Përgjimi, BE: Prokuroria të bëjë hetim të paanshëm

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1732
Pranimi i dorëheqjes së Metës, BE mbështet Berishën. Dorëzimi i imunitetit, Butler: Inkurajuese
Brukseli i bën thirrje organit të akuzës që të përcaktojë vërtetësinë ose jo të videos së publikuar pak ditë më parë nga një emision investigativ, në një kohë kur po hidhen dyshime të forta për një trukim të mundshëm të materialit. Zëdhënësja e KE-së për Zgjerimin, Natasha Butler, kërkoi dje nga Brukseli ndëshkim të gjithë personave që do të shpallen fajtor nga drejtësia. Në fjalën e saj, znj. Butler vlerësoi gatishmërinë e z. Meta për të dorëzuar imunitetin përballë hetimit, por po ashtu shprehu konsideratë të veçantë dhe për Kryeministrin Berisha, i cili pranoi vendimin e ish-zv.kryeministrit. “Ne mbajmë shënim vendimin e Kryeministrit Berisha për të pranuar dorëheqjen e parevokueshme të z. Meta si zëvendëskryeministër.

Z. Meta dërgoi gjithashtu një letër ndaj kryetares së parlamentit duke njoftuar se heq dorë nga imuniteti i tij si deputet. Komisioni mirëpret çdo hap që ndihmon punën e hetimit dhe të ndjekjes, si një kontribut pozitiv për forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Komisioni pret tani që sistemi ligjor në Shqipëri të funksionojë tërësisht në mënyrë të paanshme. Puna duhet bërë pa asnjë pengesë drejt një hetim të shpejtë dhe efikas, që duhet ndjekur nga Prokuroria, nëse janë me vend, si dhe nga ndëshkimi i të gjithë personave që do të shpallen fajtorë”, – u shpreh Natasha Butler. Zëdhënësja e KE-së theksoi se çështja e një gjyqësori të pavarur dhe lufta ndaj korrupsionit janë mjaft kyçe për ecurinë e Shqipërisë dhe anëtarësimin e saj në BE, ku edhe një herë ajo përsëriti qëndrimin mbështetës së KE-së ndaj Kryeministrit Berisha dhe qeverisë së tij.

“Çështja e një gjyqësori të pavarur dhe zbatimit të shtetit ligjor janë aspektet kyçe të kriterit politik për sa i takon procesit të anëtarësimit në BE. Shqipëria aplikoi për këtë anëtarësim dhe duhet t’i zbatojë plotësisht këto aspekte. S’mund të shtoj asgjë më shumë përveç çfarë thashë se ne mbajmë shënim pranimin e dorëheqjes nga Kryeministri. Është vërtet shumë e rëndësishme që të gjitha aspektet e përmendura aty, të trajtohen në drejtësi të plotë e të pavarur, brenda sistemit ligjor që ekziston në vend, në mënyrë që të zgjidhet çështja e luftës ndaj korrupsionit dhe Shqipëria dhe të përmbushet synimi për të hyrë në BE”, – u shpreh Butler. Gjithashtu, zëdhënësja e KE-së për zgjerim shprehu gatishmërinë e institucionit që ajo përfaqëson për të ndihmuar Shqipërinë në anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

“Një nga kriteret kyçe është ai politik, ku çështja e drejtësisë është thelbësore, është thelbësore për të gjithë qytetarët shqiptarë, sepse askush nuk është mbi ligjin. Të gjitha vendet duhet të fokusohen në përmbushjen e kritereve dhe jo momentin, pasi flitet për reforma strukturore që nuk mbyllen brenda një kohe të shkurtër. Ne këtë drejtim, Komisioni Evropian është gati t’ju ndihmojë, si një vend potencialisht kandidat, për këto reforma, por i takon Shqipërisë të jetë në lartësinë e pritshmërive për t’u bërë anëtare e plotë në BE-së”, – nënvizoi Bluter.
Gëzim Saliu/Gazeta Standard

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 17/01/2011. Filed under Bota Aktuale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.