45 vjetori i ndamjes nga jeta i Prof. Ernest Koliqit

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 286
Prof. Ernesti i lindun në Shkodër.
Mbylli sytë në Romë me zemër të plasun për Shkodrën (Kryeqytetin e Ilirve, Arbnis, Kryeqyteti i Kulturës, Kryeqyteti i Luftrave, Kryeqyteti i Poezis-Muzikës-i Bukuris, Kryeqyteti i ambasadave, kryeqyteti i Klerikve dhe Kryeqyteti i Gjenocidit nga komunizmi dhe i Rezistencës për afro 50 vjet dhe Kryeqyteti i Luleve dhe i Dashnis).
Ishte novelist, poet, politikan, mësues, ministër, albanolog, përkthyes, patriot,…dërgoi mbi 200 mësues nga Shqypnia për ta ndihmue Kosovën me Dritën e Ditunis…!
Miku i gjigandve të kombit; Lasgush Poradecit, Asdrenit, i Martirit çifut – Prof. Norbert Joklit,…
– U tregue padrejtsia ndaj Tij prej regjimit komunist dhe nga Heshtja për 30 vjet mbas komunizmit(1992-2020 e në vazhdim)!

Prof. Ernest Koliqi – Për tregtarin shkodran:
Imazh
Rruga “Gjuhadol” Shkodër

“Por edhe një fjalë due me t’a thanë e të lutem vire ne vesh si at këshillë qi më dhe mâ par në dugajë.
Ti thue se jeton, por rrehesh. Ti je shlye prej numrit të të gjallëve qyshse je ndry në kët dugajë mbushë me mall.
Ky asht vorri i yt.
E sa për Shqipni po të siguroj un se ka me qindrue. Prandej mos ban merak se edhe flamujt kanë me t’u shitë krejt.
Por rueje shpirtin t’and mos t’ia shtish dreqit.”“Mendoje mirë Mit’hat beji, i thonte, se ndoshta sot fati i kombit asht në doren Tande.
Ke rasën të persëritesh vepren e të ndjerit Tyt eti, që kje një nder shtyllat kryesore të Lidhjes së Prizrenit, e cila atëherë, e pat shpëtue Shqipninë nga coptimi, kundër vendimit absurd t’Europës në Kuvendin e Berlinit në vitin 1878.
Oportuniteti i kohës, prestigji që shpresojmë se Ti e gëzon nder qarqet e ndryshme politike, dhe përgjegjësia ndaj së kaluemes e së ardhmës, sot të shenojnë Ty të marrësh persiper bashkimin e zemrave, ndjenjave e mendjeve Shqiptare…
Ti je sot njeri i përshtatshem me shpallë VERBIN E BASHKIMIT, tue marrë nënstjetulla t’ akuzuemit e pafaj, tue moderue kryekëcyemit e intersigjentat, tue afirmue interesin epror të Kombit mbi pasojat e fraksjonet… Meritat e fajet e sejcilit individ o grup politik, le të shikohen në Shqipni, kur Populli të jetë i lirë me shpreh vullnetin e tij, kur Atdheu të jetë i siguruem.
Në mergim lè të inkuadrohemi të gjithë tok kundër komunizmit, kundër pansllavizmit moskovit…
Nën drejtimin e ndritun e atnuer të Tandin, né jemi gati të pranojmë me u ba ushtarë e sekretarë, dhe të gjithë përpjekjen tonë me e ba n’ emnin Tand. Prej Téje lypim vetem sjellje leale e burrnore, të mbani qendrim mbi pasjonet individuale, ideologjike, krahinore e fetare.
Lypim që të bahesh Prijës e Atë i të gjithëve njëlloj!..”

Mit’hat beu e falenderoi Koliqin per idetë e kjarta e të nalta që i shprehi, per ndiesitë leale e inkurajimin që i dha me këto deklarata si një përfaqsues i një grupi që Mit’hat beu i njihte të gjithë “burra të ndershem e të dobishem politikisht”. Kjo asht vetë shprehja e të ndjerit Mit’hat bej. Premtoi të gjejë rasën e mirë me u takue prap, e me perfundue në dobinë ma të mirë të bashkimit të Shqiptarëve në mergim në interesin e Atdheut.
Vdiq në New York, pa i ra andejpari kurrëma asaj fjalë, e mbasi pat veprue krejt të kundërten.”
Marrë nga libri i Kolonel – Kolë Bib Mirakës ”Vetvrasja e nji kombi” botimi 2015Zâni i pervájshem,
kob per veshët e mí,
m’ka drithmue zemren
e m’ka zhgrehun n’lot …
Ernest i dashtun,
pse po na mblon n’zí?
Po pse me u nisë ti sot ?
Âsht dimen, ákull …
Ku me i marrë tash t’mjerat
zemra që deshtën
me hî n’vorr me ty?
N’daç i ndajnë shtetet,
n’daç i ndajnë skyferat
t’terbum me gjak nder sy …
N’daç i ndajnë detet,
N’daç i ndân e liga,
o n’daç burgimi
i patenzonë tue ndry
mbrenda t’pafájshmin
sa t’jetojë n’veriga,
t’Damòklit shpatë mbi kry’!

Elegjí mbi Ernest Koliqin: nga Dom Prenk Ndrevashaj, marrë nga “Shêjzat” (Le Pleiadi), Numër Përkujtimuer kushtue Prof. Ernest Koliqit

Ernest Koliqi – Poezi

Këndojnë bashkë në mëngjese pesë kumbonare,
këndojnë në ajri mbi Shkodër ende fjetë:
mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
agimi e hjedh në liqe synin e qetë.
Përhapë lajmin e zgjimit rrezja e parë
të parat pershendetje dridhen në heshti të lete,
e shpejt në at lavdi dielli, qi e veshë fare
Shkodra kumbon me zane, zhurmë e jete.
E ai diell prendvere i ri shprazet në shtepija
udha e lulishta tue ngjallë ngjyra e shkendija,
tue mbshtjellë gjithshka si nji tis ari, i holle:
skaj ne skaj si lum gzimi tue rreshqite
në syt e vashave, qeshë, e mbush me drite
kacurrelat e tyne kur shkojnë në shkolle.

Pregatiti Bep Martin Pjetri
E djelë, 12.I.2020

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 18/01/2020. Filed under Përkujtimore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.