- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 3111Serbia “akuzon” Sali Berishën si një ndër organizatorët e shitjes së armëve gjatë vitit 1998 për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Prokuroria serbe e krimeve të luftës, kreu i së cilës është Vladimir Vukçeviç, ka publikuar dokumentet, sipas të cilave emri i Berishës përmendet nga katër dëshmitarë që rrëfejnë se në shtëpinë e tij në Tropojë janë kryer shitjet e paligjshme. Të dhënat e prokurorisë serbe si dhe dëshmitë e 4 ish-ushtarëve të UÇK-së, të arrestuar nga forcat e policisë serbe në vitin 1999, janë botuar dje nga gazeta “Politika” e Beogradit. Gazeta sjell në vijim shkrimin e plotë të gazetës serbe.
…
Sali Berisha, kryeministri aktual i Shqipërisë, ishte një nga trafikantët e armëve gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë. Emri i Berishës si një tregtar armësh është përmendur nga katër shqiptarë nga Kosova, dëshmitë e të cilëve janë pjesë përbërëse e dokumentacionit të prokurorisë për krime lufte në hetimin e trafikimit të organeve njerëzore. Gjithçka është zbuluar në dokumentet e prokurorisë për krime lufte në Beograd, në dosjen “33-08”, sipas së cilës, qendra për blerjen e armëve ishte pikërisht shtëpia e Sali Berishës në Prifcë, një fshat në Tropojë, në Shqipërinë veriore, në afërsi të vijës kufitare me Kosovën. Në atë kohë, Berisha ishte një politikan i opozitës, ish-president i Shqipërisë, kazermat ushtarake të së cilës ishin plaçkitur gjatë krizës së vitit 1997, duke bërë të mundur zhdukjen e qindra e mijëra armëve të vogla dhe municioneve. Siç dihet, shumica e armëve përfundoi më parë në duart e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Dëshminë e parë kundër Berishës e dha një shqiptar nga Gjakova, i cili kishte qenë një anëtar i grupit të UÇK-së, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës. Ky dëshmitar tha se në urdhrat e Haradinajt në mars 1998, kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri për të sjellë armë.
Rrëfimet e dëshmitarëve
“Kaluam kufirin në zonën e gurit C-7, një fshat afër Prifcës së Tropojës, shkuam në shtëpinë e Sali Berishës dhe qëndruam aty deri në orën 3:00 të mëngjesit. Qëndruam atje tetë ditë. Isha unë dhe një anëtar i stafit me pseudonimin “Tigër”. Secili prej nesh mori tridhjetë dy pushkë gjysmë-automatike dhe një automatik dhe 300 fishekë”, tregon dëshmitari. Ai shton se pas 15 ditësh u nis një grup prej 35 personash për në Shqipëri për prokurimin e armëve të reja. Në të njëjtën shtëpi si herën e parë, ata qëndruan për shtatë ditë, sepse nuk kishte armë dhe ato duhej të mbërrinin nga pjesa jugore e Shqipërisë. Këtë herë ata morën edhe dy pushkë gjysmë-automatike, një automatik me 300 plumba dhe dy granata dore. “Ashtu si herën e parë, armët i morëm me çmim të ulët, ndërsa paratë ishin siguruar nga selia qendrore në Zvicër në lidhje me fondin e “Mëmëdheut” , – tha dëshmitari.
Një dëshmitar tjetër nga Deçani, gjithashtu një ish-anëtar i UÇK-së, thotë se pas trajnimit nën mbikëqyrjen e Ramush Haradinajt u organizua nisja e një grupi prej 10 anëtarësh për “prokurimin” e armëve në Shqipëri.
