- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 3659Prokurori Publik i krahinës të Veriut dhe Lindjes të Julandit(Jylland të Danimarkës) ka akuzuar nga baba 43 vjec dhe njerka 38 vjece në rastin e nëntë fëmijëve të lënë pas dore nga komuna e fshatit(me 465 banorë, që përfshihet në komunën e Brønderslev) Serritslev-it(në veri të Julandit). Fëmijët ishin larguar me forcë nga autoritetet shtetrore në fillim të marsit 2010, kur prindërit ishin të arrestuar dhe të paraburgosur për një numër keqtrajtimesh ndaj 9 fëmijëve.
Tash janë evidentuar rastet se sa tmerrsishtë kanë vuajtur fëmijët e tyre ndaj sjelljeve brutale të prindërve të tyre.
– Unë mund të them vetëm se kjo është një çështje shumë e shumë serioze. Ndoshta një nga rastet më skandaloze që kam parë ndonjëherë dhe dëgjuar për gazetën kryesore bt.dk, “tha Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm, Mikel Myller(Michael Møller) dhe ka pregatitë akt-akuzat e shumta ndaj prindërve:
Të dy prindërit janë akuzuar për:
Gazeta B.T sqaron përmbajtjen tepër delikate të mëposhtme që është shumë e dhunshme.
1. Janë lënë pas dore:
Prindërit i kanë lënë fëmijët të banonin në një shtëpi, ku ka qenë feçet e dy prindërve dhe kafshëve. Ne kemi gjetur se asnjë nga fëmijët nuk ishin të zhvilluar sipas moshës së duhur.
2. Dhunë e rëndë:
Fëmijët janë abuzuar duke u rrahur dhe shqelmosur me këpucë pune. Në një rast dyshohet t’u ketë hedhur supë të vluar me domate poshtë në fyt një prej fëmijëve.
3. Dhunë e rëndë:
Vajza, e cila ishte më e rritura 20 vjece kanë qenë e detyruar të hajë jashtëqitjet dhe të heqte borën edhe pse kishte gangrenë në këmbët e saj, kur fëmijët ishin larguar me dhunë.
4. Masa e paraburgimit të zgjatur:
Për një kohë të gjatë, prindërit kanë mbyllur vajzën e madhe në një ndërtesë ku nuk kishte dritë, ujë dhe ngrohje për një kohë.
5. Dhuna Rënda:
Vajza e madhe, sipas prokurorëve është rrahur me shkop të bejzbollit, me dru dhe me shufra hekuri. Prindërit gjithashtu kanë urinuar mbi të. Fëmijët e tjerë janë të detyruar të rrahin motrat e tyre.
6.Babai është akuzuar gjithashtu për:
Dhunimi: Ai ka përdhunuar vajzën e tij disa herë, ku është përpjekë të sjellë një burrë për ta përdhunuar vajzën e madhe si dhe ka kryer seks oral me një nga fëmijtë e tij, i cili ishte vetëm tetë vjec.
7. Prokurori gjithashtu beson se vajza u detyrua të kryente marrëdhënie seksuale me një kalë.
8. Babai duhet gjithashtu të ketë përdhunuar një vajzë tjetër disa herë që ishte 14 vjeç si dhe ka therë me thikë gishtin e një djalë tetë-vjeçar.
Procesi i këtij cifti prindëror pritet që të vijnë para Gjykatës së qytetit të Hjorring-ut(Hjørring) në fund të prillit ose fillimit të majit të 2011, tha Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Mikel Moller Hansen sepse krimet janë aq të rënda, sa që bëhet emergjente që të vendosë nëse palët nga qyteti i Serritslev-it janë fajtor për akuzat.
Çifti prindëror është vizituar psiqikishtë, ku mund të përcaktohet shkalla e dënimit të nënës. Baba i fëmijve është i shqetësuar ndoshta dhe për mjedisin shoqëror që u njohë me sjelljet kriminale të tija. Prokurorët kërkojnë të paktën se ai duhet të dënohet me arrest të papërcaktuar në kohë.
Rikke Struk Westersø
U shqipërua nga Arbër Kastrioti për Proletari.Com
One Response to Danimarkë: Fëmijtë duhet të hanin feçet dhe të bënin seks me kuajt