- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 2814Greqia në krizë financiare. Papandreu: Kombi në rrezik.Greqi ndodhet ne krize financiare qe kercenon kombin, ka deklaruar kryeministri Grek Jorgos Papandreu i cili eshte shprehur se e sheh të kërcënuar nga kriza e borxheve sovranitetin kombëtar te vendit. Megjithatë ai ka siguruar popullin grek se qeveria eshte duke bere dhe do te beje ç’te jete e mundur per te ndermare masa urgjente dhe per te rivendosur besimin.
“Ky është rasti i parë qe prej vitit 1974, viti i rivendosjes së demokracisë. Vendi ose duhet të eliminojë borxhet, ose borxhet do të eliminojnë vendin”, paralajmëroi keshtu kryeministri grek duke përmendur nje fraze te përdorur me pare nga i ati i tij Andreas i cili ka qene kryeminister gjate nje dekate me pare.
“Ne jemi te vendosur te bejme cdo gje qe eshte e nevojshme per te kontrolluar deficitin e madh, per te rikthyer stabilitetin ne financat publike dhe per te nxitur zhvillimin” -deklaroi ai duke shtuar se kjo eshte e vetmja menyre qe Greqia te mos i humb te drejtat e saj sovrane.
Po ashtu Komisioni Europian dhe disa vende të Bashkimit Eurpian kane folur për një situatë të rëndë në një vend që i përket zonës së euros dhe që për këtë arsye duhet të plotësojë kritere të caktuara.
Adela Zeza/Alsat