Komisioneri i ri europian zgjerimit, çeku Stefan Fule, ish-agjenti i KGB i riaktivizuar, ka konflikt interesi ndaj Shqipërisë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2958
Ne shqiptarët dëgjuam për pesë vjet, që nga nëntori i vitit 2004, pra nga fundi i qeverisjes së PS dhe deri më sot, të na flasë për hyrjen në Bashkimin Europian një ish-futbollist finlandez, që mbante postin e komisionerit europian të zgjerimit, zotin Olli Rehn (ai ka qenë futbollist i klubit të qytetit të tij të lindjes “Mikkelin Pallolijat”). Me përfundimin e mandatit pesëvjeçar, Olli Rehn la postin e komisionerit të zgjerimit për të marrë atë të çështjeve ekonomike dhe monetare për pesë vjetët e ardhshmë. Vendin e komisionerit të zgjerimit e mori çeku Stefan Fule, i cili me paraardhësin e vet ka vetëm vitin e lindjes, 1962. Për pesë vitet e ardhshme do të dëgjojmë çekun Stefan Fule të na flasë për zgjerimin e Bashkimit Europian dhe për hyrjen e Shqipërisë atje, kur të ketë përmbushur standardet, të cilat tashmë është e qartë se janë bërë evazive sa i përket Shqipërisë.
Gjithsesi, të dëgjosh nga finlandezi Olli Rehn se Shqipëria nuk mund të përfitojë nga zgjerimi i Bashkimit Europian për shkak të mosplotësimit të standardeve, është në fund të fundit një gjë që mund të durohet. Por t’ i dëgjosh këto gjëra nga çeku Stefan Fule është krejt e padurueshme. Stefan Fule u bë anëtar i partisë komuniste në Çekosllovaki në vitin 1982, në moshën 20 vjeç kur ishte student në Universitetin Karlovi të Pragës. Që një student të bëhej komunist në Pragën e viteve tetëdhjetë, kjo do të thotë se ky student ka qenë një njeri shumë i mbrapshtë. Regjimi komunist në Çekosllovaki ishte ndjeshëm liberal dhe ndërsa e shpërblente devocionin e shprehur nga të rinjtë, nuk e kërkonte atë me detyrim. Kështu që ata të rinj që tregoheshin të zellshëm në përkushtimin e tyre ndaj komunizmit qenë palaço falstafianë. I tillë ka qenë shoku Stefan Ful. Të bëheshe anëtar i partisë komuniste, që kur ishte student, në Pragën e vitit 1982, ku toleroheshin edhe disidentët, kjo ishte baraz sikur të kishe qenë anëtar i Komitetit Qendror të partisë në Shqipëri.
Shoku Stefan Fule, me zellin e tij prej komunisti që në moshën studentore, tërhoqi dhe vëmendjen e sovjetikëve dhe të KGB, që atëherë sundonin Çekosllovakinë pas pushtimit të vitit 1968. Sovjetikët vuanin për kolaboracionistë në Çekosllovaki me të cilën kishin pasur gjithmonë marrëdhënie të vështira. Sovjetikët e çuan shokun Stefan Fule të vazhdonte studimet në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Moskë, shkolla më elitare diplomatike në gjithë kampin komunist. Të gjithë studentët që vinin në këtë shkollë nga vendet e huaja firmosnin për KGB-në duke u bërë agjentë të saj. Ky qe çmimi që duhej paguar për ndjekjen e kësaj shkolle. Shokun Stefan Fule e kanë quajtur agjent të KGB në Çekosllovaki, akuzë të cilën ai e ka mohuar. Sigurisht që provat për këtë gjenden në Moskë, por Putin dhe Medvedev nuk ka gjasa që t’ i bëjnë publike ato. Duke e çuar shokun Fule në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë, sovjetikët treguan se e kishin shenjuar atë për të qenë pjesë e udhëheqjes komuniste çekosllovake-kolaboracioniste të tyre. Në rast se nuk do të ishte shpërbërë blloku sovjeto-komunist në Lindje, shoku Fule sot me siguri që do të ishte anëtar i Byrosë Politike në Pragë dhe ministër i Punëve të Jashtme. Shoku Fule sigurisht që e kishte ëndërruar këtë gjë kur ndiqte studimet në Moskë. Por ai as në ëndërr nuk e kishte shkuar se një ditë do të bëhej anëtar i qeverisë europiane në Bruksel. Në rast se dikush do t’ ia kishte thënë këtë gjë kur ndiqte studimet në Moskë, shoku Fule me siguri që do ta kishte denoncuar tek KGB këtë njeri.

