet e zeza (vjollce), qershitë, lakra e kuqe, rrushi i zi,manaferrat dhe boronica.
Mishi
Mishi përmban materie të rëndësishme për jetë si proteina dhe vitamina. Por mishi përmban edhe yndyrë shtazore të pashëndetshme dhe gjatë përgatitjes së mishit mund të mbesin substanca kancerogjene. Prodhimet e mishit përmbajnë jo vetëm pjesë të madhe të yndyrave por edhe kripëra. Një shijim i tepërt apo i pakët i mishit ka një kontribut të rëndësishëm në para përkujdesjen personale ndaj kancerit. Konsumimi i mishit rrit rrezikun e sëmurjes nga ndonjë kancer, ka shumë shkaqe të mundshme, që kanë ndikim të ndërsjellët. Përmes konsumimit të mishit merret yndyrë shtazore. Përmes yndyrës shtazore rritet numri i marrjes së kalorive dhe këto mundë të shtyjnë që bilanci i energjisë të jetë pozitiv. Gjatë përgatitjes, p.sh. gjatë skuqjes së mishit në furrë apo skarë, lirohen shumë materie kancerogjene. Me konsumimin e larte të mishit vije deri tek konsumimi i reduktuar i fijeve ushqyeseje anë të perimeve dhe frutat. Mungesa e fijeve ushqyese qon tek një ngadalësim i tretjes, ku zmadhohet koha e kontaktit në mes të ushqimit të qulltë dhe mureve të zorrëve, Kështu materiet e mundshme kancerogjene qëndrojnë më gjatë në zorrë. Mishi përmban materie të rëndësishme për jetë si proteina dhe vitamina. Por mishi përmban edhe yndyrë shtazore të pashëndetshme dhe gjatë përgatitjes së mishit mund të mbesin substanca kancerogjene. Prodhimet e mishit përmbajnë jo vetëm pjesë të madhe të yndyrave por edhe kripëra. Mishi i gjedhit, derrit dhe deles njihen si të ashtuquajtura: “mish i kuq”. Ky mish përmban diçka më shumë hekur dhe yndyrë se sa mishi i bardhë. Hekuri nevojitet për formimin e Hemoglobinës, që e transporton oksigjenin në gjak. Ky mish i kuq paraqet rrezik për rritjen e sëmundjeve nga kanceri. Mishi i viçit është diçka më i çelët dhe përmban me pak yndyrë. Në të kundërtën, mishi i bardhë- i shpezëve, nuk paraqet kurrfarë rreziku nga kanceri sepse ky përmban mesatarisht më pak yndyrë se sa mishi i kuq. Frika e mundshme, se reduktimi i konsumimit të mishit çon në zvogëlimin e hekurit në organizëm, është e pa arsyetuar. Mishi përmban shumë hekur, të cilin trupi mund ta marrë relativisht mirë. Në një ushqim të baraspeshuar (ekuilibruar) trupi furnizohet me tutje me hekur nga: frutat bishtajore, frutat yndyrore (arrat, lajthitë, kikirikët, bajamet etj.), prodhimet e grurit si dhe qumështi. Studimet e shumta qartë kanë treguar se vegjetarianët janë më të shëndoshë.
Pijet
Pijet alkoolike përbëjnë një sasi të madhe të energjisë dhe për këtë janë një faktorë i rëndësishëm në shtim të mbipeshës. Me këtë Alkooli e dëmton trurin dhe mëlçinë e zezë dhe e rritë rrezikun e të sëmurit nga kanceri. Një sasi shumë e vogël e alkoolit e rrit rreziku e sëmurjes nga kanceri. Alkooli në mëlçi të zezë formon Acetaldehyd dhe ky përfitim mund të ketë ndikim dukshëm të fortë kancerogjen. Pasojat nga konsumimi i alkoolit janë se shkatërrohen qelizat e mëlçisë së zezë dhe në te grumbullohen masa yndyrore (dhjamore).Kjo me kohë çon në një dhjamosje, më vonë në një verdhëz (veremosje, sarillëk), tkurrje te mëlçisë së zezë dhe në fund në kancer të mëlçisë së zezë. Kombinimi mes konsumimit të alkoolit edhe pirjes së duhanit, e rrit rrezikun edhe për disa herë. Pijet alkoolike përmbajnë alkool në sasi të ndryshme. Kështu birra përmban 2-5g/dl alkool të pastër, vera 8-10g/dl dhe rakia rreth 40g/dl. Alkooli është edhe bartës i energjisë. Një e përdorur e alkoolit në sasi të tepruar shkakton në organizëm sasi të tepruar të kalorive, të cilat pastaj deponohen si dhjamë në trup. Për këtë arsye është e këshillueshme që të hiqet dorë plotësisht nga përdorimi i alkoolit ose konsumimi i tij të minimizohet sa më shumë që është e mundur.
Kujdes!
Gjatë përgatitjes së sallatës, frutave dhe perimeve duhet të veprojmë me një kujdes të veçantë: shkurtë dhe në thelb, të pastrohen me ujë, përgatiten, qërohen, zihen shkurt me pak ujë ose avull dhe më pas hahen menjëherë. Në këtë mënyrë ruhet pjesa më e madhe e vitaminave dhe e materieve minerale, që janë të ndjeshme ndaj ajrit dhe të tretshme në ujë. Skuqja në skarë dhe zierja në vaj të bollshëm. Çdo ngrohje mbi 100 gradë celsius – d.m.th. pjekja, tiganisja dhe skuqja në skarë – çon tek një skuqje e ushqimit. Këtu reagojnë në mes veti karbohidratet dhe proteinat. Ky reaksion është një rrjedhë komplekse dhe varësisht prej grupit të gjërave ushqimore, ato mund të krijojnë lëngje që nxisin kancerin (p.sh. Acrylamidi ose Aminet heterocyklike). Konsumimi i shtuar mund të rrisë rrezikun nga kanceri i lukthit dhe zorrëve. Ngarkesa nga këto materie mund të ulët, nëse i përmbahemi një rregulli të rëndësishëm: “Mos lini asgjë tu digjet”.
Gazeta Standard