Itali: Pranohen të gjitha kërkesat për konvertim të lejeqendrimeve për shtetasit shqiptar

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3448
Puna në Itali, konfirmohet kthimi i lejeve të qëndrimit të llojeve të ndryshme në leje punësimi.
Për 4500 kuotat e miratuara për shqiptarët regjistrohen më shumë se 10 mijë kërkesa.

Detajohen të dhënat mbi pranimin e kërkesave për punë në shtetin italian, sipas përcaktimeve të konfirmuara nga programi i dekret fluksit për 2010-n. Përveç 4500 kuotave të veçanta të përcaktuara për shtetasit shqiptarë, institucionet italiane kanë konfirmuar tashmë se do të pranohen edhe të gjitha kërkesat e bëra për konvertimin e lejeve të qëndrimit për motive studimi, për përgatitje profesionale, për punë sezonale për qëndruesit afatgjatë, në leje për punë të varur. Në këto kushte të gjithë shqiptarët që disponojnë këtë leje e që kanë bërë kërkesën do të mund të punësohen sipas ndarjes së bërë për të gjitha provincat. Nga të dhënat e zbardhura pohohet se të gjitha kërkesat e paraqitura janë brenda kufirit të përcaktuar. Ministria e Punës së këtij shteti, me një qarkore drejtuar të gjitha drejtorive krahinore të punës, tregon shpërndarjen e kuotave të konvertimeve të parashikuara nga dekreti i flukseve 2010. Ky institucion i ka dhënë çdo krahine aq kuota, sa çkanë qenë edhe kërkesat e konvertimeve të paraqitura në to. Shqiptarët që jetojnë në Itali me një lejeqëndrim çfarëdo e që kanë kërkuar konvertimin në lejeqëndrim për punë do të mund të përfitojnë të drejtën e punësimit. Sipas autoriteteve italiane, përjashtim në këtë rast bën vetëm provinca e Bolzanos, e cila nuk i donte këto kuota.

Kërkesat e paraqitura për konvertime lejeqëndrimesh për punë sezonale në lejeqëndrime për punë të varur kanë qenë 3.215, ndërsa kuotat e shpërndara nga qeveria kanë qenë 3.194. Kërkesat e paraqitura për konvertime lejeqëndrimesh CE për qëndrues afatgjatë, të lëshuara nga shtete të tjera të Bashkimit Evropian, në lejeqëndrime për punë të varur kanë qenë 135, dhe po aq janë edhe kuotat që qeveria ka ndarë nëpër krahina për to. Ndërsa kërkesat e paraqitura për konvertime lejeqëndrimesh CE për qëndrues afatgjatë, të lëshuara nga shtete të tjera të Bashkimit Evropian, në lejeqëndrime për punë të pavarur kanë qenë vetëm 16, dhe po aq janë edhe kuotat që qeveria ka ndarë nëpër krahina për to. Gjithashtu mund të konvertohen në leje për punë të varur edhe lejeqëndrimi për studim apo për përgatitje profesionale/stazhe: janë paraqitur 2.401 kërkesa dhe janë shpërndarë 2.388 kuota, duke përjashtuar sërish 13 kërkesat e paraqitura në Bolzano. Dekreti i flukseve parashikonte mundësinë e konvertimit të 11.500 lejeqëndrimesh në po aq leje për punë, të ndara sipas kuotave të përcaktuara.

Kuotat e konfirmuara për konvertimet në leje punësimi

Mund të konvertohen në leje për punë të varur:

3.000 lejeqëndrime për studim;
3.000 lejeqëndrime për përgatitje profesionale/stazhe;
4.000 lejeqëndrime për punë sezonale;
1.000 lejeqëndrime (CE) për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga shtete të tjera të Bashkimit Evropian.

Mund të konvertohen në leje për punë të pavarur:

500 lejeqëndrime CE afatgjata, që i janë lëshuar shtetasve jokomunitarë nga shtete të tjera të Bashkimit Evropian.

Aplikimet për 4500 kuotat e përcaktuara për shtetasit shqiptarë.

Çdo dy kërkesa për shqiptarët vetëm njëra do pranohet për punësim.
Sipas të dhënave të detajuara që nga çelja e fazës së aplikimit më 31 janar deri më 3 shkurt, kërkesat e paraqitura për shqiptarët kanë arritur në shifrën e 10.545 aplikimeve. Ndërkohë që në total për vendin tonë janë rezervuar rreth 4500 kuota. Në këto kushte i bie që të kenë aplikuar diçka më shumë se dyfishi i kuotave të rezervuara për shqiptarët nga qeveria. Praktikisht, çdo dy kërkesa për shqiptarët vetëm njëra do të përfundojë me ardhjen (apo legalizimin) e një punonjësi shqiptar. Raport ky që konsiderohet relativisht i mirë, po të mbahet parasysh që për kombësi të tjera raporti rezulton të jetë më i thellë, ku për një kuotë do të luftojnë më shumë se 21 kërkesa. Tashmë janë shpërndarë dhe një pjesë e mirë e kuotave nëpër provinca dhe pritet vetëm verifikimi i këtyre nga organet përkatëse për të lejuar më pas autorizimin për marrjen e vizës së punësimit. Ndërsa pjesa tjetër e mbetur është parashikuar të shpërndahen deri më 15 shkurt 2011. Vendet e punës së kërkuar u përkasin fushave të ndryshme të ekonomisë. Por të shumta pohohet të kenë qenë edhe kërkesat për punë shtëpiake, bashkëpunëtorë shtëpiakë, kujdestarë për familjarë të pamundur, si dhe kërkesat e paraqitura për konvertimin e lejeve të qëndrimit në leje punësimi.

Verifikimi i kërkesave

Pas marrjes së kërkesës, Sporteli Unik do tia dërgojë kërkesën kuesturës për verifikimin e dëbimeve ose dënimeve të mundshme të punonjësit. Në rast aprovimi, vetë zyra e përcjell kërkesën pranë Drejtorisë Provinciale të Punës, për të verifikuar nëse ka ende kuota në dispozicion të aftësisë ekonomike të punëdhënësit dhe të respektimit të kushteve minimale të punës. Më pas mund të kërkohen dokumente plotësuese.

Autorizimi i vizës së punës

Nëse verifikimet përfundojnë pozitivisht, punëdhënësi thirret për nënshkrimin e kontratës së qëndrimit dhe për lëshimin e autorizimit (nulla-osta) për punë, i vlefshëm për 6 muaj nga data e lëshimit. Punëdhënësi duhet tia dërgojë autorizimin punonjësit të huaj. Ky i fundit, me këtë dokument origjinal dhe me pasaportën të vlefshme duhet të shkojë në konsullatën italiane për të kërkuar vizën e hyrjes për punë në Itali. Vetëm pasi të ketë marrë vizën shtetasi mund të vijë në Itali. Brenda 8 ditëve nga hyrja në territorin italian, ai duhet të paraqitet në Sportelin Unik për të nënshkruar kontratën e qëndrimit. Më pas mund ti bëjë kuesturës kërkesë për lejeqëndrim pune, duke përdorur kompletin postar të formularëve.
Pranvera Kola/Gazeta Metropol

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 12/02/2011. Filed under Emigracion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.