35 socialistët me “njollë” në biografi

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 26872
Përpara zgjedhjeve të 26 majit 1996, në mars të këtij viti kandidatët për deputetë duhet të kontrollonin pastërtinë e figurës së tyre në një komision që u quajt Komisioni i Kontrollit të Figurave dhe që drejtohej nga Hajri Mezini. Ky ishte një komision që u ngrit me nismën e maxhorancës së atëhershme që është edhe maxhoranca e sotme, nëpërmjet një ligji të veçantë që u miratua që në vitin 1995. Përpara zgjedhjeve të 26 majit, ky komision la jashtë garës për zgjedhjet parlamentare të 26 majit një sërë kandidatësh për deputetë, për të cilët u verifikuan “njolla” në të kaluarën si “spiunë” apo “bashkëpunëtorë të komunizmit”. Kështu sipas fakteve të asaj kohe, pas gati një muaj pune, ky komision eliminoi nga lista e kandidatëve të PS-së për garën elektorale rreth 35 prej tyre. Servet Pëllumbi, Gramoz Ruçi, Kastriot Islami, Dritëro Agolli, Sabit Brokaj, Leontiev Çuçi, Shkëlqim Cani, Ndre Legisi, Fehmi Abdiu, Fatmir Kumbaro etj., janë disa nga figurat që u eliminuan nga komisioni i verifikimit të pastërtisë së figurës. Në atë periudhë, menjëherë pas vendimit të komisionit “Mezini”, kryesia e PS-së e cilësoi “vendim arbitrar”.

Prej 268 emrave që ka pasur lista e kandidatëve të PS-së për deputetë që i janë dërguar komisionit të verifikimit të figurave, 35 prej tyre nuk u lejuan nga komisioni të vijojnë garën elektorale. Ndër ta konsiderohen se 12 kanë qenë ish-funksionarë të lartë të shtetit deri në 31 mars 1991, ose anëtarë të forumeve drejtuese të Partisë së Punës të Shqipërisë. Prandaj edhe nga ky komision janë cilësuar si bashkëpunëtorë të komunizmit. Zëdhënësi i PS-së në atë periudhë, Kastriot Islami ka sqaruar se ai ishte eliminuar nga gara e zgjedhjeve parlamentare të 1996-ës, vetëm për faktin se guxoi të kandidonte përballë Berishës për postin e Presidentit të Republikës. Nga ana tjetër, eliminimi nga gara e Servet Pëllumbit, nënkryetarit të parë të PS-së ishte paralajmëruar që në fund të shkurtit 1996, kur zyra e informacionit e Berishës e quajti “spiun”. Një prej të eliminuarve, Ndre Legisi, i cili atëherë militonte në radhët e PS-së ka sqaruar se vendimi i komisionit ndaj tij ishte një vendim ndaj papërkulshmërisë së tij përballë presioneve të pushtetit të Berishës”. Në listën e konsideruar si “lista e zezë” në atë kohë, ka qenë edhe ish-nënkryetari i Kuvendit Shaqir Vukaj. Sabit Brokaj në atë kohë i është drejtuar Gjykatës për këtë vendim të komisionit. Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani renditet mes emrave të kandidatëve të PS-së që u eliminuan, për faktin se ai kishte qenë vetëm 41 ditë ministër i Ekonomisë para 31 marsit 1991.

“Lista e zezë” e PS-së

Servet Pëllumbi
Gramoz Ruçi
Dritëro Agolli
Kastriot Islami
Ylli Bufi
Ndre Legisi
Fehmi Abdiu
Shkëlqim Cani
Moikom Zeqo
Leontiev Çuçi
Sabit Brokaj
Mehmet Loci
Vladimir Metani
Fatos Muço
Zyhdi Pepa
Fatmir Kumbaro
Bashkim Koçi
Spartak Poçi
Kristaq Tumani
Xhevdet Alibali
Murat Kaçi
Gjeto Çutaj
Marko Dhamo
Rexhep Kërçiku
Fehmi Xhema
Shahin Çela
Mefail Belia
Zamira Caka
Leonidha Gjermeni
Spartak Braho
Mexhit Hajdari
Muhamet Bela
Lato Lato
Bardhyl Kondo
Baftjar Malo

Gazeta Shqiptare

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 28/05/2010. Filed under Agjent dhe Spiun,Biografi,Diktatura komuniste. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

3 Responses to 35 socialistët me “njollë” në biografi

  1. Pavarësia

    25/02/2013 at 19:27


    Ky ,,shkëlqimi, me këto mbroçkulla që paska këput qysh në tetor 2010, ose është një një sharlatan politik ose një agjent serb (me aftësi të kufizuara). Mund të jenë të ndërthurur të dyja këto veti. Them kështu se për rekrutuesit e U.D.B-s, personazhë të tillë ishin shumë të pëlqyer. Në se je vërtetë shqiptar (ca më shumë në se je kosovar), haram e paç qumështin e nanës! që përpiqesh të përhapish mjergull duke thënë të pa vërteta skandaloze. (Gjeneral Veli Llaka-n, i cili nuk rron më, e kam pasë shok e mik familje për 15 vjet me rradhë. Kemi biseduar për shumë probleme të natyrës që (keq)trajtohet dhe këtu por asgjë nuk përputhet me përrallat që na tregoka ky ,,shkëlqimi”).. Në se je thjeshtë një shqip folës (por jo i saktë), të falen këto se fundja, ti bën detyrën në shërbim të vendit tënd-Serbi.! Qofsh kushdo qofsh! Je vetëm një njeri sharlatan; një njeri i keq që nuk e do as Kosovën e as Shqipërinë. Përkundrazi, je një armik i tyre

