- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 4184Leopold Berchtold (emri i plotë: Leopold Anton Johann Sigismund Josef Korsinus Ferdinand Berchtold dhe nga hungarishtja, Frättling dhe Püllütz; Kont Lipót Berchtold, i lindur më 18.IV.1863 në Vjenë dhe vdiq më † 21.IX.1942 në Peresznye të Ödenburg(Sopron [ʃopron], në gjermanisht Sopron, në kroatishtë Sopron, latinisht Scarabantia është një qytet në Hungari perëndimore, në jugperëndim të Liqenit Neusiedl. – sh.im B.M.P.), ishte një politikan austro-hungarezë dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në krizën e korrikut(Kriza e korrikut i referohet ngjarjeve në Evropë, me vrasjen e austriakut, kryeprincit Franc Ferdinandi – Ferdinand i Austrisë –lindi më, 18.XII.1863 në Grac dhe vdiq më † 28.VI.1914 në Sarajevë, ishte një austriak dhe trashëgimtar i fronit që nga viti 1896 nga Austro-Hungaria. U vra në Sarajevë, Ferdinandi dhe gruaja e tij , konsiderohet si shkaqet e Luftës së Parë Botërore, nga serbët e Bosnjes më 28.VI. 1914 dhe pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore.sh.im B.M.P.) siç rezultoi me shpërthimin e Parë të Luftës së Parë Botërore.
Jeta
Familja e kontit Bertold ishte me origjinë nga Tiroli, dhe kishte pasuri të gjerë në Moravia. Leopold ishte i biri i kontit Sigmund Bertoldit i lindun më 1834 dhe vdekun më 1900 dhe gruaja e tij, kontesha Trauttmansdorff. Ai u rrit në kështjellën Buhlau(Kështjella Buchlov asht sipas shijeve të pronarit të pyllit të tij Dietrich von Johann dhe u ndërtue në vitin 1702. Buchlovice (gjermanisht Buchlovice) është një fshat në rrëzë të maleve Marsi në Republikën Çeke. Ajo është e vendosur tetë kilometra në veri-perëndim të qarkut Uherské Hradiště.sh.im B.M.P.) në Moravia(Mähren). Atje ai mësoi gjuhën çeke, sllovake dhe hungareze. [1] Pas dhënies së provimit të shtetit, ai hyri në vitin 1887 në zyrën e guvernatorit në Bërno(Brünn) në sektorin e shërbimin civil. Bertoldi në vitin 1894 dha provimin për diplomatë dhe u caktua si sekretar i përfaqësisë diplomatike në Ambasadën e Parisit. Ai u martua me Konteshën Ferdinandine Károlyi(Károlyi Nagykároly ishte një nga familjet më të vjetër aristokratike hungareze. Sh.im B.M.P.), trashëgimtare e pasurive të mëdha në Sllovakinë e sotme. Ai u bë sekretar i parë në ambasadën në Londër në vitin 1897 dhe në vitin 1903 u emrue këshilltar në Shën Petersburg(Shën Petersburg, rusishtë: Санкт-Петербург, Sankt-Petersburg. Në Rusi shpesh e quajnë shkurtimishtë si Питер Piter, prej vitit 1924-1991 u quejtë Leningrad – Ленинград, ka banorë më shumë se katër milion e gjysmë njerëz dhe qyteti i dytë më i madh në Rusi pas Moskës, dhe një nga qytetet më të mëdha në Evropë. – sh.im B.M.P.) dhe përjetoi atje humbjen ruse në luftë kundër Japonisë. [2] (lufta ruso-japoneze midis Perandorisë Ruse dhe Perandorisë japoneze filloi në shkurt të vitit 1904 me Sulmin japonezë në Portin Arthur dhe përfundoi pas një seri humbjesh beteja në vjeshtën e vitit 1905 të palës ruse. – sh.im B.M.P.)
Bertoldi ishte nga dhjetori i vitit 1906 deri 1911 ambasador në Shën Petersburg. Në vitin 1908, ai bani një takim në mes të Ministrit të Jashtëm austriak, Alois Leksa von Aehrental(Alois Lexa Freiherr von Aehrenthal, Baron, lindi më 27.IX.1854 në Shlos Hruba Skala – Schloss Hrubá Skála dhe vdiq më † 17.II.1912 në Vien, ishte një politikan austro-hungarez prej vitit 1906 deri në vitin 1912 si ministër i jashtëm. Sh.im B.M.P.) me ministrin e Jashtëm rus Isvolski(Alexander Petrovich Iswolski, në rusisht:.. Александр Петрович Извольский; lindi më 23.VI.1856 në Moskë dhe vdiq më 16.VIII.1919 në Paris, ishte një diplomat rus dhe ministri i jashtëm.sh.im B.M.P.) në kështjellën e tij të Buhlau-t. [3] Më 16 shtator të vitit 1908 ranë dakord këtu, të dy dy mbretëritë përpara Krizës së Aneksimit( Kriza e aneksimit të Bosnjes, po ashtu i ashtë referuar krizës që pasoi aneksimin e së drejtës ndërkombëtare atëherë në zonat e Perandorisë Otomane në lidhje me Bosnjë Hercegovinën nga Austro-Hungaria në vitin 1908.- sh.im B.M.P.) të Bosnjes si pjesë e marrëveshjes të Buhlau-t sipas të cilit Monarkia e Danubit me Bosnje-Hercegovinën dhe Rusinë morën të drejtën e kalimit të lirë nëpër Dardanele(Dardanele (Turkish Canakkale Bogazi) është një ngushticë në Turqi. Në kohët e lashta kjo ishte quajtur Hellespont ngushtë, me emrin pas Helle, një nga figurat e mitologjisë greke.sh.im B.M.P.)… LEXONI MË SHUMË
Përktheu: Bep Pjetri
Copyright Proletari.Com
One Response to Leopold Berchtold – Miku i madhë austriak i Shqipnisë