Asanzh: Jam viktimë e një fushate shumë të suksesshme shpifjesh

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2209
Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange tha se është viktimë e një fushate shumë të suksesshme shpifjesh.

Ai i bëri komentet sot gjatë një interviste për një rrjet televiziv amerikan. Julian Assange u lirua dje me kusht nga gjykata në Londër duke lënë në gjykatë një depozitë prej 300 mijë dollarësh.

Ai është akuzuar për ngacmime seksuale në Suedi dhe mbahet nën arrest shtëpiak në Angli ndërsa po shqyrtohet kërkesa e Suedisë për ta ekstraduar.

Julian Assange tha se ai është më shumë i shqetësuar nga mundësia e ekstradimit në Shtetet e Bashkuara se sa në Suedi.

Avokatët e tij kanë ngritur shqetësimin se autoritetet amerikane mund ta akuzojnë për spiunazh për shkak të botimit të komunikimeve të fshehta diplomatike.
Zëri i Amerikës

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 18/12/2010. Filed under Bota Aktuale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Asanzh: Jam viktimë e një fushate shumë të suksesshme shpifjesh

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.