Diana Jup Kastrati – Anti –’’Mitit’’ TË Skënderbeut

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 19751
Përshtypje për Emisionin e orës 14: 00 të TVSH.
Si u trajtue ”17 janari i 2011 në Përkujtimin e Vdekjes të Skënderbeut të 17 janarit 1468 nga Osman Mula i TVSH?

Po shikoja emisionin e pasdrekës të orës 14:00 të datës 17 janar 2011 emisionin ’’Data 17 janar 1468 Dita e vdekjes së Skënderbeut’’.
Në kët emision ishin ftuar intelektual, skulptori i Monumentit të Gjergj kastriotit në Peshkopi një shkodran, antropolog, një analiste dhe njohëse e Skënderbeut, një profesor i letërsisë,…
Biseda e pjesmarrësve evidonte sipas vështrimeve të profesioneve tyne kryevlerat e Heroit Kombtar – Skënderbeu.
Papritur duket në ekran Diana Kastrati e njohur si pedagoge e antroplogjisë, e alarmuar, e shqetsuem dhe u kërkon pjesmarrësve që ta fusin në sinkron me temën. Aty u ripërsëritën qendrimet e larta dhe tepër profesionale që demostruen me një njohje të shkëlqyeshëm për Skënderbeun para zonjës të alarmuem Diana Kastrati.
Menjëherë e revoltuem lëshoi me vrull nga goja e saj teorinë e oliverave otomanë me teorinë e kundër-mitit të heroit kombtar Gjergj Kastriotit Skënderbe.
Menjëherë u lidha me miqë e mi për me ditë se e bija e kujt asht Diana mbasi nuk e kam njohë babën e saj.

– Pak hyrje për Diana Kastratin

Zonja Diana shprehu nëpërmjet manovrave të tipit oliverave otomanë antipatinë gjoja për mitin që koha mbi 5 shekuj e ka ba. Kjo cënoji botërisht Heroin Skanderbe, heroin e popullit shqiptar ma të dashtun dhe mue si pjesë e popullit tem, si stërnip i Tij nuk due të marr shpatën sikurse veproi zonja Kastrati ndaj pjesmarrësve të debatit për 17 janarin e 1468, sa majtas e djathtas me një mëndje-lehtësi të pashoqe. Por në fakt kjo kishte një mllef që brezi i sundimtarve të ish komunizmit nuk përfilleshin nga populli e prandaj e nxorri ky emision. Më rezulton se kjo gjeneratë i këtij formati mjeranësh anadollakësh që don Zoti nuk janë shumë por nuk duhen anashkalue sëpaku më duhet të shprehem;

Kush asht kjo zonjë që gërthet para TVSH për ’’mitin’’ e Skënderbeut?
Përse e urren Skënderbeun?






Diana asht e bija e prof. Jup Kastratit nga Shkodra, e datëlindjes 2 maj 1967(2.5.1967), banon në Tiranë dhe si bija e Jupit dyert i ka të hapun në postet e universitetit. Due t’i kujtoj lexuesit se Jupi ishte një nga bashkëthemeluesit me prof. Vehbi Balën(që ka për djalë, gazetarin e TVSH – Agron Balën – që fyen shum personalitete me prirje të djathta, duke i paragjykue si dikur,….) të Muzeut Ateist në Shkodër në periudhën e viteve 1973, unike, e vetmja Muze në botë, ku në qendër të saj ishte Demaskimi i Klerit Katolik me Martirët e Kombit të shumta si Reaksionare, si antimarksiste, si kolaboracioniste, si antishqiptar, anti – enver hoxha etj,……

