LDK-ja konteston rezultatin e zgjedhjeve

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2351
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa, në një konferencë me gazetarë që është organizuar të martën, paraqiti qëndrimin e LDK-së përkitazi me të gjitha parregullsitë e shfaqura në zgjedhjet nacionale të 12-të dhjetorit, duke paralajmëruar mundësinë e kontestimit të krejt procesit. “Unë dhe LDK-ja me kohë kemi sinjalizuar misionet vendëse dhe ndërkombëtare për nevojën e monitorimit më të fortë të zgjedhjeve, sepse e kemi konsideruar nevojën që këto zgjedhje të jenë të suksesshme dhe t’i kontribuojnë qeverisjes së mirë dhe zhvillimit të demokracisë te ne”, theksoi Mustafa. Ai theksoi se rezultatet e votimit, për fat të keq, nxjerrin në pah se jo vetëm disa komuna, por në tërë vendin është cenuar e drejta e votës, është cenuar demokracia në Kosovë, në masë shumë serioze dhe është vënë në pyetje legjitimiteti i këtyre zgjedhjeve.

“Procesi i votimeve në disa mjedise, ku kulmon Drenasi dhe Skënderaj, është përcjellë me parregullsi të mëdha, siç janë mbushjet e kutive me vota fiktive, ndërsa në disa mjedise të tjera janë përdorur edhe instrumente dhe metoda të tjera për të përfituar vota jashtë vullnetit. PDK-ja, bazuar në manipulimet e saj, shpalli fitoren në orën e vonë të datës 12 dhjetor, pa pritur rezultatet paraprake të KQZ-së. Me këtë akt, kryeministri i vetshkarkuar i Kosovës shkeli rëndë rregullat e zgjedhjeve, jo vetëm duke shpallur rezultatet mbi vota të vjedhura, por edhe duke rrezikuar gjendjen e sigurisë në vend me konflikte të panevojshme të simpatizantëve të partive politike”, pohoi kryetari Mustafa. Më tej, ai tha se LDK-ja nuk i pranon zgjedhjet në Drenas dhe në Skënderaj, mirëpo thellësia e manipulimit të votave në këto dy komuna, si dhe në komunat e tjera, siç është Malisheva, Shtimja, Mitrovica, Prizreni, flet se janë përdorur metoda dhe mënyra të llojllojshme për të abuzuar votat. “Sipas të gjitha hulumtimeve që kemi bërë, LDK-ja vlerëson se në këto zgjedhje është dëmtuar rreth 50.000 mijë vota.

Prandaj, LDK-ja nuk do të pajtohet që Kosova të qeveriset me vota të manipuluara, sepse ai që manipulon votat do të manipulojë edhe të drejtat e qytetarëve, do të manipulojë edhe pronat e Kosovës, do të manipulojë edhe ardhmërinë e këtij vendi. Zgjedhjet e tilla të manipuluara, domosdoshmërisht prodhojnë një qeveri të paqëndrueshme, një qeverisje që nuk ka legjitimitet të nevojshëm dhe një qeverisje e cila nuk ka besimin e qytetarëve sa i përket zbatimit të ligjit. Ne jemi dëshmitarë të vërejtjeve të shumta, të cilat janë dhënë nga institucionet ndërkombëtare, nga subjektet politike për keqpërdorimet në këto zgjedhje. Prandaj, ne konsiderojmë se rezultatet paraprake të prezantuara nga KQZ-ja, me të cilat ilustrohet një përparësi e madhe e PDK-së ndaj LDK-së, janë të habitshme dhe të papranueshme për LDK-në. KQZ-ja, me këtë, vihet në anën e PDK-së, duke i krijuar asaj një përparësi psikologjike te qytetarët, sipas së cilës edhe nëse merren disa vota, ajo prapë mbetet e para”, tha Mustafa, raporton “Kosova Sot”.

Kosova Sot

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 15/12/2010. Filed under Kosovë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.