- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 4022SHBA dhe Gjermania, akuza për sistemin satelitor spiun.
Nga dokumentet e diplomacisë amerikane që u zbuluan për publikun, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania akuzohen se kanë qenë duke ndërtuar bashkarisht një sistem satelitor spiun, megjithë kundërshtimin e fuqishëm të vendeve si Franca.
Sot gazeta e përditshme norvegjeze “Aftenposten” ka publikuar informacionin, pasi ka hyrë në faqen kompjuterike të Wikileaks që ka publikuar rreth 250 mijë dokumente diplomatike.
Sipas Aftenposten, në telegramet e dërguara nga Ambasada amerikane në Berlin thuhet se satelitët do të futen në operim brenda vitit 2013. Për shkak të natyrës së debatueshme të programit, zyrtarët amerikanë dhe gjermanë synonin t’i paraqisnin ato në publik si një projekt civil me synime ambjentaliste.
Në realitet, thuhet se në telegramët flitej se projekti ishte nën kontrollin e plotë të shërbimit gjerman të zbulimit dhe të qendrës gjermane të hapësirës. Telegramët e dërguar në periudhën shkurt 2009 deri në shkurt të 2010-ës po ashtu japin hollësi se si një numër vendesh janë përpjekur ta ndalojnë projektin, në veçanti Franca.
Gazeta Dielli
One Response to SHBA dhe Gjermania, zbulohen nga Wikileaks për ndërtimin e sistemit satelitor spiun