- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 2276Pas një seance maratonë prej më shumë se 15 orësh, mazhoranca qeverisëse ka rrëzuar në të gdhirë të ditës së sotme edhe një herë përpjekjet e socialistëve për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit. Rreth mesnatës seanca parlamentare është ndërprerë për gati 1 orë, ku ekspertët e PD-PS në Komisionin e Ligjeve kanë zhvilluar një mbledhje urgjente për të korrektuar kërkesën e socialistëve sipas një propozimi që bëri Berisha, për përfshirjen e provave dhe fakteve në këtë ofertë. Por demokratët kanë shtuar edhe kushte të tjera gjatë diskutimeve. Më konkretisht Rusmali dhe Gumi kanë theksuar se listat e zgjedhjeve nuk mund të ishin objekti i komisionit hetimor me pretendimin se cënohej privatësia e zgjedhësve. Ky kusht i ri nuk është pranuar nga socialistët. Si mos të mjaftonte kjo, demokratët kanë shtuar edhe një tjetër kusht, çka e ka bërë më të pamundur marrëveshjen. Mazhoracna ka deklaruar se materialet zgjedhore mund të viheshin në dispozicion të komisionin vetën pasi ato të jenë arkivuar sipas Kodit Zgjedhor. E vetmja pikë që palët kanë rënë dakord kishte të bënte me përbërjen e komisionit.
Oferta e Berishës
Pas debateve të gjata, kryeministri Berisha, i bëri një ofertë opozitës për mënyrën e ngritjes së komisionit, ku kërkoi që në kërkesë opozita të shtonte një fjali që të përfshiheshin faktet dhe provat. Berisha propozoi gjithashtu që katër anëtarët e komisionit të ligjeve, dy nga opozita dhe dy nga mazhoranca të zhvillojnë një mbledhje urgjente, ku të riformulohej kërkesa e opozitës. Ndërkohë kreu i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi, ka kërkuar që të ngrihet komisionin hetimor pa fakte, sepse sipas tij, opozita kërkon të verifikojë ligjshmërinë e zgjedhjeve të 28 qershorit. Verifikimi i ligjshmërisë, sipas Ruçit ka në thelb rishikimin e listave zgjedhore, verifikimin e kartave të identitet, hyrjet dhe daljet e emigrantëve. Në këtë aspekt, Ruçi ka kërkuar që të bëhen hetimet e zgjedhjeve, pavarësisht të shupërfolurës “hetim i Shkodrës”. Ai ka thënë se opozita do të kërkojë të hapë shumë kuti në Shqipëri për të verifikuar fenomenin e Ruzhdies. “Dua hetimin votë për votë si shembulli i ‘Rushdies’. Kërkojmë të zbatosh opinionin e komisionit të BE-së për të zgjidhur krizën, kërkojmë rekomandimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të zgjidhur krizën, por këtu mungon vullneti politik”, deklaroi Gramoz Ruçi.
Berisha: Të shtohen faktet, të hiqen dyshimet
Kryeministri Berisha, pas fjalës së deputetit socialist, Fatmir Xhafaj, ftoi opozitën në arritjen e një konsensusi për ngritjen e Komisionit Hetimor Zgjedhor, por sipas tij, në bazë të ligjeve, Kushtetutës dhe vendimeve të gjykatave. “Nëse dhunohet Kushtetuta dhe ligjet e këtij vendi, Evropa do të jetë një horizont i paarritshëm, kjo ka qenë arsyeja kryesore pse unë dhe mazhoranca iu është përmbajtur ligjeve kushtetuese dhe vendimeve të gjykatave”, saktësoi kreu i Qeverisë. Ai kërkoi që në draftin e paraqitur nga socialistët të shtohet togfjalëshi “të hetohen dyshimet mbi bazën e fakteve, provave dhe grup-fakteve”.“Të arrijmë në një ujdi, të ngremë komisionin me të gjitha kërkesat tuaja që të kenë bazat në ligjin dhe kushtetutën e vendit. Nëse mendoni se mund të niset hetim bazuar në dyshime pa fakte, pa prova, pa grup-faktesh vetëm se sa riprodhoni kohën më të zezë të këtij vendi”, u shpreh kryeministri.
Ndërprerja e seancës
Për të gjetur një gjuhë të përbashkët mes opozitës dhe mazhorancës për të ngritur komisionin hetimor, kryetarja e Kuvendit si dhe kryeministri Berisha kanë që të rishitet kërkesa, duke ndërprerë seancën. Edhe relatori i opozitës për ngritjen e komisionit hetimor, Fatmir Xhafa kërkoi që të mblidhet ekspertët përkatës nga të dyja palët për të parë mundësinë nëse mund të arrihet një akord për sa i përket formulimit të hetimit. Në këtë mënyrë Topalli ka kërkuar të ndërpritet për disa minuta për t’u dhënë kohë përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës që të diskutojnë mbi arritjen e një konsensusi për ngritjen e komisionit hetimor zgjedhor. Damian Gjiknuri dhe Fatmir Xhafaj janë përfaqësues të opozitës, ndërsa Ilir Rusmali dhe Viktor Gumi përfaqësues ligjorë nga mazhoranca.
Agjensia e lajmeve “Sot”
One Response to Mocioni i PS-së, Rrëzohet marrëveshja në 2:30 pas mesnate për komisionin hetimor, ja pikat që nuk u ra dakord