Maqedonia zgjedhje të parakohshme

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 6313
Gruevski ftoi Cërvenkovskin në zgjedhje të parakohshme.
Kryeministri i vendit Nikolla Gruevski dhe njëherësh kryetari i partisë më të madhe Maqedonase VMRO-DPMNE, publikisht ftoi Branko Cërvenkovskit liderin e LSDM-së në zgjedhje të parakohshme.

“Në kushtet kur LSDM i bënë dëmë shtetit,e ftoj Branko Cërvenkovskin që nesër të vij në Parlament, ta votojmë ligjin për zgjedhje të parakohshme dhe të shpallen zgjedhjet” – deklaroi Nikolla Gruevski në një intervistë televizive.

Ai gjithashtu theksoi se partitë në pushtet kanë qenë kundër zgjedhjeve të parakohshme me qëllim që koha të shfrytëzohet për të mirën e vendit.

“As VMRO-DPMNE dhe as BDI nuk ishin për zgjedhje, ishim të mendimit që të shfrytëzojmë vitin për të shënuar progres në shtetin tonë drejtë rrugës për në BE dhe NATO, për zgjedhjen e emrit, reformat ekonomike, mirëpo ajo që bëhet si dëm nga ana e jashtme dhe që prishet imazhi i shtetit, ajo është që më bënë të ndjej përgjegjësi që ti jap fund” – deklaroi Gruevski.

Mbetet dilema se përse, menjëherë pasi arriti në Maqedoni pas takimeve me përfaqësues të lartë të SHBA-së si Biden dhe Clinton, mbetet i qëndrimit që Maqedonia duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme?
Koha e Re

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 21/02/2011. Filed under Maqedoni. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Maqedonia zgjedhje të parakohshme

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.