Vetëdorëzimi i 6 gardistëve, të 21 janarit, Prokuroria: 4 hetohen të lirë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 7069
Prokuroria e Tiranës ka sqaruar ndalimin e gardistëve të cilët kanë marrë pjesë në demonstratën e 21 janarit. Në një deklaratë për shtyp prokuroria thekson se në datën 08.02.2011, ora 18.00, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u dorëzuan shtetasit Ndrea Prendi, Dashamir Shehi, Alfred Ahmetcenaj, Aleksandër Deda, Fatos Bushati dhe Altin Kollçinaku, efektivë të Gardës së Republikës.  Menjëherë mbas dorëzimit, policia gjyqësore e D.P.Q.Tiranë, ka zbatuar për të gjashtë personat, urdhërat e prokurorit, të datës 22.01.2011, për ndalimin e tyre, duke i vënë ata në dispozicion të prokurorit. Sipas prokurorisë të gjashtë të ndaluarit iu nënshtruan marrjes në pyetje nga prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kjo procedurë vazhdoi deri në orët e para të mëngjezit të datës 09.02.2011.

“Në përfundim të kësaj procedure, si dhe në vlerësim të rrethanave të deritanishme të hetimit, nga ana e prokurorëve u urdhërua lirimi i menjëhershëm për shtetasit Ndrea Prendi, Dashamir Shehi, Aleksandër Deda, Fatos Bushati dhe Altin Kollçinaku” thuhet në deklaratën e prokurorisë . Më tej prokuroria thekson se për shtetasin Alfred Ahmetcenaj, me detyrë komandant i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës, si dhe shtetasin Agim Llupo (i ndaluar një ditë më parë), me detyrë shef i shtabit të kësaj njësie, do të procedohet me paraqitjen në Gjykatë të kërkesës për vleftësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit, si persona të dyshuar për kryerjen në bashkëpunim të veprës penale të parashikuar nga neni 79, gërmat “dh” dhe “ë” të Kodit Penal.
Gazeta Sot

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 09/02/2011. Filed under Çështja 21 Janari 2011. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Vetëdorëzimi i 6 gardistëve, të 21 janarit, Prokuroria: 4 hetohen të lirë

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.