Si fitoi rrjeti Facebook 1.86 miliardë dollarë në vitin 2010?

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 6281
Facebook mori 1.86 miliardë dollarë përfitime nga reklamat gjatë vitit 2010 dhe pjesa më e madhe e këtyre përfitimeve nuk vijnë nga reklamat e emrave të mëdhenj.

Sipas një raporti nga AdAge që i vlerësoi të ardhurat nga eMarketer, 60 përqind (1.12 miliardë dollarë) e fitimeve të arritura për rrjetin e njohur vijnë nga ndërmarrjet më të vogla. Këto ndërmarrje janë të llojit që duan të paraqesin veten dhe të kundërshtojnë një agjensi për reklama.

AdAge tha që një vit më parë, ndërmarrjet e kësaj madhësie llogaritën afër 50 përqind e shitjeve të reklamave në Facebook.

“Këta reklamues janë vërtet duke rritur dukshëm Facebook-un,” tha Debra Williamson, një analiste nga eMarketer, për AdAge. “Ata blejnë reklamime në madhësi. Ata e kanë bërë këtë për vite në Google dhe tani ata janë duke e vendosur atë përvojë në Facebook.”

Si kundërshtim i kësaj, Facebook fitoi 740 milionë dollarë nga emrat e ndërmarrjeve të mëdha si Coca-Cola, Proctor & Gamble dhe Match.com në vitin 2010. Në fakt, AT&T dhe Match.com janë ende dy reklamuesit më të mëdhenj në faqe.

Google tani është si reklamuesi i pestë në Facebook. Është pak ironike të merret parasysh që ka ende inat gjatë dy viteve të kaluara, duke filluar kur Google i bllokoi përdoruesit për të importuar shokët në Facebook nga Gmail. Facebook pastaj largoi të gjitha përmendjet e importimeve të kontakteve me Google nga veçoria “Gjeni shokët tuaj”. Gjithashtu është këshilluar që sistemi i porosive që Facebook e ka improvizuar, që doli në nëntor, do të mund të bëhej si mposhtës i Gmail, por themeluesi i rrjetit Facebook e mohoi atë gjë.

Pa marrë parasysh ndryshimet në mes tyre, rritja e reklamimeve të ndërmarrjeve të vogla në Facebook tregon ngjajshmëri në mes rrjetit Facebook dhe makinës kërkuese Google, tha AdAge.

Rritja e përfitimeve nga Facebook nuk ka prekur edhe aq shumë tregun që ka Google; AdAge tha që gjiganti i internetit merr më shumë se 2 miliardë përfitime për çdo muaj. Sidoqoftë, Facebook është duke e zgjeruar rritjen. Tani ka pesë përqind të shpenzimeve të kryera për reklama në ueb dhe AdAge tha që shkalla do të mund të rritet në 8 përqind gjatë këtij viti.

Vlerësimet e bëra nga eMarketer për përfitimet nga reklamat në Facebook gjatë vitit 2010 janë duke treguar një rritje të dukshme të faqes. Ndërmarrja parashikoi që Facebook mori 740 milionë dollarë në shitjet botërore në vitin 2009. Numrat në vitin 2010 tregojnë një rritje për 86 përqind vit-për-vit.
Pcworldalbanian

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 21/01/2011. Filed under Interesante. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Si fitoi rrjeti Facebook 1.86 miliardë dollarë në vitin 2010?

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.