Ju nuk mbani përgjegjësi për bëmat e babës t’uej, porse ju jeni bija e pinjollit të klanit antiklerikal katolik të Shqipërisë.
Dhe ju nuk vazhdoni ma betejën kundra Klerit Katolik se vdiq ajo kohë e lavdishme e babës tand. Por pasi baba i juej kreu në jetën e tij një mision unik në botë, antihuman, antiklerikal, kundër shqiptarve që nuk ishin në një fe me prof. Jup Kastratin, ju keni nxjerr shpatën otomane tashmë kundër Vertebrës së Historisë së një Kombi, kundër Heroit Legjendar – Skënderbeu në emën të mitit të oliverave,….
Populli e din se ty nuk të brengosë, të shqetson si pedagoge miti, por Cfaroja e Skënderbeut nga Libri i Historisë Shqiptare. Ti andrron me sy hapur që të ndalen libra, kangë e vjersha për Skanderbeu. Ti andrron të ndërtosh sikurse baba yt një Muze kundër Skënderbeut si Njeriu që për 25 beteja shkatrroi ushtrinë dhe andrrën otomane, e pushtimit të mënjëherëshme. Mos ndoshta nga dëshpërimi që erdhi demokracia andrron ta ripushtoi otomanët. Kjo sheh andrra me një klubë me sy hapur dhe jo shqiptarët.
Kjo kohë nuk vjen kurrë se jemi në NATO!

Prandaj riorentoji vektorët e mbrapshta. Mjerë ata studenta që i mëson ti me teorinë otomane????

Si ka mundësi që regjizori i TVSH – Osman Mula solli nëmes të emisionit zj. Diana Kastrati, ku kjo solli një kaos në mjedisin e audiencës së ftuar me teorinë e oliverave otomanë mbi gjoja cmitizimin e figurës së Skënderbeut si dhe po kjo TVSH nuk transmetoi asnjë program mbi Skënderbeun prej Malit të arkivave që disponon deri në orën 24:00 të dt. 17 janar 2011?

Unë e bazoj ardhjen e papritun të zj. Kastrati në Emisionin e TVSH si e porositun nga regjizori i emisionit Osman Mula sepse kjo zonjë nuk sqaroi të pranishmit për vonesën sikurse asht ba rregull nga miqtë e emisionit.
A e nderon Petrit Becin – drejtor I pergjithshëm I TVSH që e ka kthye në një klubë shokësh interesash shijesh e paragjykimesh fetare, politike, krahinore dhe aftësie.
E di që ky konstatim i jem si shikues I TVSH injorohet sikurse injorohen kangtarë dhe aktorë të mëdhenjë shqiptarë sepse synojnë ta shndrrojnë ekranin në transmetim të njerzve të familjes dhe miqve tyne. Vazhdoni se edhe komunizmi do kishte pasë lakmi për mënnyrën si e trajtoni ekranin.
Turpë TVSH – ja të keni që lejoni arrogante pedagoge si zj. Diana Jup Kastrati të shkaktojë anarki, mllefe e kaos, për ta destabilizue dhe mbjellë urrejtje ndaj Skënderbeut në ekrani e TVSH-es sikur të ishte TVSH e otomanëve dhe jo e Shqiptarve!
Turp për regjizorin Osman Mula!
Ishalla ndodh edhe njëherë, do ta baj problem deri në qeveri, parlamentë e kudo. Nuk ju lejon kush që të përdhosni edhe ekranin se asht e shqiptarve dhe jo e një klani nga Shkodra sic jeni;

– Petrit Beci – Drejtor i Përgjithshëm i RTVSH – Podgorican
– Osman Mula – regjizor kryesor i programeve – nga Gjakova
– Agim Culiqi – shefi i humorit – nga Podgorica
– Davis Tukic – shefi i muzikës – Podgorican
– Agron Bala – gazetar kryesor, biri i prof. Vehbi Balës që bashkëthemeloi me prof. Jup Kastratin në vitin 1973 të parin Muze Ateist në bote – mu në qytetin e Shkodrës – kundër Klerit Katolik.
A doni ma????????

TVSH e ka marrë peng ky grupë nga Shkodra dhe nuk e lejnë me ecë përpara, por e kanë shndrrue në një tortë familjare sipas bindjeve fetare, politike, interesa ekonomike e biznese të paDUKËSHME FAMILJARE.

