Berisha në komisionin hetimor: Rama, Ruçi e Gjinushi organizuan puçin

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3981
Per 2 ore e 10 minuta, kryeministri Sali Berisha ishte i pranishem ne komisionin parlamentar hetimor te ngritur nga mazhoranca per 21 janarin. Akti me i shumtuar qe prej 1924 e ka konsideruar kryeministri Berisha ngjarjet ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” me shume se dy jave me pare, duke perseritur akuzat per ate qe ai e konsideron grusht shteti te organizuar nga treshja, Rama, Ruçi, Gjinushi.

”Bën një puç, grusht shteti të organizuar nga trojka Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruçi, Skënder Gjinushi për të përmbysur me dhunë pushtetin e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme” tha Berisha.

Duke u rikthyer te ngjarjet e 21 janarit ne bulevardin kryesor te Tiranes, Kryeministri tha se ishin 300 persona sipas tij te mercenare te paguar nga PS per te rrezuar sipas tij pushtetin me dhune.NJe pjese e tyre deklaroi kreu i qeverise ne deshmine dhene komisionit kane qene te pajisur me arme te sofistikuara.

”Rekretuan mercenarët, paguan sipas dokumentave të pakundërshtueshme 200- 300 dollarë vetëm për dhunën, 50-100 dollarë për transportin dhe shpenzime të tjera. u mblodhën për t’u shpërndarë nga baronët e krimit të organizuar në krye të PS Fidel Ylli, Tom Doshi, Sadri Abazi. Me këto para janë siguruar ngarkesat e tritolit, janë siguruar armë të veçanta, kallashnikovë” tha Berisha.

Kryeministri u ka qëndruar deklaratave te bera edhe ne ditet e shkuara, ku sipas tij institucione si SHISH, prokuroria e Pergjithshme apo presidenti i republikes nuk e kane trajtuar si duhet 21 janarin.

”Një faktor tjetër politik i këtij puçi siç do faktohej, prokuroria e përgjithshme do të vendoste arrestimin e të gjithë zinxhirit të komandës së gardës në mënyrë që puçistët të mund të protestonin lirshëm, të demostronin lirshëm kundër horrave të gardës e të pushtonin institucionet. Burime direkt nga prokuroria më informojnë mua se në prokurorinë e shtetit ishte përgatitur grupi i gatshëm i cili në rast se kryeministri nuk do të eleminohej në puç do të merrej me hetimin e tij. Nga prokuroria e shtetit më njoftojnë mua se ky është direkt i prokurores së përgjithshme në bashkëpunim me kreun e shtetit. Gjithçka kombinohej midis prokurores dhe tij. Presidenti i republikës duhet të japë shpjegime” tha Berisha.

Kreu i mazhorancës ka prekur edhe cështjen e tabulatëve telefonikë, të cilat sipas tij faktojnë organizimin e pucit nga krerët e opozitës, përmes lidhjeve të tyre me krimin: “Puçi u paralajmërua gjerësisht nga Rama, Ruçi fhe Gjinushi. Ky i dyti do më kërcënonte në parlament se 21-shi është fundi im. Unë i them tani se 21-shi ishte triumfi im. Ishte fundi juaj, puçistë!”
Rovena Moçka/Alsat

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 05/02/2011. Filed under Çështja 21 Janari 2011. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.