Shoku Stefan Fule, ish-agjenti i KGB në postin e komisionerit europian për zgjerimin është një aset i vlefshëm për Moskën. Në rast se shoku Fule i ka ndërprerë lidhjet me KGB dhe pasardhësen e saj FSB pas vitit 1989, me siguri që shërbimi sekret rus do të bëjë gjithcka që ta riaktivizojë agjentin e vjetër Stefan Fule. A e dinin në kancelaritë europiane se Stefan Fule me të shkuarën e vet moskovite ishte një njeri i shantazhueshëm. Sigurisht që e dinin por duket se pikërisht për këtë arsye e sollën në këtë post shokun Stefan Fule. Kancelaritë europiane që përzgjodhën shokun Fule për postin e komisionerit europian të zgjerimit, presin pikërisht që ai të rikrijojë lidhjet e veta me spiunazhin rus, në rast se ndonjëherë i ka ndërprerë ato.
është një metodë e njohur që përdoret shpesh nga shtetet e mëdha kur duan të qetësojnë një tjetër fuqi të madhe, për një çështje. Kështu, emërojnë në një post-kyç një agjent të fuqisë së huaj të cilën duan ta qetësojnë, në mënyrë që fuqia e huaj të ketë akses me anë të spiunazhit në çështjen që i intereson. Rusia është e shqetësuar nga projektet perëndimore për zgjerimin e Bashkimit Europian në Lindje, duke hyrë në të edhe Ukraina e Gjeorgjia, gjë që dëshirohet nga SHBA. Rusia ia ka bërë të qartë Brukselit dhe posaçërisht Francës dhe Gjermanisë, se qëllimi i SHBA kur kërkojnë hyrjen e Ukrainës dhe Gjeorgjisë në Bashkimin Europian është që të armiqësojnë Bashkimin Europian me Rusinë.

Franca dhe Gjermania, dy fuqitë e mëdha që kontrollojnë politikën e Bashkimit Europian, kërkojnë ta sigurojnë Rusinë se ato nuk do t’ i mbështesin planet amerikane për zgjerim të Bashkimit Europian në lindje. E ku ka mënyrë më të mirë për ta siguruar Rusinë për këtë gjë, se duke emëruar një ish-agjent të KGB (i cili do të riaktivizohet nga pasardhësja e KGB, FSB) në postin e komisionerit europian për zgjerimin. Kështu, gjithë dokumentacioni sekret i zyrës për zgjerimin e Bashkimit Europian do të shkojë në Moskë, në kanalet e spiunazhit, në një mënyrë që kënaq egon profesionale të carit të ri rus, Putin dhe të vicecarit Medvedev.
Shoku Stefan Fule, në postin e komisionerit të zgjerimit, do të kryejë dhe ndonjë mision tjetër për Moskën, që do t’ i kërkohet asaj si nder nga Beogradi. Kështu shoku Fule do të pengojë me sa të mundë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo gjë duhet pritur. Me shokun Fule, Shqipëria ka një armik për vdekje në Bruksel. Shoku Stefan Fule, për shkak të së shkuarës së vet moskovite, ka një konflikt të qartë interesi sa i përket Shqipërisë, por edhe Ukrainës dhe Gjeorgjisë, vende këto hyrjen e të cilave në Bashkimin Europian nuk e dëshiron Rusia.
Po ç’ janë këto teori konspiracioni, histori me agjentë, përralla nga koha e Luftës së Ftohtë do të na thonë disa. Pyetja që duhet t’ i përgjigjen këta njerëz është se përse atëherë fuqitë e mëdha shpenzojnë shumë para për shërbimet secrete, apo se udhëheqësit e këtyre vendeve janë maniakë të teorive të konspiracionit. Shërbimet secrete vazhdojnë të ekzistojnë dhe të jenë aktive si në kohën e Luftës së Ftohtë dhe nuk mund të jetë ndryshe, se spiunazhi dhe agjentura mbeten është një aspekt i përjetshëm i marrëdhënieve ndërkombëtare. Sa për OJF-të dhe analistët mediatikë që nuk pushojnë së shpërfilluri këtë pikëpamje, ata. Me apo pa vetëdije, thjesht punojnë e paguhen që të kamuflojnë këtë veprimtari.
Kastriot Myftaraj
Gazeta SOT
03 Dhjetor 2009

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 02/05/2010. Filed under Bota Aktuale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Komisioneri i ri europian zgjerimit, çeku Stefan Fule, ish-agjenti i KGB i riaktivizuar, ka konflikt interesi ndaj Shqipërisë

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.