Ekspertët amerikanë përjashtojnë prokurorët shqiptarë nga këqyrja në laboratorin shkencor

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3087
Hetimet për protestën e 21 janarit tashmë kanë kaluar në duart e ekspertëve të FBI si dhe të prokurorit amerikan. Ndërsa burime nga vetë prokuroria bëjnë me dije se grupi hetimor amerikan ka marrë në dorëzim të gjithë provat, duke mos lejuar aksesin e prokurorëve shqiptar në analizën shkencore. Ndërkohë që janë duke u zhvilluar ekspertizat balistike të mareve dhe të gëzhojave, prokurorët shqiptar nuk marrin më pjesë në këto hetime në laborator. Në mënyrë indirekte grupi hetimor i FBI ka përjashtuar pjesëmarrjen e prokurorëve të Task-Forcë nga këqyrja balistike në laboratorin shkencor. Ndërsa gjithë puna është përqendruar në duart e ekspertëve të huaj, të cilët nuk lejojnë askënd tjetër që të marrë pjesë në analizën shkencore.

Mesa duket prokuroria ka vendosur që çështjen e 21 janarit ta lërë në duart e ekspertëve amerikanë, duke mos ndërhyrë në hartimin e konkluzioneve. Prokuroria distancohet duke ia caktuar ekspertëve të FBI përfundimin e hetimeve për dilemën e vrasjes së katër protestuesve. Akuzat politike qenë shkaku kryesor i kërkesës për ndihmë nga ana e SHBA. Ndërkohë që hetimi i çështjes nga ekspertë të huaj do të ndihmojë për një hetim të paanshëm. Ndërsa ditën e djeshme prokurori amerikan Cain ka qenë sërish në laboratorin e ekspertizës, ku ka marrë pjesë në zhvillimin e analizave shkencore. Të pranishëm kanë qenë vetëm dy ekspertët e FBI, të cilët janë duke kryer dy analizat shkencore. Ndërkohë që burime nga organi i akuzës bëjnë me diej se pre dy ditësh nuk kanë marrë pjesë në analizat balistike, të cilat i kanë kaluar në ngarkim grupit hetimor amerikan. Ndonëse rezultateve të nxjerra nga ana e ekspertëve shqiptarë, analizat kriminalistike po zhvillohen nga e para nga ana e dy ekspertëve të FBI.
Gazeta Sot

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 07/02/2011. Filed under Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Ekspertët amerikanë përjashtojnë prokurorët shqiptarë nga këqyrja në laboratorin shkencor

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.