Socialistët e Shkodrës largohen nga PS-ja dhe bashkohen me LSI-në

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4234
Shkodër – Një pjesë e strukturave të Partisë Socialiste në Shkodër kanë deklaruar sot largimin për te Lëvizja Socialiste për Integrim LSI. Në grupin e larguar është dhe ish-kryetari i PS-së, Edip Shiroka, si dhe disa prej figurave të degës së kësaj partie, si Mira Kozmai, Sekretare Organizative e PS dhe Nikolin Dedvukaj, ish-kandidat i PS-së.
Edip Shiroka ka deklaruar se largimi i tij është dhe një shenjë e distancimit nga dhuna e ushtruar nga kryetari i PS-së në demonstratën e 21 janarit dhe nga “bandat e Edi Ramës”.
A.K/Noa
27 Janar 2011

Ju kujtojmë se nuk është e papritur kjo ikje pasi ishte bërë e ditur që në Dhjetorë të 2010-tës.
Lexoni më poshtë:

Ish-kreu i socialistëve të Shkodrës, Shiroka: Krizën në PS e solli Rama, do të ikim tek partitë e tjera. Krerët në rrethe, kundër protestave të Ramës.

Drejtuesit lokalë paralajmërojnë largimin nga partia dhe afrimin me partitë e tjera opozitare, për shkak të politikave vetëpërjashtuese të kreut të PS-së, Rama. Rasti konkret është ai më i fundit, ku ish-kreu i Partisë Socialiste të Shkodrës, Edip Shiroka, deklaroi se me krizën që ka sjellë Rama në parti, shumë prej drejtuesve lokalë të PS-së Shkodër do të lëvizin nga kjo forcë dhe do të bashkohen me partitë e tjera të majta. “Krizën në Partinë Socialiste e ka sjellë Edi Rama për interesat e tij personale. Drejtimi i partisë nga Rama po çon drejt shkatërrimit total të strukturave të PS-së së Shkodrës dhe në këtë mënyrë e vetmja zgjidhje është aderimi në forca të tjera politike të majta, të cilat po tregojnë një nivel maturie në politikë dhe përgjegjshmëri, duke vënë në plan të parë interesat e vendit”, – tha Shiroka. Kështu, një pjesë e mirë e bazës socialiste të Shkodrës, ashtu si edhe rasti i mëparshëm i Gjirokastrës, pritet të largohen nga kjo forcë politike dhe, sipas tyre, arsyeja e vetme e largimit është pikërisht drejtimi i gabuar që po merr kjo parti me në krye Edi Ramën. Në fjalën e tij, Shiroka gjithashtu u shpreh edhe kundër protestave që po zhvillon Partia Socialiste si edhe ndaj sjelljes së Ramës ndaj përmbytjeve, duke akuzuar ashpër atë se kërkon të përfitojë politikisht prej tyre. Sipas tij, rruga e protestave, e ndjekur prej një viti e gjysmë dhe pretendimi për vijimin e tyre, vë në dukje Shiroka, i është kthyer në bumerang PS-së, pasi ka humbur mbështetjen e socialistëve në bazë.

“Nuk ka pse të zhvillohen protesta, pasi në radhë të parë qyteti i Shkodrës ka nevojë për ndihmë, ka nevojë për solidaritet, bashkëpunimin e të gjithëve, në mënyrë që e keqja të jetë sa më pak e dhimbshme. Është hera e parë që Edi Rama duhet të tregonte që sloganin përtej të majtës e të djathtës e ka seriozisht, sepse sot kanë nevojë si të majtët dhe të djathtët. Duhet të ishte këtu në Shkodër, duhet të ishte pranë Shtabit të Emergjencës, pranë njerëzve, komunave të përmbytura gjë që nuk e bën. Nuk e bën se nuk e dëshiron zgjidhjen reale të kësaj situate, zgjidhjen reale të kësaj fatkeqësie apo pjesëmarrjen bashkë me stafin e tij për ndihmën e këtyre njerëzve që janë në nevojë. Por thjesht dhe vetëm do të përfitojë politikisht në kurriz të këtij qyteti që është mbytur”, – u shpreh Shiroka. Ish-kreu i PS-së së Shkodrës u shpreh edhe në lidhje me zgjedhjet e zhvilluara për kryetar partie në këtë qark, të cilat, sipas tij, kishin parregullsi të mëdha, si në listat e votuesve, ashtu edhe në përjashtimin e figurave historike të Partisë Socialiste në Shkodër. “Parregullsia vjen që te hartimi i listës së asamblesë së Bashkisë Shkodër. Pra, janë futur apriori mbi 50 emra pa qenë në Asamblenë Socialiste në të njëjtën kohë që janë hequr 30 apo 40 emra që janë emblema e PS-së në këtë qytet”, – nënvizoi Shiroka.

Gjithashtu ai nënvizoi se edhe koha e zhvillimit të këtyre zgjedhjeve, kur Shkodra po përjeton një situatë emergjente, ishte krejtësisht pa sens dhe kjo u bë, sipas Shirokës, thjesht nga oreksi i kryetarit Rama për të shkatërruar strukturat e PS-së në Shkodër dhe vendosjen në krye të tyre të besuarit e tij. “Ishte krejtësisht pa sens bërja e zgjedhjeve në qytet me procedurë të përshpejtuar, në kohë krize, në kohë emergjence, katastrofe natyrale. Kjo zgjedhje ishte thjesht dhe vetëm për të plotësuar oreksin e Edi Ramës në punën e tij drejt shkatërrimit total të strukturave të PS-së në Shkodër dhe kalimin e tyre në rresht-komandë nën drejtimin e tij, me njerëzit e besuar të tij, të cilët nuk kanë lidhje me PS-në dhe me të majtën këtu në Shkodër. Duke mos njohur asnjë rezultat të kohëve më parë, por thjesht dhe vetëm për të krijuar një grup mbështetës të shkatërrimit të së majtës në tërësi”, përfundoi ish-kreu i PS-së së Shkodrës Edip Shiroka.
Gëzim Saliu/Gazeta Standard
10 Dhjetor 2010

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 28/01/2011. Filed under Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Socialistët e Shkodrës largohen nga PS-ja dhe bashkohen me LSI-në

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.