- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 3912Pellasgët dhe shqiptarët
Sinteza e leximit të librit shkencor historiko – filologjik ’’Shqiptarët dhe problemi pellasgjik’’ të filologut historian Spiro N.Konda të diplomuar në Universitetin e Athinës.
Botuar në korrik të 1964 – Korçë.
Unë pata fatin të lexoja kët libër fondamental të madh dhe shumë e dëndur me dokumenta. Në fletoren time veçova shënime nga të gjitha pjesët kryesore të librit, kryesishtë kam sjellë skeletin e veprës së Prof.Kondos.
Nuk ashtë punë e lehtë, por po e sjellë në faqen e internetit për ju ashtu të konspektuem qysh më 31 mars 1982 nga dora jem me lapsë në letër.
Ju mund të lexoni dhe të mësoni për temën ma të bukur të historisë gjenezës shqiptare.
Për dijeni unë kam krye shkollën e mesme teknike dhe dy vjet në fakultetin e ingjinerisë elektrike. Ajo që më shtyu shumë ishte dashnia dhe detyrimi për ta ditur gjenezën shqiptare.
Libri
Pjesa e parë
Kapitulli i I-rë
Mendime të çfaqur nga historianë, filologë, gjuhëtarë mbi origjinën e shqiptarve dhe të gjuhës
shqipe.
Historianë bizantinë të shek.XIII, XV, XVI i quanin shqiptarët Arvanitas, Ilirius, Alvanus, Trivallus, Skithas, Kroatius, Polanius, dhe Sarmatas.
Leibnitzi në vitin 1768 thoshte se shqiptarët janë keltë nga gjuha gjermane dhe franceze.
Johan Thummanni, profesor në Leipcig në vitin 1774 I quante shqiptarët pasardhës të ilirve të Gencit, të Teutës dhe të Pirros.
Malte Bruni, historianë francez në vitet 1808 për shqiptarët thoshte se janë pasardhës të ilirve.
W.M.Leake në vitin 1814 thoshtë për shqiptarët se janë ilirët e vjetër.
Konsulli francez në Shqipëri i konsideron shqiptarët skithas, të cilët nga Albania e Kaukazit u shpërngulën në kohë shumë të lashta dhe erdhën në Albaninë e Europës ku banojnë sot.
Fallinerayeri, historian gjerman në vitin 1857 shkruan se qysh prej çfaqjes së kombit e deri te koha e Skenderbeut – Gjuha shqipe nuk ngjet as me greqishten, as me turqishten, as me dialektet sllave që fliten sot në jug të Danubit.
– Në kohët e erë së vjetër asgjëkundi nuk përmëndet as kombi shqiptar e as atdheu i tyre.
– Origjina e këtij popullit dhe gjuha diskutohen tepër etj.
Dr.Eqrem Çabej pohon në 1936 tre teori mbi origjinën ipotetike të gjuhës shqipesi;
– Gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja.
– Gjuha shqipe rrjedh nga thrakishtja
– Gjuha shqipe është përzjerje e ilirishtes me thrakishtes.
Por çështja e gjuhës shqipe mbetet problem i pazgjidhur siç thotë Eqrem Çabej në veprat e tij, mbasi nuk dihet ende origjina e gjuhës dhe e shqiptarve.
N.Frashëri, shkrimtar pohon se romakët ishin farë e pellasgëve. Grekët erdhën nga Egjypti, prej Finikut.