- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 3750Strugë – Dhjetëra prind nga fshati Podgorc i Strugës janë paditur nga Inspektorati shtetëror për arsim, pasi fëmijët e tyre mësojnë në gjuhën shqipe.
Për prindërit paditë janë të pabaza sepse fëmijët e tyre rregullisht ndjekin mësimin në gjuhën amtare. “Ministri i Arsimit, Nikolla Todorov në një afat sa më të shkurtër duhet të deklarohet pozitivisht për legalizimin e paralele tona në gjuhën shqipe në fshatin Podgorc, për shkak se kjo është e drejte që na takon me Kushtetutë. Ministri nuk duhet të bëjë diskriminim ndaj bashkësive etnike”, tha prindi Fadil Rexhovski. Drejtuesi i sektorit të arsimit në Strugë sqaroi se komuna ka marrë leje nga ministria për hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe në Podgorc, ndërsa shpenzimet për kuadrin arsimor janë mbuluar nga buxheti i komunës.
Të revoltuar nxënësit shqiptarë sot bashkë me prindit e tyre protestuan para gjykatës në Strugë. Me pankarta në duar nxënësit kërkuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës t’u lejojë të vazhdojnë mësimin në gjuhën shqipe.
“Ne jemi përkujdesur për të gjithë procedurën ligjore të hapjeve të këtyre paraleleve. Këto nuk janë paralele të hapura ilegalisht, por janë ligjore. Pasi që nga viti 2005 komuna është themeluese e shkollave dhe ne përgjigjemi për to”, deklaroi Xhejmi Hajredini, udhëheqës i sektorit për arsim.
Për vitet e kryera shkollore, fëmijët nuk marrin dëftesa. Drejtori i inspektoratit për arsim Xhorxhe Arsov deklaron se klasat janë jolegale, shkolla është duke punuar në mënyrë jashtëligjore, pasi nuk ka pasur leje nga Ministria e Arsimit. Në shkollën në Podgorc mësojnë 23 maqedonas, 40 shqiptarë dhe 55 nxënës të kombësisë turke, mirëpo vetëm 11 fëmijë e vijojnë mësimin në gjuhën shqipe. Sipas prindërve kjo ka ndodhur për shkak të presioneve dhe frikës nga dënimet e larta. Gjyqi i Strugës të premten ka sjell vendim, është paraparë edhe një seancë e re kundër prindërve shqiptarë për 28 shkurtë të këtij viti.
Zhurnal
One Response to Gjuha shqipe në gjyq