- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 3860Azhornim: Kënga fituese e festivalit të 49-të në RTSH është “Kënga Ime” Aurela Gaçe me kompozim dhe orkestrim të Shpëtim Saraçit dhe tekst të Sokol Marsit. Në fund të shkrimit do gjeni dhe videon e kënges.
Festivali i 49-të i Këngës në RTSH
Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, hapi siparin Festivali i 49-të i Këngës në RTSH me 19 këngët e natës së parë. Festivali si zakonisht u transmetua direkt nga RTSH dhe këngëtarët kënduan live nën shoqërimin e Orkestrës Simfonike të RTSH-së dhe të një organizimi, regjie dhe skenari vërtet për tu vlerësuar dhe admiruar. Ashtu siç edhe pritej, përpara spektatorit u shfaq një skenë atraktive dhe bashkëkohore në çdo aspekt, në të cilen 16 këngëtarët big dhe tre te rinjtë interpretuan me nivel dhe talent këngët e tyre, nga të cilat juritë e veçanta përzgjodhen për në natën finale 8-të këngë dhe një këngë nga të rinjtë.
Prezantuesit
JOSIF GJIPALI(këngëtar operistik)
JONIDA MALIQI (këngëtare e muzikes së lehtë)
MIRELA NASKA (aktore)
Kjo përzgjedhje sigurisht që nuk është e rastësishme, po të kemi parasysh atë që përfaqësojnë në vetvete me punën dhe artin e tyre këta tre prezantues. Tre prezantues që përfaqësojnë mundin e suksesit në profesionin e tyre, pavarësisht zhanrit dhe moshës. Që përfaqësojnë këmbënguljen dhe talentin për të arritur objektivin e realizimit artistik dhe profesional.
Këtë vit evidentohej qartë që në natën e parë mënyra dinjitoze dhe e saktë e organizimit në tërësi e në veçanti, e sidomos regjia dhe skenari shpalosen për spektatorin një nivel vërtet për tu vlerësuar e admiruar. Ashtu siç edhe pritej, përpara spektatorit u shfaq më mirë e më bukur se çdo herë tjetër një skenë atraktive dhe bashkëkohore në të gjitha aspektet, në të cilën 16 këngëtarët big dhe tre të rinjtë interpretuan me nivel dhe talent këngët e tyre. Juritë e veçanta përzgjodhën për në natën finale 8-të këngë dhe një këngë nga të rinjtë.
Këngët që fituan të drejtën të konkurojne në natën finale përfitimin e kupës së Festivalit të 49 – të të Këngës në RTSH janë:
1. Ënderr Kosovë (Selami Kolonja)
2. Ende ka shpresë (A.Skënderaj & M.Cani)
3. Mari (Orges Toçe)
4. Jetova për të dy (Kamela Islamaj)
5. Mirësevini ne Shqipëri (Dorian Nini)
6. Mirëmbrëma engjëlli im (Dorina Garuci)
7. Me cilin rri ti dashuri (Hersiana Matmuja)
8. Vetëm s’jemi në botë (Marsida Saraci)
Kënga qe u përzgjodh nga këngët e tre të rinjve për në natën finale të Festivalit të 49 – të në RTSH :
Pasuri e pasurive (Maria Prifti)
Tashmë Festivali i 49 – të në RTSH mbylli me sukses fazën e tij të parë, që ishte pranimi i këngëve konkuruese dhe përzgjedhja e 32 më të mirave, si dhe 6 këngëve të përzgjedhura nga të rinjtë. Komisioni përzgjedhës i përbërë nga personalitete të njohura, ashtu sic edhe ishte percaktuar më parë, u deklarua dhe u mblodh vetëm ditën e përzgjedhjes së këngëve.
Në ditët në vazhdim dhe konkretisht duke filluar që prej datës 5 Dhjetor fillon faza e dytë, e cila do të përmbyllet në 19 Dhjetor. Gjatë kësaj faze do të zhvillohen provat në studio me këngëtarët, për të vazhduar më pas në fazën e tretë dhe të fundit, me provat në skenë dhe paraqitjen në netët tejet emocionante të këtij festivali, nga ku do të dalin edhe fituesit. Padyshim konkurenca ishte shumë e fortë dhe më të mirët munden të kalojnë në natën finale, pas përcaktimit dhe vendimit të jurisë së festivalit. Me emocion pritet edhe nata e dytë nga e cila do të dalin edhe 9-të finalistet e tjerë për në natën magjike të finales së madhe.
4 Responses to Festivali i 49-të i Këngës në RTSH dhe kënga fituese