- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 8193Është bllokuar mesditën e djeshme qarkullimi i makinave për në sheshin “Skënderbej”. Për të disatën herë bashkia, pa lajmëruar, ka vënë në provë durimin e qytetarëve, duke vijuar punimet në këtë shesh. E trumbetuar për nisjen e fazës së dytë të punimeve, dje ky institucion ka vënë në zbatim projektin për bllokimin e sheshit. Devijimi i ri trafikut ka çorientuar drejtuesit e makinave, të cilët janë gjetur përpara një të papriture, duke bërë që në vetëm pak orë trafiku të rikthehet në qytet. Ndërkohë që kalimi nga rruga e sheshit lejohet vetëm për transportin publik dhe ato që shërbejnë për pastrimin e qytetit. Kështu, mjetet që do të vijnë nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, për të kaluar në sheshin “Skënderbej” do të devijojnë majtas dhe djathtas në bulevardin “Zhan d’Ark” dhe “Bajram Curri”.
Mjetet nuk do të kalojnë më në aksin midis Bankës së Shqipërisë dhe selisë së PS-së, por do të qarkullojnë duke ardhur rrumbullak në krahun ku sot kalon rruga “Myslim Shyri”. Nga ana tjetër, të gjitha mjetet, që sot kalojnë në krah të bashkisë dhe xhamisë, do të kthehen djathtas, duke marrë rrugën “Abdi Toptani”, që kalon përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe del te monumenti i “Partizanit të panjohur”. Mjetet, që aktualisht kalojnë përpara xhamisë për të përshkuar sheshin, do të kalojnë në aksin e hapur pas Pallatit të Kulturës. Përjashtim nga e gjithë kjo skemë lëvizjeje do të bëjnë mjetet e transportit publik, të cilat në aksin veri – jug, do të kenë korridor të lirë, pasi do të mundësohet një rrugë posaçërisht për kalimin e tyre.
Gazeta Standard
One Response to Bashkia e Tiranës bllokon sheshin “Skënderbej”