Makina më e shpejtë në botë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5076
Puna për ndërtimin e makinës më të shpejtë në botë nisi këtë javë, lajmëroi e përditshmja britanike “The Guardian”. E quajtur “Bloodhound”, makina do të arrijë deri në shpejtësinë e 1 600 kilometrave në orë, pasi të përfundojë ndërtimi i saj.

Ajo do të përpiqet të thyejë rekordin e shpejtësisë së vendosur nga një mjet automobilistik, ndërsa do të garojë në shtratin e një liqeni të tharë në Afrikën e Jugut, vitin e ardhshëm.

Mjeti do të përdorë një motor reaktiv të ngjashëm me atë të një avioni linje. Ndryshimi i vetëm është që mjeti në fjalë do të peshojë vetëm gjashtë tonë, në krahasim me qindra tonët e një avioni pasagjerësh.

Sfida më e madhe për ndërtuesit do të jetë ajo aerodinamike, pasi llogari shumë të detajuara duhen bërë, për të bërë të mundur që mjeti të qëndrojë i kapur pas tokës, pasi të përshpejtojë, deri në kalimin e shpejtësisë së zërit.
MobileNews.al





Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 12/02/2011. Filed under Shke-Tek. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.