Gent Strazimiri: Ja plani i Edi Ramës për t’u bërë kryeministër me 13 mijë të vrarë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 7184
Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe anëtar i  komisionit hetimor të ngjarjeve të 21 janarit, Gent Strazimiri përmes një komunikimi me mediat  ditën e djeshme informoi opinionin publik rreth punës që po bën Komisioni Hetimor Parlamentar për zbardhjen e ngjarjeve të 21 janarit. Strazimiri e cilësoi 21 janarin si protestë të dhunshme organizuar nga opozita  për të marrë karrigen kryeministrore që kërkon të marrë Edi Rama.
“Opozita kërkoi të vrasë 13 mijë shqiptarë që Edi Rama të bëhej kryeministër”, nënvizoi Strazimiri.
Gjatë kësaj deklarate për mediat Gent Strazmiri, anëtar i komisionit Hetimor ngritur për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit tha se,“Komisioni është pajisur me certifikatat e sigurisë që në fillim të punës së tij. Jemi duke punuar me materialin voluminoz, fakte, filmime, dokumente.

Komisioni është ende në fazën e mbledhjes së të dhënave. Faktet dhe të dhënat duhet të klasifikohen me kujdes. Kjo është detyra e këtij komisioni të hetojë veprimtarinë e institucioneve”, u shpreh deputeti i Partisë Demokratike Strazimiri.
Aanëtari i komisionit hetimor të 21 janarit sqaroi  se secili nga anëtarët e Komisionit po punon me shqyrtimin e fakteve dhe ka një dosje që e shqyrton duke pasur detyra të veçanta. Më tej Strazimiri duke ju referuar refuzimit të Kryeprokurores për të dëshmuar në komisionin hetimor, deklaroi se kryeprokurorja Ina Rama ka gabuar nga pikëpamja e etikës e moralit dhe refuzimi i saj për mos dëshmuar pranë Komisionit hetimor është anti-ligjor.

“Ishte një shans që iu dha kryeprokurores Ina Rama për të komunikuar me opinionin publik. Ina Rama është e rrethuar nga një mjegull. Ina Rama i detyrohet shqiptarëve shpjegime”, theksoi  Strazimiri .
Gjithashtu deputeti i PD-së Strazimiri komentoi edhe rreth protestave të vazhdueshme të opozitës duke deklaruar se protesta e dhunshme e 21 janarit ishte e paralajmëruar.
“Të gjithë e kanë marrë vesh këtë, përveç Prokurorisë. Ata u përpoqën t’a projektojnë Shqipërinë jashtë Europës, diku afër Afrikës apo Tunizisë. Qëllimi i asaj demonstrate ishte marrja e pushtetit me dhunë. Por në një demokraci nuk mund të merret me dhunë, por me votë”, theksoi anëtari i komisionit hetimor Strazimiri.
Ai nënvizoi se ndërkombëtarët po na dërgojnë sinjale që duhen dëgjuar. Gjithashtu shtoi se është momenti për një sinjal të fortë alarmi. Dushi i ftohtë nga SHBA apo dhe BE ndaj opozitës ka bërë që Rama të ulë tempin e të bëjë protesta më të qeta, përfundoi këtë deklaratë deputeti i PD-së Strazimiri.
Gerti Bogdani; Prokuroria, asnjë çështje penale për dhunuesit e 21 janarit/Përmes një deklarate për mediat deputeti Demokrat Gerti Bogdani theksoi se edhe pse kanë kaluar katër javë pas grushtit të dështuar të shtetit, për asnjë nga organizatorët e dhunës së armatosur të 21 janarit nuk është hapur çështje penale, ndërkohë kur publiku pret me padurim që përgjegjësit të vihen përballë drejtësisë.

“Kjo është e vërteta më e rëndë e implikimit politik të ‘shoqes’ së Bulevardit, që drejton institucionin e akuzës, për të mos e zbardhur ngjarjen dhe për t’i bllokuar dhe devijuar hetimet”, nënvizoi  deputeti i PD-së Bogdani.
Gjithashtu ai shtoi se qëndrimi antikushtetues i prokurores së Përgjithshme është në sintoni me deklaratat dhe me sjelljen politike të kryetarit të Partisë Socialiste, Edvin Kristaq Rama.
Gjithashtu në vijim të kësaj deklarate për mediat Bogdani vuri në dukje se maxhoranca legjitime, që qeveris vendin, i ka të gjitha mjetet dhe instrumentet për t’i dhënë përgjigjen e merituar çdo puçisti, por ajo në radhë të parë beson se është detyra e çdo institucioni që të marrë përgjegjësitë e veta.
Deputeti i Partisë Demokratike Bogdani tha se përjashtimi nga hetimi i atyre, që organizuan dhe udhëhoqën grushtin e shtetit, shkon paralel me rrjedhjen e përditshme të informacioneve nga institucioni i akuzës, dhe kjo ka për qëllim sabotimin e çështjes.
Në përfundim të kësaj deklarate Bogdani theksoi se “ky qëndrim është një akt i papërgjegjshëm, i rëndë, antiligjor kundër interesave të qytetarëve shqiptarë dhe një kërcënim i hapur për paqen dhe sigurinë në vend”.
Gazeta 55

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 21/02/2011. Filed under Çështja 21 Janari 2011,Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.