Libri e Oliver Shmidtit i zhbërjes së Gjergj Kastirotit gjoja në në emën të Mitit – Skanderbe – Si teoria ma reaksionare dhe otomane e zonjës Diana Kastratit për Historinë e Skënderbeut

Jua vendosa kët bijë Diana Jup Kastrati nga Shkodra, se sot më datën 17 janar të 2011 – Dita E Përkujtimit të Vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skanderbe u thirrë me telefon nga regjizori Osman Mula nga Gjakova, por i lindur në Shkodër, që në vitet 1972, 1973 nuk ju prekë asnji qime floku nga ”prerja e kokave” të bandës së komunizmit dhe ende qendron si mbret në kët TVSH dhe vjen mbasi u krye një pjesë e Emisionit për kët Përkujtim të Skanderbeut vjen Diana Jup Kastrati dhe deklaron midis intelektualve pjesmarrës krejt kundërt nga pjesmarrsit ”Teorinë antishqiptare të Oliver Shmidtit mbi Skënderbeun”;

Zj. Kastrati – Libri i O.Shmidit ashtë në rregull,…

Ja se si e nisë pedagogia e antropologjisë zj. Kastrati teorinë otomane të risjellë nga oliverat duke gjetë modelet e dianave, klosave, lubonjave,…..para ekranit të TVSH:

Libri i O. Shmidtit ashte në rregull, shumë mirë ka shkrue për mitin e Skënderbeut. Nuk jam kundra tij se sistemi komunist e mitizoi për qëllimet e veta. Ka ndonjë gja të vogël që duhet pa, por në tansi asht normal,…
Skënderbeu asht mitizue dhe ne duhet ta cmitizojme, ta demontojme. Nuk kemi ende një libër për Skënderbeun, ku miti të mos shifet se asht e neveritëshme.
Jam e tronditun se studentët e mi jua asht mbushë koka, u asht ba koka daulle, na u mbushë koka gjatë komunizmit sikurse plotë e për plot me mitin e Skenderbeut. Nuk durohet kjo lloj sjellje nga SHKENCA.
Mua si ndëgjues nuk më habiti sepse kjo zonjë asht pasqyrë e formimit të babës vet, që në kurikulum ka njollë që duhet rishqyrtue në mesin e kontributeve shkencore të tij.
Kur ndeshi zonja Kastati rezistencën e logjikës së fakteve dhe revoltën ndaj teorisë së Zhbërjes së Skënderbeut nga Historia e Shipnisë menjëherë e mbërtheu një tërbim të pashoqe, lëshoi vikamë, dhe kët sentencë:

Fragmente nga shprehje otomane

”Shqiptarve u pëlqen miti. Miti asht andërr e shqiptarve, nuk mund të flejnë pa mite dhe kështu po ndodh edhe me mitin Skënderbeu prandej kush ka qejf le të jetoji me trille mitologjike, por shkenca nuk e pranon: deklaronte Diana Jupi me terma të zgjedhura shkencore tanë pompozitet.

Cila shkencë dihet se nuk e pranon ”mitin” e Skanderbeut????

Këta janë monstrat që na i la nëpër kambë Otomanët, kur u shporrën dhe na lanë Shqipninë një tokë e shkretuem, e grabitun, me vese, botëkuptim shtazor që ende nuk po integrohemi me portretin e familje europiane të para 1468.
Shifni sjelljet e dy krahëve të politkës sipas mendësisë komuniste – otomane prej 1944 e deri më sot më 17 janr 2011, ku përkujtojmë me Mirënjohje Për Burrin e Madh të Historisë Anti-otomanin – Gjergj Kastirotin – Skanderbeg.

Injorimi me neveri i zj. Diana Jup Kastrati nga pjesmarrsit intelektual të emisionit të TVSH

Por askush nuk e ndëgjoi, nuk u përfilli, e injoruen botnisht zonjën anadollake. Fliste kjo zonjë me një kompetencë sikurse të ishhte mbi kalë me shpatën e Otomanve, sikur të ishte në epokën e babës vet. Di të them se ajo kohë ku familja e saj shijoi lëngun e sistemit të krimit nuk e kishte lejue të fliste, por koha e komunizmit u zevendsue me kohën e otomanisë për të dhe atyne kundra Skënderbeut.

