- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 1862Qeveria e Shqipërisë vendosi futjen në skemën e TVSH të 18 profesioneve ku përfshihen avokatët, inxhinierët, arkitektët dhe mjekët. Përfshirja e tyre bëhet duke hequr pragun e mëparshëm dhe duke urdhëruar nënshtrimin e tyre ndaj skemës së TVSH.
Në vendimin nr. 1058, datë 21.10.2009, të Këshillit të Ministrave, paragrafi i dytë dhe i tretë të zëvendësohen me paragrafin, si më poshtë vijon: “Ndërsa, për tatimpaguesit, që ofrojnë shërbime në veprimtari ekonomike, sipas profesioneve, të tilla si:
1. avokat,
2. noter,
3. mjek i specializuar,
4. dentist,
5. dentist i specializuar,
6. farmacist,
7. infermier,
8. mami(ndihmës gjinekolog),
9. veteriner,
10. arkitekt,
11. inxhinier,
12. mjek-laborant,
13. projektues,
14. ekonomist,
15. agronom,
16. ekspert kontabël, i regjistruar,
17. kontabilist i miratuar
18. vlerësues i pasurisë, si dhe në veprimtarinë ekonomike në fushën e hotelerisë, pavarësisht nga qarkullimi vjetor, kufiri minimal i regjistrimit për TVSH hiqet dhe të gjithë janë subjekte të TVSH”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 shkurt 2011.
Agjensia”Sot”