Konkurs për mësuesin më të mirë të Shqipërisë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3258
Ministria e Arsimit nis konkurs për mësuesin më të mirë të Shqipërisë.
Kush mund të konkurrojë dhe cilat janë përfitimet për mësuesin model.
Për herë të parë, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka vendosur në konkurs të gjithë mësuesit e vendit, për të shpallur mësuesin më të mirë të shkollave, qofshin ato publike apo private në vendin tonë. Në këtë mënyrë, autoritetet drejtuese të MASH kanë shpallur konkursin për “Mësuesin model 2010-2011”, i cili pritet të përfundojë në muajin qershor me shpalljen e fituesit.

Kandidimi për mësuesin më të mirë nuk bëhet nga mësuesit, por nga përfituesit e shërbimit mësimor. Kështu, Ministria përcakton se kandidimet mund të bëhen qoftë nga nxënës dhe studentë, pra përfituesit direkt, por edhe nga grupime më të gjera që kanë interesa të drejtpërdrejta me arsimin lokal, siç mund të jenë prindërit e nxënësve apo edhe vetë komunitetet lokale.

“Propozimet për çmimet mund të vijnë nga nxënës, studentë, prindër, grupe e komunitete. Emri i propozuesit duhet të jetë i qartë dhe të ketë adresë të saktë për mundësi kontaktimi të mëtejshëm. Propozimi duhet të bëhet për mësues që japin mësim aktualisht, në shkollat tona”, – bën të ditur Ministria e Arsimit dhe e Shkencës përmes një shpalljeje të posaçme për këtë nismë.

Për të bërë kandidimin për këtë çmim, që do të jepet për herë të parë vitin e ardhshëm, duhet të dërgohet një e-mail, në adresën info@mash.gov.al, ose një letër në adresën e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, ku të bëhet propozimi. Në të dyja rastet duhet të specifikohet emri i plotë i mësuesit, shkolla dhe arsyeja përse propozuesi apo propozuesit mendojnë se ai është mësuesi model.

“Dërgoni emrin e plotë të mësuesit, shkollën, vendin dhe shpjegimin se pse ju mendoni që i propozuari duhet të jetë “Mësuesi Model 2010-2011”. Të gjitha propozimet do të shqyrtohen me vëmendje, dhe për kandidaturat më të spikatura do të ketë shqyrtim direkt në shkollë e komunitet”, – sugjeron Ministria, por pa përcaktuar se kush do të kryejë shqyrtimin e kandidaturave.

Përfitimi nga ky çmim pritet të jetë vetëm material. Burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës bënë të ditur dje, për gazetën “standard” se çmimi do të shoqërohet me një prim për mësuesin model. Gjithashtu, mësuesi model, sipas tyre, do të ketë përparësi në zhvillimin e karrierës së vet brenda sistemit arsimor, duke qenë se do të ketë prioritet në përzgjedhjet e ardhshme për poste drejtuese.

Nisma “Mësuesi Model 2010-2011” bëhet për herë të parë këtë vit, duke shpallur në këtë mënyrë, mësuesin më të mirë të vendit. Gjatë viteve të kaluara, nëpërmjet radhitjeve statistikore me anë të Maturës Shtetërore, është kryer vlerësimi për nxënësin edhe për shkollën më të mirë në vend, ku janë shpërndarë edhe çmimet përkatëse, që kanë pasur prim ekonomik.
Ardit Bido/Gazeta Standard

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 07/11/2010. Filed under Arsimi shqiptar. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Konkurs për mësuesin më të mirë të Shqipërisë

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.