- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 3742Pasaportat do të prodhohen në afatin kohor prej 2-3 ditësh. Kompania “Aleat” nga dita e hënë ofron për qytetarët shërbimin e ri të prodhimit të përshpejtuar të pasaportës biometrike
Ditën kur Brukseli vendos zyrtarisht për lëvizjen e lirë të shqiptarëve drejt zonës “Shengen”, Ministria e Punëve të Brendshme do të prodhojë në mënyrë të përshpejtuar dhe në kohë rekord pasaportat biometrike. Nisur nga kjo, Ministria e Brendshme nga dita e hënë do të nisë një shërbim të përshpejtuar për gjithë qytetarët shqiptarë rreth pasaportave biometrike. Pasaportat do të prodhohen në afatin kohor prej 2-3 ditësh pranë njësisë bashkiake numër 3. 4 dhe 10 në Tiranë dhe se do të tërhiqen dhe pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës.
Ministria e Brendshme informoi dje se, duke filluar nga dita e hënë, datë 8 nëntor 2010, kompania “Aleat” do të ofrojë për qytetarët shqiptarë shërbimin e ri të prodhimit të përshpejtuar të pasaportës biometrike. Të gjithë të interesuarit për një shërbim të tillë mund të blejnë kundrejt shumës 15 mijë lekë të reja kuponët për procesim të përshpejtuar të pasaportës biometrike në zyrën qendrore postare të Tiranës dhe në zyrën postare të Njësisë Bashkiake nr:3 në Tiranë.
Ministria e Brendshme bëri të ditur se aplikimi u mundësohet të gjithë shtetasve të Republikës së Shqipërisë, por do të kryhet vetëm pranë zyrave të “Aleat” në njësitë bashkiake 3, 4 dhe 10 të Tiranës. Nëse shtetasi aplikon deri në orën 11:00, pasaporta do të prodhohet në dy ditë pune. Nëse shtetasi aplikon pas orës 11:00, pasaporta do të prodhohet për tri ditë. Pasaportat e prodhuara në mënyrë të përshpejtuar do të mund të tërhiqen nga qytetarët çdo ditë në orën 16:00 në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.
Valentina Madani/Gazeta Standard