TVSH ashtë otomanizue

Diskutantët antropolog, profesora e hodhën me neveri sjelljen e kësaj shoqe Diana Jup Kastrati, që e pruri me të shpejtë gati në mbarim të programit, regjizori shkodran Osman Mula, sic duket ësht në një linjë me Diana Kastratin për Skënderbeun. Ndoshta u ndje keq edhe drejtori TVSH, shoku Petrit Beci, ish drejtor institucionesh në periudhën e komunizmit, nga bashkëbisedimi i audiencës në Kryevlerat e Skënderbeut. Nuk e di se si ta kuptoj kët ftesë të papritun ku biseda po shkonte shumë mirë midis profesorve, skulptorit, analistes dhe antropologut me shfaqje me një qendrim radikalist e tipit jo turk, por osman, otoman me një mllefë të brendshme, gja që tensionoi dhe la një gjurmë të shëmtuem para audiencës dhe shikuesve të televizionit TVSH. (Për dijeni kët ditë nuk u dha asnjë material sëpaku një foto nga Mali arkivave për Skënderbeun nga drejtori Petrit Beci, regjizori Osman Mula, gazetari Agron Bala). Prandaj nuk gaboj të konkludoj se për fatin e keq të shikuesve të TVSH e kanë otomanizue institucionin e TVSH sipas shijeve otomane të presidencës Bamir Topi, kryeministrit Sali Berisha dhe klubit pseudo-intelktual të antiskënderbeut të ish nomenklaturës komuniste)
Dhe m’u kujtue se kjo zonjë i ka shërbye shkëlqyeshëm padronit të antiskanderbegut një farë intelektualit antishqiptar Oliver Shmidt dhe otomanve në Shqipëri dhe në Turqinë e Vjetër Aziatike.

Sikur kjo zonjë e bija e Jup Kastratit të fliste një dicka konstruktive sikurse shpresuen kolegët për Skënderbeun do të mirëkuptohej. Por në teorinë e saj për ”Mitin” e Skënderbeut nguli kambë deri në fund në teorinë e Shmidtit. Sikur të ishte para shkrimtarit Kadare do të merrte një Pergjigje të Merituar. Kjo grua vulosi përjetsisht si i jati i saj tiparin e Anti- Skënderbeut. Kjo asht një medalje që me dorë të vet e vendosi në gjoksin e saj.
Kjo zonjë dëshmoi botërisht para ekranit se ishte dhe mbeti në Klubin e të ashtuquajturve Intelektualë, që pinë kupën e mjaltës sistemit ma diktatorial në botë kundër Heroit dhe Strategut të Historisë në Shekuj.

Propoganda dhe qellimi i zj. Diana kundër Skënderbeut e pafalshme

1.Ti je e re në moshë dhe atë propogandën që bane në emision se PPSH-ja e ka mitizue Skënderbeun dhe periudhat e vjetra si ilirët e ,….i kanë mitizue, sikur s’ka si Skënderbeu në botë, s’ka si Ilirët në botë etj, përralla plot shpifje dhe mjaft dashakeqëse kundër Skënderbeut. Unë t’i hedhë me neveri mashtrimin tënd për mitizimin që i bani PPSH figurës së Skënderbeut.

2. Unë di të them se nji qëllim kishe ti dhe ata që të prunë në emision me ngut për të shtypë ”revoltën” ndaj atyne që Rivlersonin Skanderbeun. Dhe kët shpat nxorre prej këllëfit tand dhe të atyne që të prunë me ngutë ishe e ndryshkun dhe nuk preu kokat.
Ku e kishe qellimin ti dhe ata, që…derdhe gjithë atë vrer, helm, mllef për gjoja mitizimin ndaj Skanderbeut?
Ti dhe ata që të prunë kishit qellim që ta zhbanit Figurën Heroike të Kombit nga Historia nga ekrani i TVSH sipas padronve të Otomanëve që janë ringjallë në Turqi dhe fshehesh para një farë mjerani, dordoleci O.Shmidtit. Ti dhe klubi i antiskënderbeut përjetoni pas rrëzimit të komunizmit me haremet e otomanëve. Nuk e doni Shqipërinë të lirë pas komunizmit, tmerrohesh deri në verbësi për demokracinë e popullit shqiptar duke sulmue trungun e e Historisë së një Kombi që i kaloi në luftë, në lavdi, në rezistencë, në mjerim, por në sytë e saj rrezatojnë andrrën e zezë për ta parë vendin nën hanxharët e otomanve. Kjo asht eksrakti i teorisë tande sëbashku me pseudo-intelektualë mediokra, të jashte-kohës, të mesjetës. Je e tronditun se koha e baballarëve të ishave që ende nuk po ndëshkohen, nuk po i nderon askush, por me neveri vjen e gjen ekranin e TVSH dhe nën maskën e mitave, e legjendave sulmon popullin e lirë nga hanxharët e komunizmit. Prandaj si ndëshkim e meriton sipas mllefeve t’ueja që t’i hidhen zinxhirë tjera nën kambë prej otomanve.
[b]Ti dhe të tjerë që janë pak punoni që të veni në jetë andrrën e instalimit të Mendësisë Otomane në studenta dhe në popullin shqiptar!
Je e dështuem, gjej atraksione tjera se kjo ka një fund;

