Arrestohet gardisti Agim Llupo, akuzohet për vrasjen e demonstruesit

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3944
Gardisti Agim Llupo është arrestuar pasi ai akuzohet si autori i një prej vrasjeve në demonstratën e 21 janarit, ku u vranë 4 demonstrues. Me urdhër të Prokurorisë është ndaluar Agim Llupo, shefi i shtabit të njësisë speciale të Gardës se Republikës pasi organi i akuzës e akuzon atë se ka qëlluar për vdekje demonstruesin Ziver Veizi. Agim Llupo, sipas planit të masave të gardës për demonstratën që u mbyll me katër të vrarë, është shefi i njësisë speciale dhe më konkretisht është personi që shfaqet në dritare. Pas ekspertizës së laboratorit shkencor, nën asistencën edhe të tre ekspertëve amerikanë dyshohet se nga arma tip MP5 të jetë qëlluar mbi të ndjerin Ziver Veizi.

Ndërkohë që më herët mjekësia ligjore kishte konfirmuar se Veizi ishte vrarë nga një armë e kalibrit 9 mm. Pas kësaj përgjigjeje që gjatë këtyre ditëve nuk u tha asnjëherë zyrtarisht nga mjekësia ligjore, prokurorët e dosjes “21 janari” kërkuan akt-ekspertimin balistik të disa armëve të gardës, veçanërisht të atyre efektivëve që shfaqen në pamje duke qëlluar me armë. Ky është arrestimi i parë që policia bindet të ekzekutojë, ndërkohë që ende janë në fuqi edhe pesë urdhër-ndalime të tjera, mes të cilave edhe për komandantin e Gardës, Ndrea Prendi.
Gazeta Sot

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 09/02/2011. Filed under Çështja 21 Janari 2011. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.