Arrestohet mjeku turk Yusuf Sonmez i dyshuar për kryerje të qindra operacioneve në Kosovë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3076
Ankara, 11 janar – Një agjenci turke e lajmeve raporton se policia ka ndaluar një mjek lokal i dyshuar për kryerje të qindra operacioneve në Kosovë si pjesë e një rrjeti të dyshuar ndërkombëtar të përfshirë në trafikim të organeve të njerëzve, raporton AP.

Sipas AP, e cila citon agjencinë e lajmeve “Anatolia”, policia po merr në pyetje Yusuf Sonmez pas arrestimit të tij të martën në Stamboll.
Prokurori i Bashkimit Evropian, Jonathan Ratel, siç raporton “Zëri”,  gjatë një seance dëgjimore javën e kaluar në Kosovë, tha se disa të gjorë janë dërguar në Kosovë nga jashtë duke u premtuar atyre pagesa të rrejshme për veshkat e tyre, të cilat më pastaj janë shitur ilegalisht tek blerësit e organeve.

Ratel e ka përshkruar Sonmezin si “pjesëmarrësin kyç kirurgjik” në operacionet e kryera në një klinikë private në periferi të Prishtinës.
Koha Ditore

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 13/01/2011. Filed under Bota Aktuale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.