Burgaj në komisionin hetimor: Turma dhunoi policinë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2584
Tiranë, 5 shkurt 2011, Në këto momente në Komisionin Hetimor të ngritur për ngjarjet e 21 janarit po pyetet Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
Ai deklaroi se Policia e Shtetit kishte marrë informacion paraprak për demonstratën që do të mbahej në 21 janar.
Gjatë fjalës së tij ai tha se, pranë strukturave të Policisë së qarkut Tiranë u morrin masat për përballimin e protestës së datës 21 janar.
U zhvillua më tej një instruktazh i veçantë për ata që do garantonin rendin në kryeqytet, nën vëzhgimin edhe të OSBE.Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ngritur pika në të gjitha akset në pikat hyrëse të Tiranës, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.Më tej ai tha se ishte turma ajo që rreshtoi Kryeministrinë, dhe nga ora 13.00 deri në 14.oo protestuesit kanë lëvizur ndërmjet ministrive drejt Kryeministrisë.Më tej ai tha se u angazhuan 1670 punonjës policie për të mbarëvajtur këtë proces.Ai gjatë fjalës së tij bëri nj detajim të situatës minutë pas minute gjatë mesditës së 21 janarit, duke thënë se ishin demonstruesit të cilët goditën në rreshtat e Policisë së Rendit.Ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ishin në gatishmëri por nuk reaguan, por sipas tij dhuna u agravua duke lënë të plagosur një numër të lartë të efektivave të policisë të plaghosur.

Më tej, ai tha se drejtuesit e Policisë së qarkut Tiranë i kanë bërë thirrje turmës për qetësi, por turma ka vijuar më tej goditjen me mjete të forta ndaj policisë, dhe vetëm më tej sipas Burgaj u futën në veprim Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Burgaj: Plani për sulm ndaj Kryeministrisë e LSI.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, në vijim të fjalës së tij para Komisionit Hetimor për ngjarjet e 21 janarit deklaroi se, nuk ka patur asnjë lloj provokimi nga efektivët e policisë së shtetit.
Më tej Burgaj tha se ne kishim informacion se kjo protestë do të ishte ndryshe nga ato që ishin bërë deri më tani.
Në informacion sipas tij, citohej se nga Shkodra, Kopliku, Vlora, Fieri etj, do të kishte eksponentë të dhunshëm që do ti drejtoheshin rezidencës së Kryeministrit, Parlamentit, ministrive, por edhe selisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ai tha më tej se, ju kërkoj ndjesë gjithë efektivëve të Policisë së Shtetit për durimin, sepse sipas tij në një vend demokratik garantuesit e rendit të tillë duhet të jenë.

Kreu i policisë: Rama nuk reagoi pas mesazhit tim, por dhunuesit do hetohen.
I kam çuar mesazh Edi Ramës për të tërhequr turmën por nuk pata asnjë reagim”, deklaroi gjatë raportimit të tij para Komisionit Hetimor, Hysni Burgaj.

Më tej, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se, është ngritur padi për të gjithë ata, qoftë politikanë apo demonstrues që i parashikon ligji, por lidhur me eksponentë të Partisë Socialiste, që sipas anëtarëve të komisionit kanë nxitur dhunën, ai tha se nuk janë marrë masa të veçanta.Por sipas tij kushdo që do identifikohet si dhunues do hetohet. Më tej ai tha se në bazë të informacioneve konfidenciale janë kapur eksponentë të cilët do të kishin rënduar më tepër situatën.

Sipas tij pjesa më e madhe e tyre vinte nga Kopliku dhe Shkodra të organizuar në grupe dhe ndërkohë po vijojnë hetimet për lidhjet mes tyre.

Më tej ai tha se është bërë analiza e punës së policisë gjatë 21 janarit dhe sipas Burgaj: “Unë e them me krenari policia ke qenë në nivelin më të lartë të saj me lëvizjet taktike policore, në momente të caktuara”.

Ndër të tjera ai theksoi se, “Në momentin që kam marrë informacionin për viktima, kam marrë në telefon Prokuroren e Përgjithshme për ngritjen e trupit të hetimit të prokurorëve dhe jam informuar se shumë shpejt ka mbërritur në vendngjarje trupi hetimor”.

Gjithashtu Burgaj tha se Policia e Shtetit gjithnjë ka qenë bashkëpunuese me prokurorinë.
I pyetur nga komisioni lidhur me lejen e dhënë për mbajtjen e tubimit, Burgaj pranoi se për datën 21 janar ka patur mangësi.
Ai tha se Policia e Tiranës ka kërkuar numrin, organizatorët dhe një sërë të dhënash të tjera të cilat nuk kanë ardhur deri në momentin e përfundimit të tij.

Pak minuta më parë kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj mbylli rrëfimin e tij para trupit të komisionit hetimor i cili u ngrit nga Parlamenti, vetëm dy ditë pas demonstratës së 21 janarit, por edhe pse kanë kaluar rreth 10 ditë nga ngritja e tij opozita bojkoton punimet.
a.y/NOA

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 05/02/2011. Filed under Çështja 21 Janari 2011. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.