Krizë! Krizë! Krizë!

Oliveri të tatoji ty dhe një grupi të ashtuquejtun intelektualë zemrekun e vetedijes kombtare që e kishit nën zero.
Unë di të them para publikut për Skënderbeun se;

– Se deri në vitin 1964, pra pas 20 vjet clirim u përkthye Historia e Skënderbeut” nga Stefan Prifti prej latinishtes, që asht Historia burimore bazë për Skënderbeun në gjithë botën.
A thue kjo vonesë skandaloze, të turpëshme e të pa-pranueshme e PPSH ishte mitizimi i PPSH zonja Diana Jup Kastrati?

– Skënderbeu nuk kishte Shtëpinë muze deri në vitin 1968 dhe pas këtij viti u ngrit një Muze sic asht në Krujë. Pra pas 24 vjetësh kryeheroi ynë Skënderbe nuk kishte Muzeun e vet, ku sapo morrën pushtetin ngritën me qindra muze për luftën nac-clirimtare.
Përse nuk u bë e para Muzeu i Skenderbeut e mandej muzete e partisë punës zonja Diana? A thue kjo asht edhe mitizim i PPSH ndaj figurës Skënderbeut?

– Prej 1968 nuk asht përmend Skënderbeu deri në vitin 2009, pra 41 vjet
u harrue. A thue quhet kjo heshtje e shoqërisë dhe institucioneve akademike mitizim zonja Diana Jup Kastrati?

A të duket e bukur, kur njëfarë zvicerani, Mësuesi shpirtëror i Klubit të ashtuquejtun intelektual, njësoj historiani O.Shmidt, kur hodhi në vitin 2009 një libër kundër Skënderbeut të miratuem nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë si Heroi Kombtar i Shqipnisë??????

Disa këshilla për zj. Diana Jup Kastratin, pedagoge

Unë si shikues dhe qytetar i Shqipnisë të këshilloj zonjën Diana Jup Kastratin:
– Lexo mirë Historinë e Skënderbeut me autor At Marin Barletit pa shpirtin e Oliverave Shmidt dhe atë otoman!
– Lexo mirë dhe jo përmbysë intervistën e Ismail Kadaresë ”Mbi Skënderbeun pa shpirtin e Oliverave Shmidt dhe atë otoman!
– Lexo poemën e Longfelloit ” Për Skënderbeun”!
– Lexo librat e bektashiut Naim Frashërit dhe kryepopit Fan Nolit ”Historia e Skënderbeut” pa shpirtin e Oliverave Shmidt dhe atë otoman!
– Lexo Librin dhe ndëgjoji Kangët e Popullit Shqiptar për Skënderbeun pa shpirtin e Oliverave Shmidt dhe atë otoman.
– Mos harro se koha ka lëviz edhe pse akrepat e tu kanë mbetë qysh me vdekjen e Enver Hoxhës. Ki respekt për të Vërtetën dhe për Historinë e Popullit Shqiptar!
– Mund të jetosh në Turqinë e vjetër aziatike ose në botën arabe ti sëbashku me ata që të prunë me ngut në ekranin e TVSH!
Lëreni të qetë popullin shqiptar, studentat që ju i injektoni djallzisht prej plehrave otomanë!
Mjaftë Shqipëria me kësi portrete otomane./Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 18/01/2011. Filed under Analizë,Gjergj Kastrioti(Skënderbeu). You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

4 Responses to Diana Jup Kastrati – Anti –’’Mitit’’ TË Skënderbeut

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.