- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 2439Deputeti zviceran thotë se është penduar për akuzat e artikuluara në raportin e tij dhe se zgjedh të justifikohet duke deklaruar se objekt i akuzave të tij nuk ka qenë Hashim Thaçi dhe UÇK, por eksponentë të tjerë që u angazhuan në mënyrë të lakmueshme…
Raportuesi zviceran, Dik Marti, ka folur për herë të parë në një media shqiptare duke deklaruar se nuk e fajëson drejtpërdrejt kryeministrin e Kosovës për trafikim organesh dhe për të lufta e UÇK-së nuk është kriminalizuar. Në një intervistë ekskluzive për “Albinfo” në Zvicër, Marti rrëfehet për herë të parë me tone të zbutura karshi shqiptarëve. “Millosheviçi zbatoi politikë spastrimi kriminal dhe unë nuk e kam kundërshtuar Pavarësinë e Kosovës”, e nis ai intervistën. Duke shtuar se UÇK-ja nuk po kriminalizohet apo kritikohet dhe se Thaçi s’është implikuar drejtpërdrejt në trafik organesh.
“Krimet janë bërë nga disa kosovarë dhe jo nga kosovarët, ndërsa koha do të jetë në favor për të kuptuar raportin. Unë mbetem një mbrojtës profesionist i të drejtave të njeriut”, shtoi ai. Raportuesi zviceran, Dick Marty, thotë më pas se nëse lexohet me kujdes raporti, nuk thuhet në asnjë rast se Thaçi është i implikuar drejtpërdrejt në një trafik organesh, por thuhet se njerëz shumë të afërt të Thaçit janë të përfshirë. “Nuk them se bëhet fjalë për qindra transplantime të paligjshme. Flas vetëm për një grusht rastesh”.
Kështu Marti është rrëfyer për një media shqiptare në Zvicër, duke theksuar leximin me kujdes të raportit të tij. Më pas, Marti thekson se UÇK-ja nuk kriminalizohet apo kritikohet por ka anëtarë të UÇK-së që u angazhuan në mënyrë të lakmueshme për atdheun e tyre. Ai kujton periudhën e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë teksa kritikon politikën e Sllobodan Millosheviçit duke e quajtur si kriminale, të marrë, absurde dhe spastruese e shqiptarëve. Raportuesi i cili ka shkaktuar një debat të gjerë thekson se nuk e vë në diskutim Pavarësinë e Kosovës, e cila sipas tij nuk duhet të vihet në dyshim. “Përsa i përket pavarësisë, unë nuk e kam kundërshtuar asnjëherë pavarësinë si të tillë, kam kundërshtuar dhe kritikuar nga pikëpamja juridike, duke u mbështetur në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme, bazuar mbi vlerësimet juridike të profesorëve të njohur ndërkombëtarisht”- ka theksuar Marti. Ai ka shtuar se ky raport nuk kanë qenë kurrë dhe nuk duhet kuptuar kurrë si kundër bashkësisë kosovare, ose kundër bashkësisë shqiptare.
“Unë nuk jam përgjegjës për titullin, ky më është caktuar. E tëra është nisur nga deklaratat e zonjës Del Ponte. Unë kam qenë shumë i habitur nga deklaratat e saj. Doja ta dija se përse dikush i cili kishte një përgjegjësi juridike në rajon bën deklarata të tilla, dhe nuk i bën në momentin kur ajo ishte e ngarkuar me këtë dosje, por kur ajo u largua nga funksioni, dhe përveç kësaj, i bën përmes një libri”, shtoi ai. Në fund, në intervistën e dhënë Albinfo, Marti thotë se është i vetëdijshëm që me këtë raport i ka hapur vetës vetëm telashe dhe se pasur parasysh se me një raport të tillë nuk merr asnjë rrogë.
Gazeta Dielli
One Response to Dick Marty pendohet?