Saimir Pirgu ndez Teatrin e Operës së Romës

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3773
Ashtu si edhe shumë opera të tjera të famshme, edhe Elisir d’Amore e Gaetano Donizettit, ka një çast sa të vështirë aq edhe të bukur, që është një provë e vërtetë për protagonistët e saj. Dhe është pikërisht aria e aktit të dytë “Una furtiva lagrima”, një nga të preferuara e Pavarottit. Më 4 shkurt në Operën e Romës, kur tenori i ri shqiptar Saimir Pirgu, në rolin e të dashuruarit Nemorino, nisi të këndojë atë faqe të shkëlqyer të muzikës botërore, një heshtje e thellë ra në plate, që më pas u shndërruar në një lumë duartrokitjesh që dekretoi suksesin e mbrëmjes, të këtij spektakli festues dhe prekës.

Kaloi kështu premiera e operës së Donizettit Elisir d’Amore me regji të Ruggero Cappuccios, dirigjent Bruno Campanella, dhe me një kast të rinjsh të motivuar. Aktorë të zotë dhe këngëtarë të shkëlqyer. Përveç Saimir Pirgut në rolin e Nemorinos, gjejmë sopranon sllovake Adriana Kucerova, në rolin e Adinës, baritonin Fabio Maria Capitanucci në rolin e Belcore-s dhe il baritonin Alex Esposito si Dulcamara. Opera do të qëndrojë në teatrin e Operës së Romës deri më 18 shkurt, me shfaqje më 12, 15, 17, dhe 18 shkurt (shiko kalendarin në sitin e Operës së Romës). Një kuriozitet, tenorin shqiptar Saimir Pirgu mund ta ndiqni vetëm më 12, 15 dhe 17 shkurt, në replikën e 18 shkurtit do të zëvendësohet nga Ivan Magrì, por edhe kësaj nate nuk do t’i mungojë një këngëtar shqiptar: baritoni Gëzim Myshketa do të jetë në rolin e Belcore-s.

Opera me dy akte Elisir d’amore i Gaetano Donizetti-t është pjesë e traditës së operës komike, megjithëse në të nuk mungojnë elementët mallëngjyes dhe sentimentalë. Është vënë në skenë për herë të parë në maj të vitit 1832 dhe është e njohur edhe për faktin se kompozitori ka pasur vetëm dy javë kohë për ta shkruar. Romanca e kënduar nga Nemorino, Una furtiva lagrima në aktin e dytë, është kulmi i melankolisë që përshkon operën. Fillimi i saj me harpë e vazhdimi ku mbizotëron fagoti vesh me tinguj të trishtuar tekstin:

Një lot i shpejtë
në sytë e tu lindi: […]
O qiell! Mund të vdiset prej dashurisë.

Mjeshtëria e Saimir Pirgut doli e plotë në interpretimin e kësaj romance, një nga më të preferuarat e Luciano Pavarotti-t. Aq më shumë që ajo konsiderohet një ndër pjesët më të vështira për t’u interpretuar. Por në fund të romancës, me një do të mrekullueshme në fund të duetit, Saimir Pirgu dëshmoi dhe një herë sigurinë dhe nivelin e lartë që ka arritur. Përveç zërit e ndihmon edhe një prani e ndjeshme skenike, element që e bën atë protagonistin ideal.
ShqiptariiItalise.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 09/02/2011. Filed under Kultura. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Saimir Pirgu ndez Teatrin e Operës së Romës

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.