- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 5092Shkup – Me rastin e sjelljes së Ligjit për media, ku mediat shqiptare obligohen që programet e tyre t’i titrojnë në gjuhën maqedonase, ka reaguar Lidhja Shqiptare, e cila këtë sjelljen e këtij ligji e sheh më shumë dritë në atë që kjo parti e ka identifikuar si “Maqedonizimi i gjithçkaje që është shqiptare”.
“Që nga konstituimi i kësaj qeverie kanë filluar sulmet, ofendimet dhe nënçmimet sistematike ndaj popullit shqiptar. Ata filluan me Ligjin për natalitet, me enciklopedinë, me gjuhën maqedonase që nga klasa e parë por nuk ia doli. Ata nuk do t’ia dalin edhe kësaj radhe pa marrë parasysh se partia shqiptare në pushtet i është nënshtruar kësaj politike antishqiptare”, thuhet në reagimin e Lidhjes Shqiptare.
Kjo parti e sapoformuar e kupton qasjen antishqiptare të BDI-së ngaqë kjo parti tanimë është futur tërësisht në hipotekë të VMRO-DPMNE-së.
“Nga një analizë sipërfaqësore mund të konstatojmë se asnjë nga premtimet elektorale të BDI-së nuk është realizuar. Prej këtu konkludojmë se kjo parti nuk është futur në qeveri për t’i ndihmuar shqiptarët dhe as për ta integruar shtetin në strukturat euroatlantike ashtu siç shprehen ata, por për përfitime individuale dhe partiake, siç u konfirmua nga Komisioni Anti-korrupsion ku shumë funksionarë të BDI-së mbajnë nga dy poste”, thuhet në reagim.
Lidhja Shqiptare përsëri kërkon që të realizohen zgjedhjet e parakohshme si mënyrë e vetme për të dalë nga kjo krizë që u shkaktua nga qeveria kontroverse VMRO-DPMNE dhe BDI.
N.M/Zhurnal
One Response to Nënçmime sistematike ndaj popullit shqiptar