  2. Edrin

    03/02/2013 at 21:10


    Te keshilloj te gjesh e te lexosh nje liber”Odisea e nje detektivi” i autorit AGIM HAMITI,liber ky i botuar ne Tirane vetem me 1000 kopje dhe thuajse krejt i zhdukur fizikisht nga shume qe nuk i shkonte per shtat.Kur ta kesh lexuar besoj do gjesh edhe pergjigjet se: “kush e komandonte Enver Hoxhen” dhe prapaskenat do te dalin vete para syve.e s’do kesh nevoje per gjenerale etj etj

  3. shkelqim

    10/10/2010 at 23:33


    Enver Hoxha sëbashku me dyshen mbretërore
    Ramiz Alia dhe N.Hoxha – agjentë të UDB-ës sipas Veli Llakaj

    Shekulli Online | 22/02/2010 | dhe 24.10.2010
    Vlerësimi i gjeneral Veli Llakaj për operacionin “Shpërthimi” në janarin e 1981

    Artikulli i mësipërme ësht një dëshmi e një gjenerali komunist-stalinist mbi Projektin – Top Secret për ”Rimarrjen e Kosovës me Luftë nga Qeveria komuniste shqiptare”.

    Nuk është një episodë që e nderon Enverin si shpirt kosovarit, por si armik i betuar i Kosovës, si agjentë i UDB-ës dhe si Tradhëtari më I Madh i kombit shqiptar që njehë Historia Shqiptare në shekuj.

    Për një lexues të vemëndshëm, që ka jetuar atë kohë dhe e mban mend ngjarjet e vitit 1981 dallon se lëvizin disa silueta të frikshëm që ende jetojnë edhe sot në 2010, gjeneral Veliu nuk i ka kallëzuar prapaskenat edhe pse i dinë shumë mirë, nuk ka rrëfyer disa hipoteza, që natyrshëm ngrihen prej episodeve prej lexuesit për shkaqe frike pasi siliuetat sillen rreth tij dhe cilido që guxon të hapi arkën e sekretit komunist si psh;

    – Përse në vitin 1981 dogji Enver Hoxha Projektin Top Secret ” Shpërthim”, kur figura Nr. 2 e shtetit komunist ishte Mehmet Shehu ishte kundra kësaj djegie duke e shprehë një tërbim të madh para gjen. Veliut?

    – Përse nuk u realizua deri në fund ky projektë, kur Enveri deklaroi se me Traktatin e Varshavës, pra me sovjetikët i rregulloj vetë punët, që t’mos na pengojnë?

    – Me kë u konsultua Enveri për djegien e kësaj projekti ”Shpërthimi”? Kush ishin ata, që e sugjeruen apo edhe e komanduan Enverin?

    – A ishte kjo diegia një sinjalë e një kambanë të kobëshme paralajmëruese për fatin e jetës së Mehmetit dhe familjes tij e ma tej…?

    – A përputhej tradhtia e Enverit me këtë Projekt ”Shpërthimi”?

    – A ishte ky projekt për të testuar shpirtin, kokën dhe aftësitë e Mehmetit nga Enveri me siluetat që e idhanë pushtetin dhe e mbanin gjallë?

    – A ishte në fund ky akt i një teatri komedie-tragjike e Enverit me siluetat vdekjeprurëse?

    Pyetjet kërkojnë përgjigje, edhe pse duhet të ketë më pyetje….
    Ky dëshmi i gjen. Veliajt më con mua si lexues në gjurmët e një strofkulle agjentësh të ish UDB-ës jugosllave në Ish Byronë Politike të KQ të PPSH dhe në Familjen e Enver Hoxhës përkatësishtë;

    Pse konkludoj kështu?
    Pyetjet në përgjithësi i kanë dhënë celësin e enigmës së këtij Projekti ”Shpërtimi” që ishte një Akt i parealizueshëm.

    Po të kujtojmë episodin tragjik të 18 dhjetorit të vitit 1981, ku ”u vetvra” M.Shehu në vilën e tij pas një nate me konflikte debatësh në ish Byronë Politike të KQ të PPSH si dhe mos realizimin në janar të vitit 1981, të Projektit ”Shpërthimi” padyshim se kanë lidhje organike të padiskutueshme.
    Mehmeti e kishte marrë seriozisht Sulmin mbi Kosovën, ndërsa Enveri e anullon dhe e djegë projektin e Luftës dhe mbas 11 muaj ”vetvritet” dhe pas një dite akuzohet Mehmeti nga Enveri si poliagjentë i UDB-ës, i KGB-ës, i CIA-s,……si tradhëtar, antishqiptar,……

    Kush ishin ata që e sugjeruan apo e komanduan Enverin që të orkestrohej në këtë mënyrë Fati i Projektit dhe i Mehmetit me familje,…..?

