- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 4747PAK PER KROACINE
Republika e Kroacisë (kroatisht: Hrvatska), është një vend në jug të pjesës qendrore të Evropës, buzë Detit Adriatik. Eshte shtet ballkanik që në përbërjen e ish Jugosllavisë quhej Republika Socialiste e Kroacisë e ka kryeqytet Zagrebin. Që nga shpallja e pavarësisë nga RSFJ-a, ky shtet i ndodhur në tokat ilire, ka tentuar te shkeputet nga ish federata e Jugosllavise dhe tani është kandidate ne anëtarësimin në Bashkësin Evropiane (BE).
Kroacia kufizohet në veri nga Hungaria dhe me kufirin e saj me Serbin dhe Malin e Zi në veri-lindje dhe në jug-lindje këto dy shtete e rrethojnë Bosnjën dhe Hercegovinën, pjesa më e madh e kufirit në jug përshkohet nga bregdeti dalmatë në Adriatik dhe në veri-perëndim të Kroacisë ndodhet Sllovenia. Në Republikën e Kroacisë janë të njohur në veri rajoni kroatë dhe në jugë rajoni dalmatin në të cilën ndodhet edhe qyteti arbëreshë Zara dhe disa venbanime tjera të banuara nga arbëreshët apo nën ndikimin e kulturs së tyre.
Njësitë administrative në Kroaci
Kroacia ndahet në 20 njësi administrative të quajtura zhupanje (org.županije) dhe një qytet* me një statut të tillë.
Gjeografia e Kroacisë
Sipërfaqja e përgjithshme e Kroacisë është 56,542 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 45 10 V, 15 30 L dhe 56,414 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 128 km 2 ujë.
Vija bregdetare e Kroacisë është 5,835 km e gjatë nga e cila 1,777 km janë bregdet i brendisë së vendit dhe 4,058 km bregdet i ishujve në Adriatik. Vija e kufirit tokësorë është 2,197 km e gjatë.
Klima e Kroacisë është klimë e Mesdheut dhe kontinentale. Klima kontinentale dominon me dimër të ftoftë dhe verë të nxehtë në veri ndërsa në bregdet mbanë verë e thatë.
Pjesa më e madhe e relievit përgjatë kufirit me Hungarinë është e rrafshët, përgjatë bregdetit në Dalmaci është teren i vrazhdë me bjeshkë dhe male. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të detit Adriatik ( 0m ) dhe ajo më e larta në lartësi mbi nivelin e detit prej 1,830 metrave në Dinara, afër kufirit me Bosnjën.
Ekonomia e Kroacisë
Zhvillimin ekonomik të Kroacisë një kohë të gjatë e ka përcaktuar bujqësia. Mungesa e lëndëve djegëse dhe e lëndëve të para për industrin në një anë dhe procesi i vonuar industrial, nga ana tjetër, e kanë përcaktuar profilin agrar. Fazën e parë të industrializimit e shënoi në periudhën pas Luftës së Parë Botërore, por kthesën më të madhe në afirmimin e saj e shënoi pas luftës së dytë botërore. Megjithëse një kohë të gjatë numri i të inkuadruarve në bujqësi ka qenë i madh, prapëseprapë industria me të ardhura më të mëdha kombëtare është dega më e rëndësishme e ekonomisë. Vetëm ajo realizon një të katërtën e te ardhurave kombtare, ndersa bujqësia realizon 50 % më pak se sektori industrial ne veprimtaritë terciare dhe kuaternare rreth 63% e të të ardhurave të përgjithshme ekonomike. Prandaj, themi se Kroacia është shtet industialo-agrar.
Bujqësia
Kroacia ka bujqësi të zhvilluar, sidomos në Sllavoni, ku gjendet territori më i madh i tokave të punueshme. Në këtë regjion kultivohen drithërat, bimët industriale ( panxhari dhe lulja e diellit), në Dalmaci rriten pemët mesdhetare, hardhia dhe perimet. Blegtoria është ezhvilluar mirë , në veri mbahen gjedhet dhe derrat, në male delet. Pyjet mbulojnë 37 % të sipërfaqeve dhe kanë rëndësi për zhvillimin e industrisë së drurit. dhe letrës.
Demografia e Kroacisë
Kroacia shtrihet në sipërfaqe 56.538 km2, ka rreth 4,5 milion banorë. Me 80 banorë për km2 është ndër shtetet me dendësi më të vogël në republikat e ish Jugosllavisë. Kroatët perbëjnë elementin ma kryesor me 78%, serbët me 12%, myslimanët me 1,3 %, hungarezët me 0,5%, sllovenët me 0,5 dhe të tjerët me 8,1 5. Në vitin 1953 Kroacia kishte 3,9 milion banorë. Ka nje rritje mesatare çdo vjet ne 13 000 banorë. Në vitin 1997 shkalla e lindshmërisë ishte 11,5‰ dhe ajo e vdekshmërisë 11,5‰. Sipas kësaj në atë vit nuk ka pasur shtim natyror të popullsisë. Në strukturën e saj pjesëmarrja e popullsisë urbane ishte 64%.Në Kroaci përvec pakicave tjera si serb, humgarez dhe boshnjak, jetojnë edhe 15.082 shqiptarë ose 0,34% e popullsisë së përgjthshme të Kroacisë.
Kultura shqiptare ne Kroaci
Për kultivimin e kulturës së Kroacisë japin ndihmesë edhe disa lloje aktivitete në organizimin e manifestimeve shqiptare. Kështu janë të njohur “Union i Bashkësish Shqiptare” me qendër në Zagreb që ka nxjerr edhe gazetën “Informatori”; Shoqëria e Femrave Shqiptare “Drita” që ka organizuar tribunalin “Femra Shqiptare” si dhe “Ditët e kulturës shqiptare”; Bashkësia Shqiptarëve të Zagrebit dhe Zhupanës së Zagrebit; Bashkësia Shqiptare e Zhupanës Primorsko-Goranskës në Rijek që ka organizuar disa manifestime si ai “ditëve të kulturës shqiptare” më 24 – 28 nëntor 2006; Bashkësia Shqiptare e Zhupanës së Osjek- Baranje e njohur për manifestimin kushtuar Nënë Terezës më 26 gusht 2006; Bashkësia Shqiptare e Zhupanës Split-Dalmaci e themeluar më 09 shtator 2004; Shoqëria Kulturore Artistike “Shota” me qendër në Rijek; “Shkëndija” me qendër në Zagreb që përkujdeset për shfaqjet folkloristike e të dramës dhe literaturës shqiptare; Bashkësia Shqiptare e Zhupanës së Istrës me qendër në Pulë; Klubi i Femrave Shqiptare “Mbretëresha Teuta” që publikon revistën “Iliria” 4-5 herë në dy muaj. etj.
Permbledhur Proletari.Com nga Wikipedia Shqip
2 Responses to Kroacia dhe Shqiptaret