“Ne shkuam fillimisht në fshatin Voksh të komunës së Deçanit, ku ishte një pikë e mbledhjes së anëtarëve të UÇK-së, të cilët më pas shkonin në Tropojë për armë. Ishim rreth 650 anëtarë të UÇK-së nga disa fshatra në Deçan dhe Pejë. I gjithë grupi ishte i udhëhequr nga Rasim Vokshi. Kemi qëndruar në shtëpinë e Sali Berishës, në Prifcë, ku u takuam me vëllain e tij, Dem Berishën si dhe djalin e Demës, Gëzim. Aty gjetëm tre persona të tjerë, të cilët kishin sjellë 130.000 marka gjermane për të blerë armë. “Paratë ishin mbledhur nga punëtorët e punësuar përkohësisht në Zvicër”, – tha dëshmitari, duke shtuar se në këtë rast nga Shqipëria u sollën katër armë, dy bazuka, 20 slot, 20 pushkë snajper, 20 pushkë gjysmë-automatike dhe 500 copë granata dore të tipit kinez.
Një tjetër dëshmitar është ai që erdhi nga Gjermania në vitin 1998 për t’u bashkuar me UÇK-në. Ai deklaroi se në shkurt 1998 kishin mbledhur 5800 marka gjermane për të blerë 10 pushkë automatike, 10 gjysmë-automatike, dy kuti me mina, arkë e granata dore, dy pushkë automatike me daulle dhe gjashtë kuti municioni.
“Së pari u ndalëm në shtabin e UÇK-së, i cili në atë kohë ishte vendosur në fshatin Prifcë, në shtëpinë e Sali Berishës, me synimin për të blerë armë. Na informuan se nuk kishin më armë për shitje dhe ne, të paktën 200 anëtarë të UÇK-së, pritëm gjatë për të marrë armët”, – tha shqiptari.
Dëshmitari i fundit që përmendet në dokument ështe ai nga fshati fshati Gllogjan, komuna e Deçanit. Ai mori pjesë në një mbledhje, ku Ramush Haradinaj tha se banorët e këtij fshati kishin organizuar udhëtime në Shqipëri për të mbledhur armët dhe se ushtria do të niste sulmet e organizuara ndaj policisë serbe.
“7-8 ditë pas takimit, një grup prej 150 anëtarësh të UÇK-së u nis drejt Shqipërisë. Kreu i grupit ishte Daut Haradinaj. Në shtëpinë e Sali Berishës blemë 300 pushkë automatike dhe gjysmë-automatike, sasi të mëdha të municioneve dhe bomba dore. Pas kësaj pati shumë vizita të tjera në Shqipëri, në mënyrë që të merreshin armë të ndryshme të rënda si mortaja, raketa-hedhës, mitraloza të rëndë, municion etj…”, – thotë dëshmitari.
Shkatërrimi i dokumenteve
Ndërkohë, në hetimin serb të trafikimit të organeve përmendet edhe fakti se Ramush Haradinaj, por edhe Hashim Thaçi, Hafer Haliti si dhe gjeneralët Sulejman Selimi dhe Sami Lushtaku kanë qëndruar disa herë në Shqipëri dhe kanë kërkuar shkatërrimin e dokumenteve për trafikun e organeve menjëherë pas akuzave lidhur me to. Gjatë hetimit për rastin e trafikimit të organeve, ndjekja penale e krimeve të luftës kishte mbledhur të dhëna mbi llogaritë bankare, që janë përdorur për të financuar dhe pajisjen e UÇK-së dhe ka indikacione se disa nga këto llogari përdoren për transaksione financiare në lidhje me organet e njeriut. Në pjesën e Prokurorisë për transaksionet, sipas llogarisë të një banke gjermane me emrin e Sali Berishës dhe Andreas Schulz njëkohësisht. Llogaria e tij e përdorur për të mbledhur fonde për Kosovën dhe të transaksioneve të ndryshme, sipas asaj që pretendon Prokuroria serbe për Krimet e Luftës, është:
Zu Ndërkombëtare Wieder auf das Konto Spanden Nr. 2643 bei der Sparkasse Lunen, Bankleitzahl 441 523 70, Stichwort mit dem “Kosova” auf GEZ. Sali Berisha, GEZ. Schulze Andreas.
Gazeta Shqiptare
One Response to Serbia: Sali Berisha furnizoi me armë UÇK