    Enigmën e saj e dha Personi që trashëgoi pushtetin e despotit kanibalë Ramiz Alia.
    Kurorën mbretërore të trashëgimisë ja dha qëkur ishte gjallë bashkëpuntorja e Miladin Popovicit e me ,,,…..shoqja Nexhmije Xhuglini – Hoxha. Cifti Xhuglini – Alia që në gallë të Enverit mbretëronin kopshtin e tyre me gjemba, me hekur e pabesi deri në 1992 si dhe akoma deri më sot tetor 2010 e drisa të ngordhin.

    Ishte një urdhër më i fortë nga Beogradi, që të mos sulmohej Kosova edhe pse KGB-ja sovjetike i jepte garanci dhe mbrojtje familjes së Enverit dhe ndoshta Shqipërisë.
    Hartuesi dhe ideuesi duhej ndëshkuar me vdekje dhe ky vendim i UDB-ës jugosllave u zbatua pikë për pikë.

    Përse duhej hartua projekti ”Shpërthimi”? Për kosovën apo për të ekzekutuar Mehmet Shehun?
    Pyetja e ka përgjegjen brenda, pra u hartua për t’ja faktuar Planin ushtarak Top Secret që ju dërgua UDB-ës se Mehmeti nuk duhet të jetë trashëgimtar i Enverit sepse në kokën e tij flejnë projekte sulmi mbi Kosovën.

    Kosovën duhej lënë të qetë nga agjentët Xhuglini dhe Alia pas vdekjes së Enverit dhe kjo u realizua me një suksesë të madh si për Jugosllavët ashtu dhe për dy familjet trashëgimtare të mbretësirisë Xhuglini- Alia.

    Historia vono, por nuk harron

    Gjenerali Veliaj demaskon rëndë dyshen Xhuglini-Alia që me aktin e tyre antikosovar nuk vranë andrrën e shqiptarve kosovar dhe mbarë shqiptarë, atë Të Clirimit të Kosovës, që u realizua nga Përpjekjet e gjata shekullore të popullit kosovar dhe Ndihmës bujare të Republikanve të SHBA – prej trashëgimtarit Vodrov Uillsonit – presidenti Xhorxh Bushi I Ri në vitin 1999.

    Tradhëtari Ramiz Alia në vitin 2008 në Kosovë – Turpi i botës

    Kosova u clirua dhe dyshja mbretërore Xhuglini-Alia u demaskuan si antikosovar, si antishqiptar.

    A mban përgjegjësi morale dhe atdhetare si shqiptar dhe ushtarak gjen. V.Llakaj?

    Bën mirë që ”rrëfehet” para publikut, por nuk ka mundë ti tregoji edhe prapaskenat se koka i pritej prej dyshes mbretërore N.Xhuglini – R.Alia.
    Por ky për mua dhe për cdo shqiptar ky episodë i tmerrshëm e venë me përgjegjësi ligjore për të vetmin fakt se si ky si ushtarak i lartë lejoi nën prezencën e tij të luhej me Kosovën sic u luajtë.
    Përse heshti gjen. Llakaj para kësaj maskarade antishqiptare të tradhëtarit E.Hoxha, që luhej mbi popullin dhe territoret e Kosovës?
    Gjen. Llakaj kishte frikë dhe me frikë nuk mbrohej e Drejta e Kosovës për Liri e Demokraci. Ky duhej t’i pushkatonte E.Hoxhën dhe siluetat, që orkestronin Një Tradhëti, një Thikë prapa Shpine ndaj një Populli Martir si Kosova. Veli Llakaj i pëlqente të zgërdhihej me një diktator, të duartrokiste për të mashtrue popullin se e ka seriozishtë sepse edhe vetë ishte si Enveri, ndryshe nuk kishte shansë të ulej pranë dhe t’i shërbente qëllimeve të tija dhe jo Shqipërisë.
    Përse nuk i shprazi gjeneral Llakaj plumbat në ballë tradhëtarve si ndaj Enverit dhe antarve të Byrosë Politike, që pranonin me heshtjen e tyre prej frikacakësh, por vjen tashi dhe tregon Lojrat Serbe mbi kurrizin e popullit kosovar??
    Si lejoi një vagabond të tillë dhe të tjerë të realizonin akte tradhëtie mbi truallin e Ilirve, e Kastriotëve, e rilindasve dhe martirve të demokracisë për Fe, për Fjalën e Lirë dhe për demokraci. Prandaj duhet t’i vijë turpë që ka lejuar rreth tij të tallen mbi fatet e një kombi të coptuar!!!!!!
    E lejoi gjen. Veliu sepse ishte komunist i verbët, ishte stalinist, enveristë fanatik. Për të më rëndësishme ishin fatet e tija personale, familjare se sa fatet e një kombi sic ishte Kosova.

    E shtunë, më dt.9 tetor 2010

Komento